• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 24 Janar, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Kroacia mban zgjedhjet presidenciale

29 Dhjetor, 2024
tek Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Kroatët më 29 dhjetor zgjedhin presidentin e ri, teksa presidenti aktual Zoran Millanoviq, po prin sipas sondazheve.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Rivali i tij kryesor në zgjedhjet presidenciale, ku garojnë tetë persona për këtë post gjerësisht ceremonial, është Dragan Primorac, i cili mbështetet nga partia konservatore HDZ, që aktualisht qeveris me Kroacinë.

Zgjedhjet po mbahen në kohën kur shteti, që është anëtar i Bashkimit Evropian dhe NATO-s, po përballet me inflacion të lartë, korrupsion dhe mungesë të fuqisë punëtore.

Lexo edhe:

“O qorre nuk shikon? -Jam police… -Kë gënjen ti?” Zbardhen detaje nga sherri mes motave dhe polices në Tiranë

‘Bisedimet SHBA–Ukrainë–Rusi do vijojnë nesër’/ Zyrtari amerikan: Takimi i sotëm, produktiv

Sipas një sondazhi të publikuar të premten, Millanoviq ka mbështetjen e 37 për qind të elektoratit, ndërkaq Primorac ka mbështetjen e 20 për qind të votuesve.

Megjithatë, asnjë nga kandidatët nuk pritet të fitojë më shumë se 50 për qind të votave dhe presidenti i ri pritet të zgjidhet në raundin e balotazhit, që do të mbahet pas dy javësh.

Gjatë fushatës, dy rivalët kryesorë kanë këmbyer akuza, me Millanoviqin që është tallur me Primoracin, duke e quajtur “të mërzitshëm”.

Presidenti në Kroaci është komandant i forcave të armatosura dhe ka fjalë sa u përket vendimeve për politikën e jashtme.

Por, pavarësisht fuqive të kufizuara, shumë besojnë se ky post është kyç për balancën e pushtetit politik në shtetin që kryesisht është udhëhequr nga HDZ-ja që prej pavarësisë më 1991.

Millanoviq, 58 vjeç, politikan i krahut të majtë në të kaluarën ka qenë edhe kryeministër dhe është një nga figurat kryesore politike të shtetit për pothuajse dy dekada.

Gjatë mandatit të tij si president, ai e ka shfrytëzuar këtë post për të sulmuar kundërshtarët politikë dhe zyrtarët e BE-së, shpesh duke përdorur retorikë fyese dhe populiste.

Millanoviq, ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës, por ka kritikuar ndihmën perëndimore ushtarake për Kievin. Kjo ka shtyrë kryeministrin, Andrej Pllenkoviq, që ta quajë atë prorus, i cili “po shkatërron besueshmërinë e Kroacisë në NATO dhe BE”.

Megjithatë, Millanoviq ka arsyetuar qëndrimet e tij, duke thënë se dëshiron që ta mbrojë Kroacinë nga “futja në luftë”.

Ndërkaq, rivali i tij politik, Primorac, 59 vjeç, ka bërë fushatë dhe e ka paraqitur veten si “unifikues” dhe person që promovon vlerat e familjes dhe patriotizmit.

Zgjedhjet do të tregojnë “nëse Kroacia po kthehet nga Lindja apo Perëndimi…. nga përçarjet apo nga uniteti”, ka deklaruar ai.

Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00, kur pritet të publikohen edhe sondazhet. Ndërkaq, rezultatet zyrtare pritet të bëhen publike në orët e vona të së dielës./rel

Tags: kroaci

Nga Kategoria

Aktualitet

“O qorre nuk shikon? -Jam police… -Kë gënjen ti?” Zbardhen detaje nga sherri mes motave dhe polices në Tiranë

23 Janar, 2026
Bota

‘Bisedimet SHBA–Ukrainë–Rusi do vijojnë nesër’/ Zyrtari amerikan: Takimi i sotëm, produktiv

23 Janar, 2026
Bota

Përplasja e trenave në Spanjë/ Hetimi zbulon defekt në shina

23 Janar, 2026

Na ndiqni

Të fundit

ZYRTARE: Partizani siguron forcat e reja në sulm në Belgjikë, konfirmon Sakou Sidibe

ZYRTARE: Partizani siguron forcat e reja në sulm në Belgjikë, konfirmon Sakou Sidibe

23 Janar, 2026

Show në San Siro, Inter mposht Pisa me rezultat 6-2, shkëputet përkohësisht nga Milan

23 Janar, 2026

Liverpool pritet të thërrasë mbrojtësin nga huazimi si zëvendësues për Andy Robertson, i cili po afron me kalimin te Tottenham.

23 Janar, 2026
Michelle Obama zbulon “martesën perfekte”: Historia që tronditi opinionin publik

Michelle Obama zbulon “martesën perfekte”: Historia që tronditi opinionin publik

23 Janar, 2026
Çfarë po ndodh me ngrohjen globale? Stuhitë dimërore më të rënda në vite, disa shtete amerikane shpallin emergjencën

Çfarë po ndodh me ngrohjen globale? Stuhitë dimërore më të rënda në vite, disa shtete amerikane shpallin emergjencën

23 Janar, 2026

“O qorre nuk shikon? -Jam police… -Kë gënjen ti?” Zbardhen detaje nga sherri mes motave dhe polices në Tiranë

23 Janar, 2026
Timothée Chalamet shpërthen për nominimin e tij për Oscar si Aktori më i Mirë: Është si një ëndërr e madhe për të.

Timothée Chalamet shpërthen për nominimin e tij për Oscar si Aktori më i Mirë: Është si një ëndërr e madhe për të.

23 Janar, 2026

Si Arsenali la të mahnitur Man Utd me vendimin për Benjamin Sesko, ndërsa ish-objekti i transferimit të Gunners përgatitet për vizitën e parë në Emirates Stadium.

23 Janar, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.