• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 21 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

“Keni një gjobë të papaguar”, Policia thirrje qytetarëve: Mos e hapni këtë mesazh nëse ju vjen në celular

21 Janar, 2026
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka paralajmëruar qytetarët këtë të mërkurë, të tregohen të kujdesshëm pasi një mesazh mashtrues po qarkullon kohët e fundit, për t’u marrë atyre paratë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Mesazhi që mbërrin në celular i kërkon qytetarit të paguajë online gjobat për shkeljet e qarkullimit rrugor. Por është vetëm një mesazh “phishing” dhe linku që e shoqëron nuk duhet klikuar.

“Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) informon se po qarkullon një mesazh “smishing” që synon të mashtrojë qytetarët me gjoba të rreme për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Lexo edhe:

Meloni miraton masa të ashpra pas trazirave në Milano/ 500 ushtarë shtesë dhe deri në 5 vite burg për protestuesit e dhunshëm

“Banka e fshehtë” e mafias në Itali, 30 të arrestuar dhe mbi 21 milionë euro të sekuestruara

Mesazhi përmban një link mashtrues dhe kërkon kryerjen e pagesave online. Ky nuk është një komunikim zyrtar nga institucionet shtetërore dhe çdo qytetar që e merr këtë SMS duhet ta injorojë dhe të mos klikojë në link, apo të japë të dhëna personale.

AKSK ka ndërmarrë menjëherë masat për raportimin e bllokimit të faqes, për të parandaluar çdo dëm të mundshëm.”, thuhet në mesazhin e AKSK-së.

Për këtë arsye, AKSK iu bën thirrje qytetarëve të mos hapin linqe të dyshimta që vijnë nga SMS ose email-e jozyrtare, të mos kryejnë kurrë pagesa përmes faqeve që nuk janë domaine zyrtare dhe të njoftojnë menjëherë institucionet përkatëse nëse hasin mesazhe të tilla.

Edhe Policia e Shtetit ka reaguar për këtë mashtrim duke apeluar për kujdes. Policia sqaron se mesazhet qe vijnë në telefon imitojnë faqen zyrtare të Policisë së Shtetit dhe synojnë mashtrimin e qytetarëve, nëpërmjet kërkesave për pagesa të pretenduara të gjobave të automjeteve

Policia e Shtetit
Apel për kujdes nga faqe mashtruese që imitojnë Policinë e Shtetit dhe kërkojnë pagesa të rreme për gjoba automjetesh.
Drejtoria për Hetimin e Krimit Kibernetik informon qytetarët se së fundi është konstatuar qarkullimi i mesazheve mashtruese (SMS) dhe lidhjeve të rreme (linke), të cilat imitojnë faqen zyrtare të Policisë së Shtetit dhe synojnë mashtrimin e qytetarëve, nëpërmjet kërkesave për pagesa të pretenduara të gjobave të automjeteve.

Lidhjet e dërguara çojnë drejt një faqeje të rreme, e cila në pamje të parë paraqitet si faqe zyrtare e Policisë së Shtetit, duke përdorur stemën institucionale, imazhe të ndërtesës së Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si dhe elemente grafike që imitojnë shërbimet emergjente. Në hapin e parë, qytetarëve iu kërkohet të konfirmojnë identitetin, duke vendosur numrin e telefonit celular. Në hapin vijues, faqja kërkon numrin e targës së automjetit, ndërsa në fazën e fundit iu kërkohet plotësimi i të dhënave bankare, me pretendimin për kryerjen e pagesës së gjobës.

Policia e Shtetit sqaron se kjo faqe nuk është faqe zyrtare, pasi përdor një adresë interneti të rreme (domain: aspalgov.cyou), e cila nuk i përket asnjë institucioni shtetëror.

Ky rast përbën një tentativë mashtrimi kibernetik (phishing), me qëllim përfitimin e paautorizuar të të dhënave personale, numrave të telefonit, të dhënave të automjeteve, të dhënave bankare, PIN-eve dhe kodeve të aksesit në llogari online, duke i ekspozuar qytetarët ndaj rrezikut të humbjeve financiare dhe abuzimit me identitetin e tyre.

Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik apelon për qytetarët:
-Të mos klikojnë në lidhje të dyshimta të dërguara përmes SMS-ve, email-eve apo rrjeteve sociale;
-Të mos vendosin numra telefoni, të dhëna personale apo bankare në faqe jozyrtare;
-Të kenë parasysh se Policia e Shtetit nuk kërkon konfirmim identiteti apo pagesa gjobash përmes linkeve të dërguara me SMS;

-Të verifikojnë çdo informacion vetëm përmes kanaleve zyrtare të Policisë së Shtetit;
-Në rast dyshimi apo mashtrimi, të raportojnë menjëherë pranë Policisë së Shtetit ose Drejtorisë së Hetimit të Krimit Kibernetik.

Policia e Shtetit mbetet e angazhuar për parandalimin, identifikimin dhe ndjekjen penale të autorëve të këtyre veprave, në hapësirën digjitale, si dhe fton qytetarët, që të tregojnë kujdes maksimal për mbrojtjen e të dhënave të tyre personale dhe financiare

Tags: kujdespolicia

Nga Kategoria

Bota

Meloni miraton masa të ashpra pas trazirave në Milano/ 500 ushtarë shtesë dhe deri në 5 vite burg për protestuesit e dhunshëm

21 Tetor, 2026
Bota

“Banka e fshehtë” e mafias në Itali, 30 të arrestuar dhe mbi 21 milionë euro të sekuestruara

21 Tetor, 2026
Aktualitet

Rikthehen reshjet e shiut në vend, parashikimi i motit për ditën e sotme

21 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Meloni miraton masa të ashpra pas trazirave në Milano/ 500 ushtarë shtesë dhe deri në 5 vite burg për protestuesit e dhunshëm

21 Tetor, 2026

“Banka e fshehtë” e mafias në Itali, 30 të arrestuar dhe mbi 21 milionë euro të sekuestruara

21 Tetor, 2026

Rikthehen reshjet e shiut në vend, parashikimi i motit për ditën e sotme

21 Tetor, 2026

Kryeministri Rama nxjerr sërish karrige para zyrës, bën thirrje për dialog: Dora ime e shtrirë për të gjithë

21 Tetor, 2026

Pragu i varfërisë për person 315 euro në muaj, pensionet dhe ndihma ekonomike mbeten shumë poshtë

21 Tetor, 2026

Ekipet italiane kthehen te fitorja, Napoli dhe Roma triumfojnë në Champions League

20 Tetor, 2026

Manchester City rikthehet te fitorja në Champions, Foden shpërthen me tripletë dhe Pilios shënon për AEK-un

20 Tetor, 2026

Liverpool përmbys Villarrealin në “Anfield” dhe fiton 4-3

20 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.