• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 10 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Tension në protestën e opozitës, qytetari futet me makinë mes protestuesve

23 Dhjetor, 2024
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Protesta e opozitës ka nisur me tensione. Në zonën te Pallati me Shigjeta në Tiranë, ka pasur përplasje mes protestuesve dhe një qytetari i cili ka tentuar të futet me makinë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Njëri nga protestuesit dhe shoferi i mjetit filluan të përdornin edhe fjalë banale kundrejt njëri-tjetrit, por ishte njëra nga protestueset e cila ju afrua shoferit të mjetit dhe e bindi të mos konfliktoheshin.

Një tjetër përplasje u shënua te mbikalimi i Pallatit me Shigjeta, ku një nënë që shoqëronte fëmijën e saj të sëmurë u ndalua nga turma e protestuesve. Ajo kërkoi me ngulm të hapet rruga, duke theksuar urgjencën për të shkuar në spital.

Lexo edhe:

Ajola Xoxa është shtatzënë me binjakë!

Liverpool fiton në San Siro mes polemikave – penalltia e vonë e Szoboszlai vendos Interin në gjunjë

“Nuk jam e njoftuar fare për këtë. Ju lutem, hapni rrugën, kam fëmijën për spital. Policit i thashë ta hapë rrugën. Po, kam fëmijën për spital, ju lutem”, u shpreh gruaja në mënyrë të përsëritur.

Tensione pati gjithashtu mes kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, dhe drejtuesve të policisë në terren. Bardhi akuzoi policinë se duhej të merrte masa për të ridrejtuar trafikun, ndërsa theksoi se protesta është një e drejtë kushtetuese.

“Nuk keni fare punë me qytetarët, detyra juaj është të rregulloni trafikun. Nuk kërkohet leje, ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese që thotë që në rast të lirisë të tubimit nuk merret leje nga policia, vetëm njoftohet policia. Lëvizjen e qytetarëve po e pengoni ju që nuk keni marrë masa të devijoni trafikun. Unë po flas për ligj dhe kushtetutë. Devijoni trafikun, nëse doni ndihmë ju ndihmojmë ne. Nuk kemi qëllim të pengojmë lëvizjen e qytetarëve, ju keni detyrimin të rregulloni trafikun duke na siguruar një tubim paqësor. Nuk kemi ndërmend të bëjmë akte dhune, siç e dini në çdo tubim ka bllokim të rrugëve, ndaj është policia”, tha Bardhi.

Grumbullimi i militantëve të PD në 5 pika kyçe të kryeqytetit ka shkaktuar kaos në trafik, që gjithsesi ishte i ngarkuar ditën e sotme për shkak të motit të keq me reshje intensive shiu.

Akset e bllokuara janë: “Unaza e Vogël”, “rrethrrotullimi te Zogu i Zi”, ura afër xhamisë në Rrugën e Elbasanit, sheshi “Willson” dhe rruga nga “Pallati me Shigjeta” drejt “Rrugës së Kavajës”.

Ndërkohë mbi 1400 efektivë policie janë në terren për të siguruar mbarëvajtjen e protestës së opozitës që ka nisur në orën 17:00.

Tags: makima mes protestuesveopozitaprotesta

Nga Kategoria

Ekstra

Ajola Xoxa është shtatzënë me binjakë!

9 Dhjetor, 2025
Kryesore

Liverpool fiton në San Siro mes polemikave – penalltia e vonë e Szoboszlai vendos Interin në gjunjë

9 Dhjetor, 2025
Policia ka ndërhyrë në Federatën e Futbollit të Argjentinës dhe në 17 klube.
Aktualitet

Policia ka ndërhyrë në Federatën e Futbollit të Argjentinës dhe në 17 klube.

9 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Ajola Xoxa është shtatzënë me binjakë!

9 Dhjetor, 2025

Jules Koundé bën histori: i pari lojtar i Barcelonës që shënon dy gola me kokë në një ndeshje të Champions League

9 Dhjetor, 2025

Liverpool fiton në San Siro mes polemikave – penalltia e vonë e Szoboszlai vendos Interin në gjunjë

9 Dhjetor, 2025
Policia ka ndërhyrë në Federatën e Futbollit të Argjentinës dhe në 17 klube.

Policia ka ndërhyrë në Federatën e Futbollit të Argjentinës dhe në 17 klube.

9 Dhjetor, 2025

Kokaina tejkalon kanabisin si droga më fitimprurëse e paligjshme në Francë

9 Dhjetor, 2025
PD kërkon verifikimin e firmave për Avokatin e Popullit, Genc Gjokutaj: Është e nevojshme të shqyrtohen firmat për çdo kandidat dhe të “pastrojmë” procesin.

PD kërkon verifikimin e firmave për Avokatin e Popullit, Genc Gjokutaj: Është e nevojshme të shqyrtohen firmat për çdo kandidat dhe të “pastrojmë” procesin.

9 Dhjetor, 2025
Haradinaj për Qeverinë Kurti: Dubrava nuk ka hapësira të mjaftueshme për këta të korruptuar

Haradinaj për Qeverinë Kurti: Dubrava nuk ka hapësira të mjaftueshme për këta të korruptuar

9 Dhjetor, 2025

Ekstremi i Djathtë French dëshiron të rihapë shtëpitë e prostitucionit dhe të vërë punonjësit e seksit në krye.

9 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.