Një krim i rëndë në familje ka ndodhur në Greqi, për herë të dytë dhe protagonist është djali i shtëpisë, që u ka marrë jetën prindërve të tij në harkun kohor të 12 viteve.
Ngjarja ndodhi në Glyfada, duke tronditur komunitetin e vendit fqinj.
Sipas informimit të “Protothema”, autori 46-vjeçar vrau babanë e tij 80-vjeçar me thikë. Autoritetet policore e gjetën trupin në bagazhin e një makine jashtë shtëpisë së tyre, një automjet i parkuar, duke pësuar plagë fatale me thikë.
Sipas informacioneve, autori i krimit, i lindur në vitin 1980, jetonte me babanë e tij në katin e parë të një shtëpie trekatëshe.
Kur forcat e policisë greke mbërritën në vendngjarje, gjetën burrin e vdekur në bagazhin e një makine, e cila ishte jashtë shtëpisë.
46-vjeçari thuhet se vuan nga probleme psikologjike, ndërsa fakti tronditës është se autori kishte vrarë edhe nënën e tij, më 29 mars 2014.










