Trajneri i Atlético Madrid, Diego Simeone, ka reaguar pas ngjarjeve të ditëve të fundit duke i kërkuar ndjesë Vinícius Jr. dhe presidentit të Real Madridit, Florentino Pérez.
“Së pari, dua t’i kërkoj ndjesë z. Florentino dhe Vinícius për atë që ndodhi ditën tjetër. Natyrisht që nuk ishte e drejtë nga ana ime, prandaj kërkoj falje,” u shpreh Simeone.
I pyetur më pas nëse pret falje nga pala tjetër, trajneri argjentinas sqaroi shkurt: “Ndjesë, jo falje.” Ai gjithashtu refuzoi të komentojë më tej deklaratat e Xabi Alonso-s në konferencën për shtyp.











