• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 19 Janar, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Presidenti i Bullgarisë njofton dorëheqjen

19 Janar, 2026
tek Bota, Ekstra, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, njoftoi të hënën se do të japë dorëheqje, duke i nxitur thashethemet se ai do ta themelojë partinë e vet politike për të garuar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Radev – i cili kishte mandat në këtë post kryesisht ceremonial deri në janar të vitit 2027 – tha se të martën do ta dorëzojë dorëheqjen në Gjykatën Kushtetuese të vendit.

Nëse i pranohet, ai do të zëvendësohet nga nënpresidentja Iliana Iotova deri në zgjedhjet presidenciale në nëntor.

Lexo edhe:

Trump ka ftuar dhe Putin në “Bordin e Paqes” ku do të shkojë dhe Edi Rama

22-vjeçares nga Tirana i publikojnë fotot në internet: Më kanë bërë sikur punoj me lekë

Radev, i cili ka shprehur skepticizëm ndaj hapit të fundit të Bullgarisë për t’iu bashkuar euros dhe ka shfaqur qëndrime miqësore ndaj Kremlinit lidhur me luftën në Ukrainë, u zgjodh president në vitin 2016 dhe sërish në vitin 2021.

“Sot, për herë të fundit, ju drejtohem si president i Bullgarisë sonë”, tha Radev të hënën në një fjalim televiziv.

Por, dëshirat e tij politike janë rritur dhe ka kohë të gjatë që ai ka përmendur mundësinë e themelimit të partisë.

Vendimi i tij i pritur për të dhënë dorëheqjen vjen mes një krize politike në një kohë kur Bullgaria do të mbajë zgjedhje parlamentare për herë të tetë brenda katër vjetëve. Një sërë fituesish zgjedhësh kanë dështuar të arrijnë ta sigurojnë shumicë apo të krijojnë koalicione të qëndrueshme për një qeveri stabile.

Koalicioni i fundit zgjati pothuajse një vit, derisa protestat kundër një buxheti të ri dhe korrupsionit të përhapur e detyruan të japë dorëheqjen në dhjetor.

Zgjedhjet pritet të mbahen në muajt në vijim.

Ndërkohë, Radev, ish-komandant i forcave ajrore, është detyruar vazhdimisht të emërojë qeveri të përkohshme, gjë që ka rritur profilin e tij publik dhe synimet e tij politike, thanë analistë dhe diplomatë perëndimorë.

Radev fajësoi “modelin e lig të qeverisjes” dhe oligarkinë për faktin se “bullgarët ndaluan së votuari”, “nuk mbështeten te media dhe drejtësia” dhe për “përmbytjen e sheshit” në vitet 2020 dhe 2025. Sipas tij, me të ashtuquajturin “kuvend” – qeveria e GERB dhe PP-DB nga viti 2023 – vija ndarëse midis oligarkisë dhe luftëtarëve kundër korrupsionit u fshi.

“Bullgaria e ka përfunduar procesin e integrimit të saj evropian. Ne tani jemi anëtarë të Shengenit dhe të eurozonës. Pyetja këtu është pse, duke arritur këto qëllime, nuk arritëm edhe kënaqësinë”, shtoi ai.

Ai kritikoi gjithashtu deputetët për refuzimin e propozimit të tij për një referendum mbi futjen e euros nga 1 janari 2026.

“Klasa politike e sotme ka tradhtuar shpresat e bullgarëve”, shtoi Radev.

“Dy të tretat nuk votojnë më dhe nevojitet një kontratë e re shoqërore. Demokracia jonë nuk do të mbijetojë nëse ua lëmë njerëzve të korruptuar, kompromisuesve dhe ekstremistëve. Kjo varet nga angazhimi personal i secilit prej nesh, dhe besimi juaj më detyron të mbroj shtetësinë, institucionet dhe të ardhmen tonë”, shtoi ai./ REL 

Nga Kategoria

Bota

Trump ka ftuar dhe Putin në “Bordin e Paqes” ku do të shkojë dhe Edi Rama

19 Janar, 2026
Aktualitet

22-vjeçares nga Tirana i publikojnë fotot në internet: Më kanë bërë sikur punoj me lekë

19 Janar, 2026
Aktualitet

Kaos në QSUT! Pas ikjes së dritave pacientët e Reanimacionkt nxirren nëpër korridore

19 Janar, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Serie A/Como, çfarë mësimi sjell në Olimpico, ‘shkatërron’ Lazion me Baturinën dhe Nico Paz

Serie A/Como, çfarë mësimi sjell në Olimpico, ‘shkatërron’ Lazion me Baturinën dhe Nico Paz

19 Janar, 2026

Trump ka ftuar dhe Putin në “Bordin e Paqes” ku do të shkojë dhe Edi Rama

19 Janar, 2026
Mbyllet java e 20 e Superiores: Vllaznia rikthehet si kandidate për titull, ndërsa vendet e fundit vazhdojnë të kenë llogari të hapura.

Mbyllet java e 20 e Superiores: Vllaznia rikthehet si kandidate për titull, ndërsa vendet e fundit vazhdojnë të kenë llogari të hapura.

19 Janar, 2026

22-vjeçares nga Tirana i publikojnë fotot në internet: Më kanë bërë sikur punoj me lekë

19 Janar, 2026
“Qeveria teknike arrin në momentin e krizës, ndërsa Basha debaton me Sulon në ‘Top Story’: Nga e ke marrë këtë informacion?”

“Qeveria teknike arrin në momentin e krizës, ndërsa Basha debaton me Sulon në ‘Top Story’: Nga e ke marrë këtë informacion?”

19 Janar, 2026
Curri në 'Top Story': 'Nëse do të kishte zgjedhje sot, do të votonim për Ramën' – Reagimi i kryeministrit për RTSH-në: Ai i ka dhënë dinjitet popullit shqiptar sepse...

Curri në ‘Top Story’: ‘Nëse do të kishte zgjedhje sot, do të votonim për Ramën’ – Reagimi i kryeministrit për RTSH-në: Ai i ka dhënë dinjitet popullit shqiptar sepse…

19 Janar, 2026

Kaos në QSUT! Pas ikjes së dritave pacientët e Reanimacionkt nxirren nëpër korridore

19 Janar, 2026
Takimi me delegacionin e Kongresit Amerikan në Davos, Von der Leyen: Rëndësia e respektit për sovranitetin e Groenlandës dhe Danimarkës është…

Takimi me delegacionin amerikan në Davos, Von der Leyen: Respekti për sovranitetin e Groenlandës dhe Danimarkës është…

19 Janar, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.