• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 18 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Zbardhet ngjarja në Durrës, fqinji vrau me thikë dhe çekiç të moshuarin dhe e mbylli në banesë

31 Dhjetor, 2024
tek Aktualitet, Kryesore, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Durrës, ku 82-vjeçari Paulin Gina u gjet i pajetë në banesën e tij.  Sot policia ka zbardhur ngjarjen dhe bën me dije se autori i krimit ishte Fation Janina, fqinji i të moshuarit, i cili e vrau me thikë dhe çekiç për motive të dobëta.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

39-vjeçari, i akuzuar për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” është shpallur në kërkim nga policia dhe po punohet për kapjen e tij. Gjatë kontrollit në banesën e autorit të dyshuar, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale 2 thika, 1 çekiç dhe veshjet që dyshohet se ka patur autori gjatë kryerjes së krimit.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Lexo edhe:

Çoi padashje një video në grupin e shoqeve, si u zbulua abuzimi i 12-vjeçares në Tiranë

Makina përplaset me murin, 3 shqiptarë humbin jetën në Athinë

Vrau me thikë dhe me çekiç, për motive të dobëta, 82-vjeçarin, fshehu mjetet e krimit dhe mbylli me çelës nga jashtë derën e banesës së viktimës, pas disa orësh punë hetimore dhe profesionale në bashkëpunim me Prokurorinë, Policia zbardhi ngjarjen, identifikoi autorin e vrasjes dhe e shpalli në kërkim.

Gjithashtu, u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i mjeteve të krimit dhe veshjeve që ka patur autori kur ka kryer krimin.

Vijon puna intensive për kapjen e 39-vjeçarit (fqinj i viktimës).

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, rreth orës 18:50 të datës 30.12.2024, kanë marrë njoftim se në lagjen nr.13, Durrës, ishte gjetur i pajetë në banesë, dyshohej i dëmtuar me mjet prerës, një 82-vjeçar.

Menjëherë kanë shkuar në vendngjarje shërbimet e Policisë, grupi hetimor, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, Drejtori i DVP Durrës dhe në drejtimin e Prokurorisë kanë vijuar veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorit.

Nga këqyrja e trupit të 82-vjeçarit P. G., eksperti mjekoligjor konstatoi se kishte dëmtime të shumta të shkaktuara me mjet prerës dhe me sende të forta.

Pas një pune intensive hetimore dhe profesionale u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit F. J., 39 vjeç, banues në lagjen nr. 13, fqinj i 82-vjeçarit.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e autorit të dyshuar, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provave materiale 2 thika, 1 çekiç dhe veshjet që dyshohet se ka patur autori gjatë kryerjes së krimit.

Mjeti prerës, çekiçi dhe veshjet me njolla gjaku janë dërguar në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme.

Vijon puna intensive për kapjen e 39-vjeçarit.

Materialet u referuan në Prokurori, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Tags: durres

Nga Kategoria

Aktualitet

Çoi padashje një video në grupin e shoqeve, si u zbulua abuzimi i 12-vjeçares në Tiranë

17 Shtator, 2026
Kryesore

Makina përplaset me murin, 3 shqiptarë humbin jetën në Athinë

17 Shtator, 2026
Aktualitet

U arratis për të disatën herë nga burgjet greke, Alket Rizai dyshohet se po fshihet në Shqipëri

17 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

SHBA i mohon vizën presidentit palestinez, nuk do të marrë pjesë fizikisht në Asamblenë e OKB-së

17 Shtator, 2026

Çoi padashje një video në grupin e shoqeve, si u zbulua abuzimi i 12-vjeçares në Tiranë

17 Shtator, 2026

Makina përplaset me murin, 3 shqiptarë humbin jetën në Athinë

17 Shtator, 2026

U arratis për të disatën herë nga burgjet greke, Alket Rizai dyshohet se po fshihet në Shqipëri

17 Shtator, 2026

A është NATO gati për luftë? Lufta në Ukrainë nxjerr në pah dobësitë e Aleancës

17 Shtator, 2026

Përplasje e re mes mbretit Charles dhe vëllait të Dianës, deklaratat që nxitën reagime

17 Shtator, 2026

Italia përgatit marinën për të mbrojtur anijet në Bab el-Mandeb

17 Shtator, 2026

Mbreti Charles mbledh drejtuesit e AI: Rreziqet ekzistenciale duhen marrë seriozisht

17 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.