• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 4 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Si mashtrohen qytetarët me bukët integrale, ja çfarë zbuluan analizat

4 Shkurt, 2026
tek Aktualitet, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Në analizat e kryera për bukët integrale, rezulton se njëra prej mostrave nuk ka nivelin e duhur të fibrave.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Rezultati tregon nivelin prej vetëm 0,82 % ose më pak se 1 gram për 100 gram produkti. Pra, thënë më shkurt, rezultati është shumë afër zeros që tregon se buka është totalisht mashtrim. Edhe pse nuk ka një kuotë zyrtare të përcaktuar, ekspertët gjykojnë se niveli minimal i fibrave duhet të jetë 6 %, ose 6 gram për 100 gram produkt që konsiderohet edhe standardi i Bashkimit Evropian.

“Ne nuk jemi në gjendje, kemi dështuar për të verifikuar nëse kjo, përveç pjesëve të standardeve që nuk thuhet pra nëse kjo buka çfarë sasie të miellit integral duhet të ketë, pra sa është përqindja që kjo të quhet një bukë integrale apo buke e zezë ne nuk i kemi këto”, u shpreh Ana Vuksani, pedagoge UBT.

Lexo edhe:

Kupa e Mbretit: Athletic Bilbao dhe Real Sociedad përfshihen në gjysmëfinalet përkrah Barcelonës

Sa gjyqtarë jetojnë vetëm me pagën e tyre? Artan Hoxha tregon: Nëse shikojmë vendbanimet dhe pasuritë e tyre…

“Pamë që një bukë integrale kishte një nivel shumë të ulët të fibrave, ajo nuk është bukë integrale. Këtu je duke abuzuar me cilësinë. Nëse dieta dhe njerëzit kërkojnë bukë integrale ti duhet ti ofrosh një buke integrale”, u shpreh Ilir Pecnikaj, kimist.

“Nuk arrij ta kuptoj se si mund të abuzohet me cilësinë, sepse me cilësinë është vetë direkt prodhuesi që abuzon me cilësinë, pra e di në mënyrë të shkëlqyer që është duke abuzuar. Pse duhet të më bësh një produkt me cilësi shumë të ulët dhe të ma shesësh si një produkt me cilësi të lartë. Këtu është problemi, unë shkoj për të blerë një bukë integrale dhe ju më ofroni një bukë masive ose e prodhuar me një miell i cili lejohet të prodhohet vetëm në punishten e ëmbëlsirave dhe ma shet për bukë integrale”, u shpreh Ilir Pecnikaj, kimist.

Rasti konkret përbën tregues se në bukë është përdorur ngjyrues dhe ajo nuk është natyrale. Me pak fjalë, qytetarët mashtrohen dhe konsumojnë një bukë me ngjyrues si bukë integrale. Në këtë rast, konsumatori jo vetëm nuk blen një bukë që ka përfitime shëndetësore, por përkundrazi mund të ketë pasoja në shëndet.

“Nuk ka një përqindje të caktuar të ngjyruesve që duhet përdorur te buka dhe aditivët janë nga përgjegjësit kryesor për shkaktimin e kancerit në organizmin e njeriut. Ky është një falsifikim, është një mashtrim që i bëhet së pari konsumatorit duke i marrë nga xhepi paratë për një produkt që nuk është produkte që blen dhe kjo në fakt në bazë të ndryshimeve të kodit penal në 2019 përbën vepër penale”, u shpreh Ana Vuksani, pedagoge UBT.

Kur një bukë integrale përmban vetëm 0.82 gram fibra, ajo është qartësisht nën nivelin minimal prej 3 gram/100 g që aplikon si normë BE. Duket se kontrolli nuk ka funksionuar apo diçka ka çeduar duke shkaktuar pasoja te konsumatori. Sipas analizave të industrisë në BE, bukët integrale të tregut zakonisht përmbajnë mbi 6–7 gram fibra.

“Për hir të vërtetës ne jemi të gjithë këtu dhe nuk kemi dëgjuar një operator biznesi të penalizohet sepse ka mashtruar haptazi konsumatorin”, u shpreh Ana Vuksani, pedagoge UBT.

