Como ka befasuar Napolin në çerekfinalen e Kupës së Italisë, duke e eliminuar pas gjuajtjeve të 11-metërshave në “Diego Armando Maradona”. Koha e rregullt u mbyll 1-1, ndërsa në “ruletën” e penalltive Como doli fitues 7-6 pas një serie të gjatë goditjesh.
Ndeshja u zhbllokua në pjesën e parë nga Como me penallti, ndërsa Napoli reagoi pas pushimit dhe barazoi rezultatin, duke e çuar sfidën drejt vendimit nga pika e bardhë.
Në penallti, momenti vendimtar erdhi kur portieri Jean Butez priti goditjen e Lobotka-s, duke i dhënë Comos biletën për në gjysmëfinale dhe duke e lënë Napolin jashtë turneut.
Tashmë, Como do të përballet me Interin në gjysmëfinale, ndërsa Napoli i thotë lamtumirë Kupës së Italisë.










