• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 22 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

FBI arreston në Meksikë “Escobarin e ri”, fshihej nën mbrojtjen e kartelit Sinaloa

23 Janar, 2026
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

FBI ka arrestuar në Meksikë një nga personat më të kërkuar ndërkombëtarisht, bosin kolumbian të drogës Ryan James Wedding, për të cilin ishte vendosur një shpërblim prej 15 milionë dollarësh.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Wedding, ish-kampion olimpik dhe i shpallur në listën e 10 personave më të kërkuar të FBI-së, ishte në arrati prej vitesh dhe dyshohet se ka drejtuar një rrjet të gjerë trafiku transnacional droge, si edhe ka organizuar disa vrasje.

Sipas autoriteteve amerikane, ai jetonte në Meksikë prej më shumë se një dekade, nën mbrojtjen e Karteli Sinaloa, një nga organizatat kriminale më të fuqishme në botë. Arrestimi i tij i jep fund një kërkimi që kishte nisur prej vitesh për një kriminel kanadez, të cilin zyrtarët e drejtësisë e kanë krahasuar me Pablo Escobar.

Lexo edhe:

Britania e Madhe hedh poshtë pretendimin e Izraelit: Nuk ka prova se Irani mund të godasë Londrën

Trump dha ultimatum për hapjen e Ngushticës së Hormuzit, reagon Irani

Lajmi u konfirmua nga drejtori i FBI-së, Kash Patel, përmes një postimi në rrjetin social X. Ai deklaroi se Wedding është i gjashti person nga lista e 10 më të kërkuarve që arrestohet brenda një viti.

“Ryan James Wedding u arrestua mbrëmë në Meksikë dhe po transportohet drejt Shteteve të Bashkuara për t’u përballur me drejtësinë,” shkroi Patel, duke falënderuar Departamentin e Drejtësisë dhe zyrën e FBI-së në Los Angeles.

Sipas BBC, Wedding kërkohej që nga viti 2024 për akuza të rënda të trafikut të kokainës dhe vrasje.

Zëvendësdrejtori i FBI-së për Los Angeles, Akil Davis, deklaroi se Wedding është përgjegjës për trafikimin e rreth 60 tonëve kokainë përmes Kalifornisë drejt Kanadasë. Ai bëri me dije se deri tani janë arrestuar 36 persona për përfshirjen në këtë organizatë kriminale, ndërsa Departamenti Amerikan i Thesarit ka vendosur sanksione ndaj Wedding dhe 18 bashkëpunëtorëve të tij.

Nga Kategoria

Bota

Britania e Madhe hedh poshtë pretendimin e Izraelit: Nuk ka prova se Irani mund të godasë Londrën

22 Mars, 2026
Bota

Trump dha ultimatum për hapjen e Ngushticës së Hormuzit, reagon Irani

22 Mars, 2026
Bota

Izraeli nis sulme ndaj objektivave të Hezbollahut në jug të Libanit

22 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Joan García mban Barcelonën në krye, Araújo vendos me gol ndaj Rayo Vallecanos

22 Mars, 2026

Zyrtare: publikohen formacionet e Arsenalit dhe Manchester Cityt për finalen e EFL Cup

22 Mars, 2026

Britania e Madhe hedh poshtë pretendimin e Izraelit: Nuk ka prova se Irani mund të godasë Londrën

22 Mars, 2026

Real Madridi i zemëruar me Francën dhe Anglinë për grumbullimin e yjeve të dëmtuar

22 Mars, 2026

Trump dha ultimatum për hapjen e Ngushticës së Hormuzit, reagon Irani

22 Mars, 2026

Shqiptarët do kursejnë plot 74 lekë në 10 litra karburant kur akciza të ulet 20%!

22 Mars, 2026

Jo vetëm te Kryeministria, mbi 1400 forca policore në terren për protestën

22 Mars, 2026

E reja nga Kosova gjendet e pajetë në një hotel te Shkëmbi i Kavajës, procedohen dy administratorët

22 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.