Aktorja e njohur hollivudiane Catherine O’Hara, e famshme për rolet e saj në serialin ‘Schitt’s Creek’, filmat ‘Home Alone’ dhe ‘Best in Show’, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare.
Lajmi konfirmohet nga burime me dijeni të drejtpërdrejtë, të cilat bëjnë me dije se O’Hara ka vdekur të premten. Shkaku i vdekjes nuk është bërë ende publik.
Catherine O’Hara u bë ikonë për publikun botëror me rolin e nënës së Kevin McCallister, personazhit të interpretuar nga Macaulay Culkin, në dy filmat e parë ‘Home Alone’.
Në kinematografi, ajo la gjurmë edhe me rolet në dokumentarët satirik ‘Best in Show’ (2000) dhe ‘A Mighty Wind’ (2003), si dhe në filmat ‘Beetlejuice’ dhe ‘Beetlejuice Beetlejuice’.
Puna e saj më e fundit ishte në serialin ‘The Studio’ të Apple TV+, ku luajti përkrah Seth Rogen, rol për të cilin mori edhe një nominim për çmimin Emmy.
O’Hara fitoi çmimin Emmy në vitin 2020 për interpretimin në ‘Schitt’s Creek’, ndërsa Emmy-n e parë e kishte fituar që në vitin 1982, për kontributin e saj si skenariste në emisionin humoristik ‘SCTV Network 90’.
Aktorja ka lindur dhe është rritur në Toronto, si fëmija i gjashtë nga shtatë. Ajo u njoh me bashkëshortin e saj, dizajnerin e produksionit Bo Ëelch, në xhirimet e filmit ‘Beetlejuice’ në vitin 1988. Çifti u martua në vitin 1992 dhe pati dy djem, Mattheë dhe Luke.
Paraqitja e fundit publike e Catherine O’Hara ishte në shkurt 2024, në aeroportin LAX, ku ajo u pyet nga fotografët se për cilin rol do të donte të mbahej mend.








