• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 3 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Pritet vendimi, Gjykata Kushtetuese do të mblidhet sot për ankimimin e qeverisë për pezullimin e Ballukut

3 Shkurt, 2026
tek Kryesore, Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Kushtetuese pritet të dalë këtë të martë me një vendimmarrje për çështjen “Balluku”. Tetë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese do të mblidhen në Dhomë Këshillimi, në një seancë që do të drejtohet nga kryetarja Fiona Papajorgji.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Kjo është hera e dytë që trupa e gjyqtarëve mblidhet në dhomë këshillimi për këtë çështje. Në mbledhjen e parë, të martën e kaluar, gjyqtarët nuk arritën në një vendim përfundimtar, duke kërkuar më shumë kohë për shqyrtim.

Sot pritet që Gjykata Kushtetuese të dalë me një vendim, ku pika kryesore lidhet me ligjshmërinë e masës së pezullimit nga detyrat qeveritare të Belinda Ballukut, vendim i marrë më herët nga Gjykata e Posaçme (GJKKO).

Lexo edhe:

Prokurorët e Parisit bastisin zyrat e “X” në Francë!

Përmirësimi i shëndetit të Sokol Dacit pas plagosjes aksidentale / Atentati ka ndodhur pas një grindjeje të vitit të kaluar, policia e cilësoi si incident të rastësishëm.

Kjo seancë vjen pas shtyrjes së mbledhjes së 27 janarit, ku u shqyrtua ankimimi i qeverisë kundër vendimit të GJKKO-së, por pa prodhuar një vendim përfundimtar.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese pritet me interes pasi ai do të ndikojë drejtpërdrejt në veprimet e Këshillit të Mandateve. Ky i fundit shtyu mbledhjen e parashikuar për të mërkurën, ku do të shqyrtohej kërkesa e SPAK-ut për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, duke pritur më parë vendimmarrjen e Kushtetueses.

Çështja ka tërhequr vëmendje të gjerë publike dhe institucionale, pasi është hera e parë që një ministër pezullohet pas një kërkese të SPAK-ut, duke e vendosur rastin në qendër të debateve juridike dhe politike.

Qeveria i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese të interpretojë nenin 103 të Kushtetutës, i cili parashikon se anëtarët e qeverisë gëzojnë imunitetin e deputetit. Sipas qeverisë, Gjykata e Posaçme nuk mund të pezullojë një ministër pa autorizim nga Kryeministri.

Nga ana tjetër, prokurorët e SPAK-ut, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko, kanë kundërshtuar këtë qëndrim, duke theksuar se pezullimi i një ministri nuk është kompetencë e Kryeministrit dhe se nuk ekziston konflikt kompetencash mes pushteteve.

Tetë gjyqtarët e Kushtetueses pritet të sqarojnë gjithashtu nëse ka pasur ndërhyrje të pushtetit gjyqësor në atë ekzekutiv dhe nëse një ministër gëzon të njëjtin imunitet ligjor si një deputet.

Kujtojmë se në dhjetor të vitit 2025, Gjykata Kushtetuese vendosi me shumicë votash rikthimin e Belinda Ballukut në detyrë si zv.kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke shuar masën e sigurisë “pezullim nga detyra” të dhënë më parë nga Gjykata e Posaçme.

Sipas Gjykatës Kushtetuese, vijimi i kësaj mase rrezikonte të sillte pasoja që prekin interesat shtetërore dhe ushtrimin e kompetencave kushtetuese të pushtetit ekzekutiv në përcaktimin e politikave të përgjithshme shtetërore.

Nga Kategoria

Bota

Prokurorët e Parisit bastisin zyrat e “X” në Francë!

3 Shkurt, 2026
Përmirësimi i shëndetit të Sokol Dacit pas plagosjes aksidentale / Atentati ka ndodhur pas një grindjeje të vitit të kaluar, policia e cilësoi si incident të rastësishëm.
Kryesore

Përmirësimi i shëndetit të Sokol Dacit pas plagosjes aksidentale / Atentati ka ndodhur pas një grindjeje të vitit të kaluar, policia e cilësoi si incident të rastësishëm.

3 Shkurt, 2026
"70,000 euro për dorën e Dorjan Shkozës" / Henrik Hoxhaj shpjegon: Një armë më u bllokua, Nuredin Dumani ishte pas meje.
Lajme

“70,000 euro për dorën e Dorjan Shkozës” / Henrik Hoxhaj shpjegon: Një armë më u bllokua, Nuredin Dumani ishte pas meje

3 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Marius Borg Høiby, djali i princeshës së kurorës së Norvegjisë, mohon akuzat për përdhunim ndërsa nis gjyqi.

3 Shkurt, 2026

Marcus Rashford nuk dëshiron të rikthehet te Manchester United, synon transferim të përhershëm te Barcelona

3 Shkurt, 2026

Real Madrid pret një sinjal nga Vitinha për të nisur lëvizjen e parë

3 Shkurt, 2026
Françeska Murati lë pas të shkuarën dhe niste një lidhje të re: Kur një derë mbyllet...

Françeska Murati lë pas të shkuarën dhe niste një lidhje të re: Kur një derë mbyllet…

3 Shkurt, 2026
"70,000 euro për dorën e Dorjan Shkozës" / Henrik Hoxhaj shpjegon: Një armë më u bllokua, Nuredin Dumani ishte pas meje.

“70,000 euro për dorën e Dorjan Shkozës” / Henrik Hoxhaj shpjegon: Një armë më u bllokua, Nuredin Dumani ishte pas meje

3 Shkurt, 2026

Djali i trajnerit të Premier League i bashkohet pretenduesve për titull në Bundesliga në prag të mbylljes së merkatos

3 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In