• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 4 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Policia ekzekuton 20 nga 33 masat e lëshuara nga Prokuroria për mbetjet toksike të KURUM

4 Shkurt, 2026
tek Aktualitet, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Sipas policisë së Durrësit, operacioni policor i organizuar në Durrës, Tiranë dhe Elbasan ka bërë të mundur ekzekutimin e 20 nga 33 masa sigurie të caktuara me vendim gjykate. 

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Masat e sigurimit personal u caktuan me kërkesë të prokurorisë për transportimin e 2800 tonë mbetje të rrezikshme të kompanisë Kurum nga porti i Durrësit drejt Tajlandës.

Kontejnerët me mbetje ndërkohë vijojnë të qëndrojnë në zonën e Porto Romanos dhe ende nuk dihet se çdo të bëhet me to, si do të asgjësohen dhe ku, pas përcaktimit të tyre si mbetje të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe mjedisin.

Lexo edhe:

Belgjika ka një pistë biçikletash mes përmes ujit

Rriten bizneset e reja në Shqipëri, bien kreditë/ sipërmarrja drejt vetëfinancimit në 2025

Njoftimi i Policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Eko-Toxic”.

Operacioni, nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe me DVP Elbasan, në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit.

Ekzekutohen 20 masa sigurie, të caktuara nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për vepra penale në fushën e kontrabandës, menaxhimit të mbetjeve, falsifikimit të dokumenteve dhe pastrimit të produkteve të veprimtarisë kriminale.

Vijon puna për kapjen e 13 shtetasve të tjerë, të cilët nuk u gjetën në banesa gjatë operacionit.

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë dhe Elbasan, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, finalizoi operacionin e koduar “Eko-Toxic”.

Në kuadër të operacionit u ekzekutua vendimi i datës 03.02.2026, i Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për ndalimin e shtetasve:

-F. Ç., 47 vjeç, dhe G. S., 55 vjeç, banues në Durrës, të dy me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndotja e ajrit përmes çlirimit të tymrave, gazrave dhe lëndëve të tjera toksike radioaktive, e bërë tej kufirit të normave të lejuara”, kryer në bashkëpunim;

-M. H., 37 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”;

-J. K., 49 vjeç, I. L., 55 vjeç dhe H. L., 55 vjeç, të tre banues në Durrës, E. V., 59 vjeç, Sh. J., 55 vjeç, të dy banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”, kryer në bashkëpunim;

-R. B., 41 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara” dhe “Ndotja e ajrit përmes çlirimit të tymrave, gazrave dhe lëndëve të tjera toksike radioaktive, e bërë tej kufirit të normave të lejuara”, kryer në bashkëpunim;

-Sh. H., 39 vjeç, banues në Elbasan, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, më shumë se një herë, kryer në bashkëpunim;

-N. B., 58 vjeç, dhe A. P., 35 vjeç, banues në Elbasan, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndotja e ajrit përmes çlirimit të tymrave, gazrave dhe lëndëve të tjera toksike radioaktive, e bërë tej kufirit të normave të lejuara”, kryer në bashkëpunim;

-K. A., 35 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

-I. M., 47 vjeçe, banuese në Durrës; M. P., 37 vjeçe; A. D., 46 vjeçe; K. S., 34 vjeçe; B. T., 40 vjeçe dhe E. M., 48 vjeçe, banuese në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

-M. Z., 49 vjeçe, banuese në Elbasan, me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”.

Ndërkohë vijon puna për kapjen e shtetasve: 
-E. D., 46 vjeç; Y. K., 46 vjeç dhe H. S., 42 vjeç, banues në Turqi; M. I., 43 vjeç banues në Vlorë; A. Sh., 48 vjeç, banues në Tiranë; M. K., 68 vjeçe, banuese në Tiranë; P. Q., 55 vjeç, banues në Elbasan; Xh. G., 37 vjeç, banues në Durrës; D. S., 43 vjeç, banues në Tiranë; D. S., 57 vjeç, shtetas kroat; Gj. S., 43 vjeçe, banuese në Lushnjë; O. P., 40 vjeçe, banuese në Lushnje; dhe I. H., 61 vjeç, shtetas gjerman.

Shtetasit e mësipërm dyshohen për kryerjen e veprave penale në fushën e menaxhimit dhe kontrabandimit të mbetjeve.

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Nga Kategoria

Bota

Belgjika ka një pistë biçikletash mes përmes ujit

4 Shkurt, 2026
Sipërmarrjet rriten pa huazime, Tirana në krye të regjistrimeve të reja. Më shumë biznese, por huat bankare janë në rënie.
Ekonomi

Rriten bizneset e reja në Shqipëri, bien kreditë/ sipërmarrja drejt vetëfinancimit në 2025

4 Shkurt, 2026
Guardiola thekson rëndësinë e çështjeve jashtë futbollit: Si mund të mos e ndjesh ndikimin e luftërave?
Aktualitet

Guardiola thekson rëndësinë e çështjeve jashtë futbollit: Si mund të mos e ndjesh ndikimin e luftërave?

4 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Ekskluzive: Kryeministri i Letonisë dhe presidenti i Estonisë kërkojnë biseda të drejtpërdrejta me Rusinë

4 Shkurt, 2026

Chelsea nuk ishin “frikacakë” përballë Arsenalit – Ndarja e kujdesshme e Liam Rosenior në Kupën Carabao thjesht nuk funksionoi.

4 Shkurt, 2026
BBC Investigative Report: Males Filming Girls at Night on the Streets and Earning Billions of Clicks

Skandal online: BBC zbulon filmime të fshehta të grave gjatë jetës së natës, miliona klikime pa pëlqim

4 Shkurt, 2026

Sulmet izraelite vrasin 20 persona në Gaza, pas plagosjes së një ushtari

4 Shkurt, 2026

Belgjika ka një pistë biçikletash mes përmes ujit

4 Shkurt, 2026
Sipërmarrjet rriten pa huazime, Tirana në krye të regjistrimeve të reja. Më shumë biznese, por huat bankare janë në rënie.

Rriten bizneset e reja në Shqipëri, bien kreditë/ sipërmarrja drejt vetëfinancimit në 2025

4 Shkurt, 2026

Andrew dhe Epstein i kërkuan valltares eksotike “akt seksual”, pretendon letra ligjore. Avokatët e gruas së paemëruar pretendojnë se ajo u “trajtua si një prostitutë” në shtëpinë e Jeffrey Epstein

4 Shkurt, 2026

Stella Li e BYD: Pse karikimi i shpejtë dhe fabrikat evropiane janë të rëndësishme për garën e automjeteve elektrike

4 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.