Kryeministri Edi Rama iu përgjigj në seancë plenare akuzave të deputetëve demokratë lidhur me mungesën e tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, duke sqaruar se vendimi për të mos marrë pjesë në këtë ngjarje ndërkombëtare lidhej me prioritete personale dhe familjare.
Rama shpjegoi se kishte marrë një ftesë nga babai i tij, por në atë moment zgjodhi të qëndronte pranë vajzës. “Mes ftesës së babait dhe vajzës, zgjodha vajzën,” deklaroi kryeministri, duke shtuar se ky vendim ishte marrë edhe me miratimin e babait të saj.
Gjatë fjalës së tij, Rama reagoi edhe ndaj komenteve të deputetit demokrat Aurel Bylykbashi, të lidhura me rolin e Shqipërisë dhe marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara në çështjet ndërkombëtare.
Duke iu referuar kritikave për mungesën në Davos, kryeministri theksoi se ka besim në analizat dhe vlerësimet e bëra nga organizatorët e forumit. “Rrini të qetë, analizat i kanë bërë ata që i kanë ftuar,” u shpreh ai.
Mungesa e kryeministrit në Forumin e Davos ka nxitur debat në arenën politike, veçanërisht për sa i përket imazhit dhe përfaqësimit të Shqipërisë në skenën ndërkombëtare. Megjithatë, Rama e konsideroi vendimin e tij të drejtë, duke theksuar se në atë moment i dha përparësi familjes










