Presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki, tha se Donald Trump është lideri i vetëm në botë që mund të ndalë Vladimir Putinin dhe kërcënimin ndaj Europës.
Në një intervistë për programin “Today” në Radio 4, ai theksoi se Rusia e Putinit nuk është e besueshme. Nawrocki shtoi se Europa duhet të mbështesë përpjekjet e Trump për të përfunduar luftën në Ukrainë.
Ai e quajti Trumpin të vetmin që mund të “zgjidhte këtë problem” dhe të përfundonte luftën.
Presidenti polak përmendi një incident nga vjeshta e kaluar, kur mbi 20 dronë rusë kaluan në territorin polak nga Bjellorusia dhe Ukraina.
Ai e përshkroi ngjarjen si një “situatë extraordinare” dhe vuri në dukje se asnjë shtet i NATO-s nuk kishte përjetuar sulm të tillë me dronë.
Nawrocki tha se Rusia po testonte mbrojtjen e Polonisë dhe solidaritetin e NATO-s. Ai falënderoi Britaninë për dërgimin e avionëve RAF Typhoon për të mbrojtur kufijtë polakë.
Presidenti foli edhe për “luftën hibride” që Polonia po përjeton me Rusinë që nga viti 2021, për shkak të dronëve dhe dezinformatave. Ai paralajmëroi se jemi në një kohë të rrezikshme.
Ai kritikoi liderët evropianë për fokusin në politikat klimatike dhe migracionin, duke thënë se Europa nuk po bëhet më e fortë.
Duke folur për marrëdhëniet me Trumpin dhe kërcënimet ndaj Greenlandit, Nawrocki u shpreh se kjo çështje do të zgjidhet përmes dialogut në NATO.
Ai nënvizoi rëndësinë e marrëdhënieve Poloni-Britani, duke përmendur një milion polakë që jetojnë në Britani, dhe falënderoi ushtarët britanikë të vendosur në Poloni.
Në përfundim, ai shprehu shpresën që me rritjen e ekonomisë polake, Britania si mikpritëse e samitit G20 vitin e ardhshëm, do ta ftojë Poloninë të marrë pjesë.










