Një aksident me pasojë një të vdekur është regjistruar këtë mbrëmje në Tepelenë.
Aksidenti ka ndodhur në aksin rural Tepelenë-Lopës, ku një furgon është përmbysur në kthesën që të çon në fshatin Salari, Njësia Administrative Kurvelesh, Bashkia Tepelenë.
Mësohet se si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i furgonit Arjan Ç., ndërkohë nuk dihet ende nëse brenda furgonit ka pasur pasagjerë.
Policia rrugore ka shkuar në vendngjarje për veprime të mëtejshme.
Policia njofton si më poshtë:
Tepelenë/Informacion paraprak
Rreth orës 20:55, në aksin rrugor “Dhëmblan-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Ura e përroit”, në fshatin Salari, automjeti kamioçinë që drejtohej nga shtetasi A. Ç., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Dhëmblan, ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes nga rruga shtetasi A. Ç., ka humbur jetën në vendngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.










