• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 25 Qershor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

“Ministrat lënë kasetat që janë në punë e udhëtojnë”, Rama reagon ashpër ndaj Fevziut: Të vetmet udhëtime janë 7 të tuat me Baton Haxhiun, të kthyen nga Venezuela kur ishe “LIVE”

9 Janar, 2026
tek Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetari Blendi Fevziu deklaroi mbrëmjen e së enjtes se ka fakte që të paktën shtatë ministra të kabinetit Rama, përgjatë fundjavave janë në udhëtime private, ndërkohë që nëpër rrjetet sociale dhe televizione transmetojnë pamje sikur janë në inspektime.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Lidhur me këtë deklaratë të Fevziut nuk ka vonuar edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka hedhur poshtë këto pretendime të gazetarit.

Ai nënvizoi se në regjistrin zyrtar të udhëtimeve të ministrave të tij nuk mbështetet asnjë prej akuzave, pasi çdo lëvizje jashtë vendit bëhet me miratim dhe leje.

Lexo edhe:

Stuhia ‘paralizon’ qytetin e Korçës, vështirësi në qarkullimin e automjeteve

Po mblidhnin jonxhë në arë, si vrau vëllai të vëllanë në Kavajë

“Blendi Fevziu i paskej rënë fort fare mbrëmë këmbanës së alarmit, duke deklaruar live në sallonin e tij se ka me fakte që “të paktën 7 ministra janë në udhëtime private jashtë shtetit të shtunave e të dielave, dhe lënë kasetat me inspektime nëpër tv sikur janë në punë”…

“Këtë jua garantoj”, ka thënë Fevziu, duke shtuar se “kjo është praktikë e paprecedentë, jashtë çdo standardi demokratik dhe nuk përdoret në asnjë vend tjetër të botës”.

Jo vetëm garancia e dhënë nga Fevziu nuk gjen mbështetje në asnjë fakt të regjistrit të udhëtimeve të ministrave (të cilët edhe kur dalin për arsye personale jashtë vendit e bëjnë me një kërkesë për leje dhe vetëm me miratim) po është kaq larg realitetit, sa edhe vetë fakti që prej vitesh s’ka më kaseta në nahijen tonë”, shkruan Rama, teksa më ironi shtoi se udhëtimet e  “7 rasteve” të Fevziut i përkasin vetë gazetarit, që së fundmi ka udhëtuar bashkë me Baton Haxhiun në Amerikën Latine, ndërkohë që zhvillonte debate live në Opinion.

Reagimi i Edi Ramës:

BREAKING NEWS

Blendi Fevziu i paskej rënë fort fare mbrëmë këmbanës së alarmit, duke deklaruar live në sallonin e tij se ka me fakte që “të paktën 7 ministra janë në udhëtime private jashtë shtetit të shtunave e të dielave, dhe lënë kasetat me inspektime nëpër tv sikur janë në punë”…

“Këtë jua garantoj”, ka thënë Fevziu, duke shtuar se “kjo është praktikë e paprecedentë, jashtë çdo standardi demokratik dhe nuk përdoret në asnjë vend tjetër të botës”.

Jo vetëm garancia e dhënë nga Fevziu nuk gjen mbështetje në asnjë fakt të regjistrit të udhëtimeve të ministrave (të cilët edhe kur dalin për arsye personale jashtë vendit e bëjnë me një kërkesë për leje dhe vetëm me miratim) po është kaq larg realitetit, sa edhe vetë fakti që prej vitesh s’ka më kaseta në nahijen tonë:-)

E vetmja arsye që unë i gjej kësaj bubullime janë 7 udhëtimet e fundit të Fevziut në Amerikën Latine, ku Fevziu bashkë me Baton Haxhiun, andej hante mëngjes me llapingachos në Ekuador ose rrufiste kafen e famshme Caranavi 8500 këmbë mbi nivelin e detit në Bolivi dhe këtej grindej live në Opinion deri në mesnatë po me Batonin – natyrisht bashkë me korin e llazoreve të sallonit të tij – sa për kronikën e zezë të javës e sa për përgjimet e zbardhura të ditës…

