Xhyljan Perdoda, një 27-vjeçar shqiptar, është arrestuar në Maltë pas 10 viteve në arrati. Ai është dënuar me 18 vite burg në mungesë, për një vrasjen e përgjakshme të kryer në Bruksel në vitin 2016. Ngjarja ka ndodhur më 11 gusht 2016.
Perdoda ka vrarë me thikë Abdelaziz Bouhali, 35 vjeç, pas një përleshjeje në lokalin Café & Taverne 54, në lagjen Alhambra. Mediat belege shkruajnë se viktima mori mbi 20 goditje me thikë. Xhyljan Perdoda ishte identifikuar disa ditë pas ngjarjes dhe ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, por kishte arritur t’i shmangej drejtësisë deri në arrestimin e tij të fundit në Maltë.
Artikulli i plotë i medias belge La Derniere Heure
Xhyljan Perdoda, një 27-vjeçar shqiptar, u arrestua në Maltë në fund të dhjetorit dhe u ekstradua në Belgjikë ku u dënua me 18 vite burg për një vrasje të përgjakshme të kryer në Bruksel në vitin 2016. Ai kishte qenë në arrati për gati dhjetë vjet. Ai ishte dënuar në mungesë me 18 vjet burg nga Gjykata e Asizës së Brukselit në korrik të vitit 2020. Pas ekstradimit, Perdoda ka paraqitur kundërshtim ndaj vendimit, çka do të thotë se çështja do të rigjykohet nga një gjykatë tjetër.
Ngjarja ka ndodhur më 11 gusht 2016, kur Abdelaziz Bouhali, 35 vjeç, u vra me thikë pas një përleshjeje në lokalin Café & Taverne 54, në lagjen Alhambra. Pamjet e kamerave të sigurisë treguan një përleshje të dhunshme mes viktimës dhe dy personave, Robert Frroku dhe Xhyljan Perdoda. Viktima mori mbi 20 goditje me thikë. Sipas hetimeve, Frroku ka dhënë shumicën e goditjeve, ndërsa Perdoda 7 deri në 8 goditje.
Hetimet zbuluan se konflikti lidhej me konsumimin dhe trafikun e kokainës. Robert Frroku dyshohej se organizonte shitjen e lëndëve narkotike në tualetet e lokalit. Ai u arrestua në Serbi më 19 gusht 2016, u ekstradua drejt Belgjikës dhe në korrik 2020 u dënua me 10 vjet burg, pasi gjykata pranoi rrethana lehtësuese.
Xhyljan Perdoda ishte identifikuar disa ditë pas ngjarjes dhe ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, por kishte arritur t’i shmangej drejtësisë deri në arrestimin e tij të fundit në Maltë.










