Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se tarifat me Indinë do të ulen në 18%. Kjo vjen pasi kryeministri Narendra Modi ra dakord të ndalojë blerjet e naftës ruse.
Trump theksoi se ka biseduar me Modin mëngjesin e sotëm ku kanë folur për shumë tema, përfshirë tregtinë dhe përfundimin e luftës në Ukrainë.
Në një reagim në platformën X, presidenti amerikan theksoi se “Kjo do të ndihmojë në përfundimin e luftës në Ukrainë”.
Trump pretendoi se India është zotuar gjithashtu të blejë energji, teknologji dhe produkte të tjera amerikane me vlerë mbi 500 miliardë dollarë.










