• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 16 Janar, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

“Brenda 2 vitesh duhet të përmbushim kriteret për integrimin në BE”, Rama: Sfida më e madhe është siguria ushqimore

16 Janar, 2026
tek Kryesore, Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste hapi sot vitin e ri kuvendor, në një mbledhje ku mbajti fjalën Kryeministri i Republikës së Shqipërisë njëherësh Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në nisje të fjalës, shefi i qeverisë e vuri theksin te negociatat për anëtarësim në BE dhe theksoi se brenda dy vitesh Shqipëria duhet të përmbushë kriteret për integrim në BE.

Ai tha se edhe brenda vetë Partisë Socialiste dhe Grupit Parlamentar, por edhe më gjerë në opinionin publik, mungon një kuptim i plotë mbi peshën reale të sfidave dhe detyrimeve që sjell procesi i negociatave. Ai nënvizoi se integrimi nuk është thjesht përmbushje kushtesh formale, por përballje me një realitet krejtësisht të ri, ku Shqipëria do të jetë pjesë e një tregu prej 450 milionë banorësh, duke sjellë sfida të shumëfishta si për sektorin prodhues, ashtu edhe për institucionet.

Lexo edhe:

“Mendoni se jeni pasues të Platonit dhe Aristotelit”, komenti i Ramës ngjall polemika në mediat greke. Kryeministri: Ata janë filozofë grekë, por…

22 milion lekë të rinj për pensionistët jashtë vendit, dy punonjëse të Devollit përballen me akuzat.

Rama: Për 2 vite, Shqipëria të përmbushë të gjitha kushtet për të mbyllur negociatat e anëtarësimit sikundër e kemi të qartë nga plani që kemi në tryezë i dakordësuar me BE, dhe sikundër e kemi bërë të qartë edhe për opinionin publik. Akoma sot edhe brenda nesh, brenda grupit parlamentar dhe lërë më pastaj brenda partisë dhe lërë në opinionin publik, nuk ka një kuptim të qartë për çfarë do të thotë në pikëpamje të sfidës dhe të barrës së detyrimeve përmbushja e kushteve për të dalë me sukses nga procesi i negociatave dhe pastaj përmbushja e kushteve për të përballuar përfshirjen në një realitet tërësisht të ri, siç është realiteti i një tregu prej 450 milionë njerëzish, ku Shqipëria e integruar të jetë një pikë uji në oqean. Sfida për të gjithë sektorin prodhues dhe po ashtu për institucionet do të jetë e shumëfishtë.

Kryeministri theksoi se beteja kryesore në procesin e integrimit europian do të jetë sektori i prodhimit ushqimor. Ai tha se Shqipëria aktualisht është e paintegrueshme në Bashkimin Europian për shkak të nivelit të pamjaftueshëm të sigurisë ushqimore sipas standardeve të BE-së, ndaj po kërkohet një periudhë tranzitore pesëvjeçare pas anëtarësimit. Rama nënvizoi se përgatitjet duhet të nisin menjëherë, pasi koha kalon shpejt, duke shtuar se megjithëse është bërë përparim i ndjeshëm që nga viti 2013, vendi mbetet ende larg kritereve europiane, çka rrezikon bllokimin e produkteve ushqimore si në tregun e BE-së, ashtu edhe në atë vendas.

Rama: Beteja kryesore është për sektorin e prodhimit ushqimor, për të gjithë prodhuesit në fshat, për të gjithë sipërmarrjen që përpunon prrodhimet ushqimore. Në kushtet e sotme jemi të paintegrueshëm në BE për shkak të nivelit të pamjaftueshëm të sigurisë ushqimore sipas kritereve të BE. Për këtë arsye po përpiqemi të fitojmë një fazë të ndërmjetjme prej 5 vjetësh pas anëtarësimit. Përgatitjet duhet të fillojnë tani, pasi vitet kalojnë shpejt. Duke u kthyer pas në vitin 2013, duhet të kaloni në filmin e kujtesës gjënë e gjallë që therrej në rrugë. Që nga ajo kohë është bërë shumë përparim, por në raport me kriteret e sigurisë së ushqimit në BE jemi ende larg. Kjo do të thotë që në momentin e anëtarësimit dhe pastaj në momentin kur përfundon periudha e ndërmjetme asnjë ushqim i prodhuar në Shqipëri nuk mund të shitet veçse në Shqipëri. Edhe në Shqipëri do të funksionojnë kriteret e njëjta. Kjo do të thotë që ushqimet mund të bllokohen sepse nuk përmbushin kriteret e sigurisë.

Rama tha se duhet punë dhe vendosmëri për të mos falur asgjë dhe askënd për të arritur rezultatet e dëshiruara.

Nga Kategoria

“Mendoni se jeni pasues të Platonit dhe Aristotelit”, komenti i Ramës ngjall polemika në mediat greke. Kryeministri: Ata janë filozofë grekë, por...
Kryesore

“Mendoni se jeni pasues të Platonit dhe Aristotelit”, komenti i Ramës ngjall polemika në mediat greke. Kryeministri: Ata janë filozofë grekë, por…

16 Janar, 2026
22 milion lekë të rinj për pensionistët jashtë vendit, dy punonjëse të Devollit përballen me akuzat.
Aktualitet

22 milion lekë të rinj për pensionistët jashtë vendit, dy punonjëse të Devollit përballen me akuzat.

16 Janar, 2026
Sulmet në infrastrukturën e Kievit, Zelensky shpall gjendjen e emergjencës energjetike, ukrainasit përballen me errësirë dhe mot të ftohtë.
Lajme

Sulmet në infrastrukturën e Kievit, Zelensky shpall gjendjen e emergjencës energjetike, ukrainasit përballen me errësirë dhe mot të ftohtë.

16 Janar, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Rezultatet e zgjedhjeve në Ugandë tregojnë Yoweri Museveni në krye ndaj Bobi Wine, ndërsa mbështetësit e opozitës u vranë në përleshjet e natës.

16 Janar, 2026

Si të sigurosh bileta për Ligën e Kampionëve 2026 me Newcastle United: Ndeshjet e ardhshme, çmimet e biletave dhe më shumë.

16 Janar, 2026

Iranianët në kufi përshkruajnë dhunën dhe protestat e shumta gjatë errësirës.

16 Janar, 2026
Sulmet në infrastrukturën e Kievit, Zelensky shpall gjendjen e emergjencës energjetike, ukrainasit përballen me errësirë dhe mot të ftohtë.

Sulmet në infrastrukturën e Kievit, Zelensky shpall gjendjen e emergjencës energjetike, ukrainasit përballen me errësirë dhe mot të ftohtë.

16 Janar, 2026
Presidenti Begaj miraton ndryshime në komandën e Forcave të Armatosura dhe jep promovime në gradat më të larta.

Presidenti Begaj miraton ndryshime në komandën e Forcave të Armatosura dhe jep promovime në gradat më të larta.

16 Janar, 2026
Faleminderit publikisht autores Ilda Lumani për 'Ka besuar tek figura ime', Beniada Nishani

Faleminderit publikisht autores Ilda Lumani për ‘Ka besuar tek figura ime’, Beniada Nishani

16 Janar, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In