E që të jem korrekt me faktet, udhëtimet mbetën 6 sepse teksa kaseta e TV Klanit, transmetonte Fevziun që i kërkonte llogari live natën në ekran policisë shqiptare për gjendjen e rendit publik, Fevziu i vërtetë i jepte llogari live paradite policisë  venezuelane pse dreqin donte të hynte në atë vend. Dhe ndërkohë që live këtej në Opinion, Fevziu me kostum e kravatë nxiste deri vonë sherrin e panelit me policinë, live andej në kufirin e Venezuelës policia e kthente mbrapsht Fevziun me këmishë me lule e kapele kashte, duke e konsideruar një demokrat shumë fanatik për të vizituar atë narkodiktaturë shumë krenare.

Kjo shaka e mbështetur në fakte reale, ishte goxha më shumë se gjysma e të vërtetës dhe nuk kishte absolutisht qëllim të nxirrte ndonjë inat të  paprecedent jashtë çdo standarti demokratik Blendi Fevziun, sepse është liria e tij të shkojë ku të dojë dhe e drejta e TV Klanit që ta transmetojë Opinionin live në mungesë të Fevziut.

Por nëse Fevziu e do fare seriozisht këtë temën idiotike të kasetave, e po të dojë edhe të udhëtimeve jashtë shtetit të ministrave natyrisht, atëherë dihet botërisht, unë jam gjithnjë i tiji, gati për t’u përballur me opozitën e vetme që ka mbetur pa dalë krejt mendsh e boje në këtë vend – pavarësisht lajthitjeve të teketukshme live si kjo e 7 ministrave, të cilat kanë edhe anën e tyre humoristike

***Bashkëngjitur 6+1 udhëtimet e Blendit

DEKLARATA E FEVZIUT MBRËMJEN E DJESHME:

Fevziu: “Në gjysmat e rasteve kur shihni ministra, ditëve të diela pasdite, që dalin nëpër televizione duke inspektuar, apo të shtunave paradite, dijeni se i kam me fakte, të paktën 7 prej tyre i kam me fakte janë të skeduara, janë udhëtime jashtë shtetit janë në udhëtime private, lënë kasetat për të treguar që janë në punë. Këtë po ja u garantoj, i kam shtatë raste të skeduara dhe do vazhdojmë t’i skedojmë. Pasi kjo nuk është vetë arrogancë, kjo nuk është një lloj po e quaj shpërfillje. Ndaj atyre që të paguajnë rrogën. Ky është një model i cili po shkatërron dhënien e përgjegjësisë në shoqërinë shqiptare”. 

Tags: FEVIZURama

Nga Kategoria

Aktualitet

Stuhia ‘paralizon’ qytetin e Korçës, vështirësi në qarkullimin e automjeteve

24 Qershor, 2026
Aktualitet

Po mblidhnin jonxhë në arë, si vrau vëllai të vëllanë në Kavajë

24 Qershor, 2026
Aktualitet

E rëndë në Kavajë, vëllai vret vëllanë me thikë

24 Qershor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Brazili kalon si kryesues i Grupit C, Maroku ndjek nga vendi i dytë

25 Qershor, 2026

Zvicra kalon më tej si kryesuese e Grupit B, Bosnja mban gjallë shpresat pas fitores ndaj Katarit

25 Qershor, 2026

Stuhia ‘paralizon’ qytetin e Korçës, vështirësi në qarkullimin e automjeteve

24 Qershor, 2026

Po mblidhnin jonxhë në arë, si vrau vëllai të vëllanë në Kavajë

24 Qershor, 2026

E rëndë në Kavajë, vëllai vret vëllanë me thikë

24 Qershor, 2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

24 Qershor, 2026

OKB: Shkelje të rënda në Gaza, Izraeli i mohon akuzat për gjenocid

24 Qershor, 2026

Reagimi i Begajt për protestën: Jam i përkushtuar në mbrojtje të lirisë së qytetarëve

24 Qershor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.