• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 24 Janar, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Aksion në një LOKAL të përshtatur për organizimin e LOJËRAVE të FATIT, arrestohet një person!

24 Janar, 2026
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Një aksion i Drejtorisë Vendore të Policisë dhe Komisariatit të Korçës është finalizuar me arrestimin e një personi dhe procedimin penal të më shumë se 15 të tjerëve.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Aksioni u zhvillua pas informacioneve të siguruara për një lokal të përshtatur për organizimin e lojërave të fatit, poker dhe veprimtari të paligjshme bixhozi.

Gjatë kontrollit të ushtruar, policia ka konstatuar gjithashtu praninë e lëndëve narkotike. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në fshatin Bulgarec, ku u sekuestruan dhjetëra doza kokaine, shuma parash, dhjetëra telefona celularë si edhe një automjet.

Lexo edhe:

Pasojat e përmbytjeve, shembet shtëpia e familjes Çepa në Gjirokastër

Kurti “shkëputet” nga komisionerët e ndaluar: Asnjë falje për manipulimin e votave

Në pranga ka rënë pronari i lokalit, ndërsa personat e tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Sipas të dhënave, mësohet se në lokal ka qenë i pranishëm edhe një punonjës policie i cili është proceduar për “shpërdorim detyre” dhe po ashtu ka nisur hetimi disiplinor.

Policia bën me dije se hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Njoftimi i policisë:

DVP Korçë/Vijojnë kontrollet në të gjithë territorin e qarkut Korçë, për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Organizatori”.

Vihet në pranga pronari i një lokali që organizonte lojëra fati dhe shpërndante lëndë narkotike të llojit kokainë, në lokal.

Procedohen penalisht 14 shtetas për moskallëzim krimi, 3 të tjerë për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Procedohet penalisht dhe një punonjës policie dhe ndaj tij Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur hetimin disiplinor.

Sekuestrohen kokainë, vlera monetare, një automjet, 8 celularë, letra bixhozi dhe çipsa që shërbenin për zhvillimin e lojërave të fatit.

Si rezultat i kontrolleve dhe punës operative, të kryera në zbatim të planit të posaçëm të masave “Për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e organizimit të lotarive sportive online”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, me mbështetjen e Forcave Operacionale “Shqiponjat”, Seksionit për Hetimin e Narkotikëve pranë DVP Korçë dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Rajoni Korçë–Elbasan, finalizuan operacionin e koduar “Organizatori”.

Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi A. R., 57 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë ushtruan në lokalin e tij, në fshatin Bulgarec, Korçë, u konstatua se 57-vjeçari kishte përshtatur ambientin për kryerjen e veprimtarisë së lojërave të fatit dhe për shitje e përdorim droge.

Ndërkohë, në banak u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 14 doza me lëndë të dyshuar kokainë dhe, gjatë këqyrjes së celularit të tij, u gjetën faqe aktive për baste sportive.

Gjatë ndërhyrjes së Policisë në këtë ambient, disa shtetas tentuan të fshihnin provat dhe, në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, për shtetasit:

R. K., banues në Korçë;

F. A., banues në fshatin Vinçan, Korçë;

H. M., banues në fshatin Vloçisht, Maliq.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për veprën penale “Moskallëzimi i krimit” për 14 shtetas të tjerë, të cilët, edhe pse kishin dijeni për ushtrimin e kësaj veprimtarie të paligjshme, nuk e kallëzuan tek organet policore.

Për shkak se ishte prezent në këtë ambient dhe nuk ka kryer detyrimet që rrjedhin nga ushtrimi i detyrës, u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” për shtetasin D. L., me detyrë punonjës policie pranë PKK Kapshticë. Njëkohësisht, ndaj tij filloi edhe hetimi disiplinor.

Në përfundim të operacionit, në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 14 doza me lëndë të dyshuar kokainë, një sasi monetare në lekë, euro, paund dhe lira turke, një automjet, 8 celularë, letra bixhozi dhe çipsa që shërbejnë për ushtrimin e lojërave të fatit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Nga Kategoria

Aktualitet

Pasojat e përmbytjeve, shembet shtëpia e familjes Çepa në Gjirokastër

24 Janar, 2026
Prodhimi i armëve në Kosovë: Kurti njofton ndërtimin e një fabrike në Gjakovë
Aktualitet

Kurti “shkëputet” nga komisionerët e ndaluar: Asnjë falje për manipulimin e votave

24 Janar, 2026
Lara Colturi nuk arrin të paraqitet në formën e saj më të mirë në stacionin e Spindleruv Mlyn në Çeki, ku gara është e re, për tu përfshirë për herë të parë në kalendarin e Kupës së Botës së skive alpine.
Lajme

Lara Colturi nuk arrin të paraqitet në formën e saj më të mirë në stacionin e Spindleruv Mlyn në Çeki, ku gara është e re, për tu përfshirë për herë të parë në kalendarin e Kupës së Botës së skive alpine.

24 Janar, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Pasojat e përmbytjeve, shembet shtëpia e familjes Çepa në Gjirokastër

24 Janar, 2026
Prodhimi i armëve në Kosovë: Kurti njofton ndërtimin e një fabrike në Gjakovë

Kurti “shkëputet” nga komisionerët e ndaluar: Asnjë falje për manipulimin e votave

24 Janar, 2026
Lara Colturi nuk arrin të paraqitet në formën e saj më të mirë në stacionin e Spindleruv Mlyn në Çeki, ku gara është e re, për tu përfshirë për herë të parë në kalendarin e Kupës së Botës së skive alpine.

Lara Colturi nuk arrin të paraqitet në formën e saj më të mirë në stacionin e Spindleruv Mlyn në Çeki, ku gara është e re, për tu përfshirë për herë të parë në kalendarin e Kupës së Botës së skive alpine.

24 Janar, 2026

Futbollisti i Chelseat i goditur nga lëndimet përjashtohet për një tjetër muaj pas një incidenti të papritur në stërvitje, ndërsa Blues shqyrtojnë huazimin e Douglas Luizit.

24 Janar, 2026
Historia e Sulejman Demollarit, udhëheqësit të Kombëtares shqiptare që bëri emër në Rumani

Historia e Sulejman Demollarit, udhëheqësit të Kombëtares shqiptare që bëri emër në Rumani

24 Janar, 2026
Ish-kampioni olimpik, tani boss droge si El Chapo dhe Escobar, arrestohet në Meksikë për llogari të SHBA-së.

Ish-kampioni olimpik, tani boss droge si El Chapo dhe Escobar, arrestohet në Meksikë për llogari të SHBA-së.

24 Janar, 2026

Në Itali pritet të miratohet ligji që rrit çmimin me 5 euro për cigaret, përfshirë dhe elektroniket!

24 Janar, 2026
Zbulohet konflikti i ashpër mes Jose Mourinhos dhe Ronaldos, i cili me lot në sy tha: "Mua ma bën këtë..."

Zbulohet konflikti i ashpër mes Jose Mourinhos dhe Ronaldos, i cili me lot në sy tha: “Mua ma bën këtë…”

24 Janar, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.