• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 4 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Kërcënimet e Trump, Gjermania, Suedia, Franca dhe Norvegjia dërgojnë trupa në Groenlandë

15 Janar, 2026
tek Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Disa vende anëtare të NATO-s kanë njoftuar se do të dërgojnë forca ushtarake në Groenlandë për të marrë pjesë në stërvitje të përbashkëta me Danimarkën, në një kohë kur presidenti amerikan Donald Trump ka shtuar deklaratat kërcënuese për aneksimin me forcë të ishullit strategjik në Arktik.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Gjermania, Suedia, Franca dhe Norvegjia kanë konfirmuar dërgimin e personelit ushtarak në Greonlandë, ndërsa Kanadaja dhe Franca kanë paralajmëruar gjithashtu hapjen e konsullatave në Nuuk, kryeqytetin e territorit autonom danez, në javët e ardhshme.

Kryeministri suedez Ulf Kristersson bëri të ditur përmes rrjetit social X se oficerë suedezë, së bashku me trupa nga vende të tjera aleate, do të përgatiten për stërvitjen e përbashkët të quajtur “Operacioni Arktik i Qëndrueshmërisë”.

Lexo edhe:

Trump për pjesëmarrjen e Iranit në Botëror: “Nuk më intereson fare”

Barcelona rrezikon ‘remontadën’, por Atletico Madrid arrin finalen e Kupës së Mbretit pas 13 vitesh

Nga ana e tij, presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi se njësitë e para ushtarake franceze janë nisur tashmë drejt Groenlandës, ndërsa të tjera do t’u bashkohen në vijim.

Ministria Gjermane e Mbrojtjes deklaroi se po dërgon një ekip zbulimi prej 13 ushtarakësh për një mision eksplorues, me ftesë të Danimarkës dhe në bashkëpunim me vende të tjera partnere. Edhe Norvegjia ka konfirmuar dërgimin e dy përfaqësuesve të saj ushtarakë në Groenlandë.

Sipas CNN, stërvitjet e përbashkëta mes vendeve të NATO-s në Arktik nuk janë të pazakonta dhe prej vitesh aleatët, përfshirë Shtetet e Bashkuara, kanë kërkuar rritjen e pranisë ushtarake dhe të ushtrimeve në këtë rajon strategjik. Aktualisht, SHBA kanë rreth 150 trupa të stacionuara në bazën ajrore Pituffik, në veriperëndim të Groenlandës.

Takimi në Uashington

Lajmi për misionin evropian në Grpenlandë u bë publik të mërkurën, në të njëjtën ditë kur zyrtarë nga Danimarka dhe Grpenlanda u takuan në Uashington me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, dhe Zëvendëspresidentin J.D. Vance. Takimi u zhvillua vetëm disa orë pasi Trump deklaroi në rrjetin e tij Truth Social se “SHBA do të marrë Groenlandën”.

“NATO do të ishte shumë më e fortë dhe më efektive me Groenlandën në duart e Shteteve të Bashkuara”, shkroi Trump, duke argumentuar se një kontroll amerikan mbi ishullin do të ishte në dobi të gjithë aleancës.

Takimi nuk solli rezultate konkrete, por ministri i Jashtëm danez, Lars Løkke Rasmussen, tha se bisedimet me Rubion dhe Vance ishin “të sinqerta dhe konstruktive”, megjithëse palët kanë “mosmarrëveshje themelore”.

Nga Kategoria

Bota

Trump për pjesëmarrjen e Iranit në Botëror: “Nuk më intereson fare”

4 Mars, 2026
Lajme

Barcelona rrezikon ‘remontadën’, por Atletico Madrid arrin finalen e Kupës së Mbretit pas 13 vitesh

3 Mars, 2026
Bota

Spanja i përgjigjet kërcënimit të Trump për embargo tregtare

3 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Trump për pjesëmarrjen e Iranit në Botëror: “Nuk më intereson fare”

4 Mars, 2026

“Dita më e trishtë për mua” – Neymar i dërgon mesazh prekës Rodrygos pas dëmtimit të rëndë

4 Mars, 2026

Liverpooli pëson tjetër goditje: Wolves fiton 2-1 me gol në shtesë dhe rrit presionin ndaj Slot

4 Mars, 2026

Cristiano Ronaldo dëmtohet në kofshë, Al-Nassr konfirmon mungesën pa afat kthimi të përcaktuar

4 Mars, 2026

Como e ndal Interin në 0-0, finalisti i Coppa Italia do të vendoset në “San Siro”

4 Mars, 2026

Barcelona rrezikon ‘remontadën’, por Atletico Madrid arrin finalen e Kupës së Mbretit pas 13 vitesh

3 Mars, 2026

Spanja i përgjigjet kërcënimit të Trump për embargo tregtare

3 Mars, 2026
Rogerti largohet nga "Big Brother VIP" pas mosmarrëveshjeve të ashpra në shtëpi

Rogerti largohet nga “Big Brother VIP” pas mosmarrëveshjeve të ashpra në shtëpi

3 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.