Së pari, fibrat nuk janë vetëm një numër në etiketë, por tregojnë strukturën ushqimore të bukës sa pjesë të kokrrës së drithit mbeten në produkt dhe sa mbështesin shëndetin e tretjes, kontrollin e sheqerit, ndjesinë e ngopjes dhe përfitime të tjera metabolike që shoqërojnë dietat e pasura me drithëra integrale.

“Aditivët që janë përgjegjësit kryesorë për shkaktimin e kancerit siç është ngjyruesi tek buka e zezë sot në Shqipëri ne nuk kemi kapacitete laboratorike për të evidentuar faktin nëse kjo bukë, integrale apo e zezë është si pasojë e grurit cilësor të përdorur apo si rezultat i përdorimit të ngjyruesve për përmirësuesve artificial”, u shpreh Ana Vuksani, pedagoge UBT.

“Patjetër që përdoren ngjyrues për ta bërë bukën të duket si ato bukët që hanim atëherë që ishin me krunde me hime, por ato në fakt janë ngjyrues nuk kanë asnjë vlerë të shtuar përsa u përket fibrave të cilat do të sillte një grurë i cili nuk është bluar aq mirë, aq imët nuk është situr aq mirë ai është… shumica e tyre janë bërë me shtesa vetëm sa i japin atë ngjyrën, fibrat tregojnë që nuk janë në lartësinë e duhur”,u shpreh Sokol Abazi, kimist./Inside Story

Nga Kategoria

Kupa e Mbretit: Athletic Bilbao dhe Real Sociedad përfshihen në gjysmëfinalet përkrah Barcelonës
Aktualitet

Kupa e Mbretit: Athletic Bilbao dhe Real Sociedad përfshihen në gjysmëfinalet përkrah Barcelonës

4 Shkurt, 2026
Sa gjyqtarë jetojnë vetëm me pagën e tyre? Artan Hoxha tregon: Nëse shikojmë vendbanimet dhe pasuritë e tyre...
Aktualitet

Sa gjyqtarë jetojnë vetëm me pagën e tyre? Artan Hoxha tregon: Nëse shikojmë vendbanimet dhe pasuritë e tyre…

4 Shkurt, 2026
Bota

Zelenskyy: Rusia na ka vrarë 55 mijë ushtarë që nga fillimi i luftës

4 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Kupa e Mbretit: Athletic Bilbao dhe Real Sociedad përfshihen në gjysmëfinalet përkrah Barcelonës

Kupa e Mbretit: Athletic Bilbao dhe Real Sociedad përfshihen në gjysmëfinalet përkrah Barcelonës

4 Shkurt, 2026

Endrick i papërmbajtshëm në Francë, realizon një supergol për t’i dhënë fitoren Lyonit

4 Shkurt, 2026

Guardiola përballet me Artetën në finalen e Kupës së Ligës

4 Shkurt, 2026
Sa gjyqtarë jetojnë vetëm me pagën e tyre? Artan Hoxha tregon: Nëse shikojmë vendbanimet dhe pasuritë e tyre...

Sa gjyqtarë jetojnë vetëm me pagën e tyre? Artan Hoxha tregon: Nëse shikojmë vendbanimet dhe pasuritë e tyre…

4 Shkurt, 2026

Zelenskyy: Rusia na ka vrarë 55 mijë ushtarë që nga fillimi i luftës

4 Shkurt, 2026
Kupa e Italisë: Interi mposht Torinon dhe avancon në gjysmëfinale

Interi është ekipi i parë që siguron një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë. Në U Power Stadium në Monza, ekipi i drejtuar nga Chivu arriti të eliminojë Torinon me rezultatin 2-1 në çerekfinale.

Kupa e Italisë: Interi mposht Torinon dhe kalon në gjysmëfinale

4 Shkurt, 2026
Presidenti i FIFA-s viziton Milano, darkë me Marottën dhe Gallianin, pastaj në San Siro

Presidenti i FIFA-s viziton Milano, darkë me Marottën dhe Gallianin, pastaj në San Siro

4 Shkurt, 2026

Si mashtrohen qytetarët me bukët integrale, ja çfarë zbuluan analizat

4 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.