Prokurori i Përgjithshëm i Emirateve të Bashkuara Arabe ka deklaruar se bashkëpiloti i fluturimit FZ1073 të flydubai tentoi të kryente një “sulm terrorist” gjatë fluturimit drejt Izraelit. Sipas hetimeve, ai sulmoi kapitenin brenda kabinës me një sëpatë emergjence dhe tentoi të merrte kontrollin e avionit.
Ngjarja ndodhi të mërkurën, kur avioni, me më shumë se 170 persona në bord, ishte nisur nga Dubai drejt Tel Avivit. Pas sulmit, pasagjerët dhe pjesëtarët e ekuipazhit arritën ta neutralizonin bashkëpilotit, ndërsa një pilot rezervë që ndodhej në avion mori kontrollin dhe e uli atë në aeroportin e Tabukut, në Arabinë Saudite. Bashkëpiloti u ndalua nga autoritetet saudite pas uljes.
Reuters raporton se bashkëpiloti është identifikuar nga burime të informuara mbi hetimin si shtetasi omanian Hammam al-Hammami. Autoritetet e Emirateve ende nuk kanë publikuar zyrtarisht identitetin e tij. Prokurori i Përgjithshëm tha se hetimi po vijon për të përcaktuar motivin, rrethanat dhe nëse ka pasur lidhje me persona apo organizata të tjera.











