• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 21 Janar, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

“Keni një gjobë të papaguar”, Policia thirrje qytetarëve: Mos e hapni këtë mesazh nëse ju vjen në celular

21 Janar, 2026
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka paralajmëruar qytetarët këtë të mërkurë, të tregohen të kujdesshëm pasi një mesazh mashtrues po qarkullon kohët e fundit, për t’u marrë atyre paratë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Mesazhi që mbërrin në celular i kërkon qytetarit të paguajë online gjobat për shkeljet e qarkullimit rrugor. Por është vetëm një mesazh “phishing” dhe linku që e shoqëron nuk duhet klikuar.

“Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) informon se po qarkullon një mesazh “smishing” që synon të mashtrojë qytetarët me gjoba të rreme për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Lexo edhe:

Vendimet e qeverisë: Emërimi i zëvendësministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë

“Zëra të ashpra nga Europa”, kongresmeni amerikan apelon për heshtje dhe shitjen e Groenlandës nga europianët.

Mesazhi përmban një link mashtrues dhe kërkon kryerjen e pagesave online. Ky nuk është një komunikim zyrtar nga institucionet shtetërore dhe çdo qytetar që e merr këtë SMS duhet ta injorojë dhe të mos klikojë në link, apo të japë të dhëna personale.

AKSK ka ndërmarrë menjëherë masat për raportimin e bllokimit të faqes, për të parandaluar çdo dëm të mundshëm.”, thuhet në mesazhin e AKSK-së.

Për këtë arsye, AKSK iu bën thirrje qytetarëve të mos hapin linqe të dyshimta që vijnë nga SMS ose email-e jozyrtare, të mos kryejnë kurrë pagesa përmes faqeve që nuk janë domaine zyrtare dhe të njoftojnë menjëherë institucionet përkatëse nëse hasin mesazhe të tilla.

Edhe Policia e Shtetit ka reaguar për këtë mashtrim duke apeluar për kujdes. Policia sqaron se mesazhet qe vijnë në telefon imitojnë faqen zyrtare të Policisë së Shtetit dhe synojnë mashtrimin e qytetarëve, nëpërmjet kërkesave për pagesa të pretenduara të gjobave të automjeteve

Policia e Shtetit
Apel për kujdes nga faqe mashtruese që imitojnë Policinë e Shtetit dhe kërkojnë pagesa të rreme për gjoba automjetesh.
Drejtoria për Hetimin e Krimit Kibernetik informon qytetarët se së fundi është konstatuar qarkullimi i mesazheve mashtruese (SMS) dhe lidhjeve të rreme (linke), të cilat imitojnë faqen zyrtare të Policisë së Shtetit dhe synojnë mashtrimin e qytetarëve, nëpërmjet kërkesave për pagesa të pretenduara të gjobave të automjeteve.

Lidhjet e dërguara çojnë drejt një faqeje të rreme, e cila në pamje të parë paraqitet si faqe zyrtare e Policisë së Shtetit, duke përdorur stemën institucionale, imazhe të ndërtesës së Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si dhe elemente grafike që imitojnë shërbimet emergjente. Në hapin e parë, qytetarëve iu kërkohet të konfirmojnë identitetin, duke vendosur numrin e telefonit celular. Në hapin vijues, faqja kërkon numrin e targës së automjetit, ndërsa në fazën e fundit iu kërkohet plotësimi i të dhënave bankare, me pretendimin për kryerjen e pagesës së gjobës.

Policia e Shtetit sqaron se kjo faqe nuk është faqe zyrtare, pasi përdor një adresë interneti të rreme (domain: aspalgov.cyou), e cila nuk i përket asnjë institucioni shtetëror.

Ky rast përbën një tentativë mashtrimi kibernetik (phishing), me qëllim përfitimin e paautorizuar të të dhënave personale, numrave të telefonit, të dhënave të automjeteve, të dhënave bankare, PIN-eve dhe kodeve të aksesit në llogari online, duke i ekspozuar qytetarët ndaj rrezikut të humbjeve financiare dhe abuzimit me identitetin e tyre.

Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik apelon për qytetarët:
-Të mos klikojnë në lidhje të dyshimta të dërguara përmes SMS-ve, email-eve apo rrjeteve sociale;
-Të mos vendosin numra telefoni, të dhëna personale apo bankare në faqe jozyrtare;
-Të kenë parasysh se Policia e Shtetit nuk kërkon konfirmim identiteti apo pagesa gjobash përmes linkeve të dërguara me SMS;

-Të verifikojnë çdo informacion vetëm përmes kanaleve zyrtare të Policisë së Shtetit;
-Në rast dyshimi apo mashtrimi, të raportojnë menjëherë pranë Policisë së Shtetit ose Drejtorisë së Hetimit të Krimit Kibernetik.

Policia e Shtetit mbetet e angazhuar për parandalimin, identifikimin dhe ndjekjen penale të autorëve të këtyre veprave, në hapësirën digjitale, si dhe fton qytetarët, që të tregojnë kujdes maksimal për mbrojtjen e të dhënave të tyre personale dhe financiare

Tags: kujdespolicia

Nga Kategoria

Vendimet e qeverisë: Emërimi i zëvendësministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë
Lajme

Vendimet e qeverisë: Emërimi i zëvendësministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë

21 Janar, 2026
“Zëra të ashpra nga Europa”, kongresmeni amerikan apelon për heshtje dhe shitjen e Groenlandës nga europianët.
Aktualitet

“Zëra të ashpra nga Europa”, kongresmeni amerikan apelon për heshtje dhe shitjen e Groenlandës nga europianët.

21 Janar, 2026
Shqipëria në Bordin e Paqes: Seancë e enjtes në Kuvend, PD akuzon për mungesë njoftimi dy ditë përpara.
Lajme

Shqipëria në Bordin e Paqes: Seancë e enjtes në Kuvend, PD akuzon për mungesë njoftimi dy ditë përpara.

21 Janar, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Liverpool përmirëson kërkimin për mbrojtësin! Micky van de Ven me ‘interes të madh’ për Reds mes ngërçit të kontratës me Tottenham.

21 Janar, 2026

Piktura më e vjetër në shpella mund të ndryshojë kuptimin për origjinën e krijimtarisë njerëzore.

21 Janar, 2026
Shqipëria në Bordin e Paqes: Seancë e enjtes në Kuvend, PD akuzon për mungesë njoftimi dy ditë përpara.

Shqipëria në Bordin e Paqes: Seancë e enjtes në Kuvend, PD akuzon për mungesë njoftimi dy ditë përpara.

21 Janar, 2026
Eksplozion i një bombole gazi afër shkallëve të një restoranti në Vlorë, dyshohet për zjarr të shkaktuar nga banorët.

Eksplozion i një bombole gazi afër shkallëve të një restoranti në Vlorë, dyshohet për zjarr të shkaktuar nga banorët.

21 Janar, 2026
Bombola e gazit shpërthen pranë shkallëve të një restoranti në Vlorë, dyshohet se zjarri e shkaktoi një zjarr i ndezur nga banorët.

Bombola e gazit shpërthen pranë shkallëve të një restoranti në Vlorë, dyshohet se zjarri e shkaktoi një zjarr i ndezur nga banorët.

21 Janar, 2026

Shoferi humb jetën në aksidentin e trenit afër Barcelonës.

21 Janar, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In