• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 28 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Artizani Gjelosh Alia, gjysmë shekulli me lahutën shqiptare

28 Dhjetor, 2025
tek Aktualitet, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Lahuta shqiptare është bërë pasuri botërore e UNESCO-s, pasi është shpallur zyrtarisht pasuri e trashëgimisë kulturore jomateriale për mbrojtje urgjente.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Lahuta është vegël muzikore e përbërë nga një kasë druri, e mbuluar përsipër me lëkurë e me bisht të gjatë, që ka vetëm një fill ose vetëm një tel dhe që i bien me hark të përkulur për të përcjellë këngët.

Ky instrument i traditës shqiptare ka qenë ndër shekuj pjesë e ceremonive, festave dhe traditave në zonat veriore të Shqipërisë, në Kosovë dhe në disa zona ku jetojnë shqiptarët në Mal të Zi.

Lexo edhe:

Për cilat shenja të Horoskopit, janari sjell pasuri dhe bollëk

Baronesha italiane i la 5 milionë euro, shqiptarja padit gazetarët e ‘La Vita in Diretta”: Më quajtën djallëzore!

Në Shqipëri, mjeshtrit e prodhimit të lahutës janë të paktë, ku njëri prej tyre është edhe 70-vjeçari Gjelosh Alia, që prej disa dekadash punon në punishten e tij në Tiranë.

Ish-mësuesi i gjuhës dhe letërsisë shqipe, përveç profesionit të tij si mësues ka punuar edhe si artizan, duke prodhuar për gjysmëshekulli vegla muzikore popullore, si lahutën, çiftelinë, sharkinë dhe laurinë.

Lahuta është bërë pjesë e pandashme e jetës së artizanit shqiptar

Për Anadolu, Alia tregon se për 50 vjet merret me prodhimin e veglave muzikore popullore, përfshirë edhe lahutën dhe thekson se lahuta është bërë pjesë e pandashme e jetës së tij.

“Nga pasioni, dëshira, kam filluar me çiftelinë, por edhe me lahutën. Këtë(zanat) jam munduar ta mbaj gjallë vazhdimisht. E kam pas në qendër të vëmendjes gjithmonë dhe jam ndier shumë mirë, sidomos kohëve të fundit që dola në pension. Jam i kënaqur që punoj, i prodhoj, luaj me to dhe janë bërë pjesë e jetës time”, shprehet ai.

Artizani shqiptar tregon se lahuta futet tek instrumentet kordofone, me tela, por ka veçoritë dhe karakteristika të veçanta, ndryshe nga kordofonet e tjera, nga çiftelia dhe shkarkia, duke filluar që nga zgjedhja e drurit.

“Lahuta është një himn që e ka shoqëruar popullin shqiptar brez pas brezi”

Alia tregon se për prodhimin e lahutës preferon të përdorë së pari drurin e manit, pastaj arrën dhe qershinë, duke i konsideruar më të mirët për prodhimin e kësaj vegle muzikore popullore.

“Karakteristikë është dekoracioni që është koka e dhisë, është një simbolizim i qëndresës dhe i forcës. Për mua lahuta është një himn që e ka shoqëruar popullin tonë(shqiptar) brez pas brezi dhe e ka frymëzuar. Zëri(tingulli) lahutës të frymëzon shumë, ai vjen nga thellësia e zemrës”, shprehet ai.

Teksa mban një qeleshe në kokë, Alia vazhdon punën në punishten e tij për të prodhuar vegla muzikore sipas metodës tradicionale, ndërsa ai ka në punim e sipër edhe disa lahuta.

“Ka 50 vjet që merrem me prodhimin e veglave muzikore popullore, por lahuta për mua është e veçantë, sepse ajo të bën direkt për vete. Lahuta është bërë pjesë e pandashme e jetës time. Gjatë jetës time kam prodhuar qindra lahuta, tani së fundmi kam në dorë disa prej tyre”, tregon Alia.

Lahuta në UNESCO

Më 9 dhjetor 2025, autoritetet shqiptare konfirmuan se lahuta shqiptare është bërë pjesë e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s, për mbrojtje urgjente.

Zyrtarizimi i kësaj nisme të Shqipërisë është konsideruar si një nga sukseset më domethënëse për identitetin kulturor shqiptar.

Institucionet shqiptare kanë konfirmuar se arti i të luajturit, të kënduarit dhe bërjes së lahutës është shpallur zyrtarisht pjesë e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s, duke u përfshirë në listën e elementeve që kërkojnë mbrojtje të menjëhershme.

Akademia e Shkencave e Shqipërisë, e vlerëson lahutën si një nga thesaret më të çmuara të identitetit kulturor shqiptar dhe sipas këtij institucioni u përfshi në UNESCO, pas një procesi të gjatë kërkimor, të udhëhequr nga një grup studiuesish të njohur shqiptarë.

Për Shqipërinë, përfshirja e lahutës në këtë listë ndërkombëtare jo vetëm e ngre këtë traditë në vëmendjen globale, por edhe thekson nevojën për ruajtjen e saj të menjëhershme, “për të siguruar vazhdimësinë e një simboli të rrallë të identitetit shqiptar”./TrtWorld

Nga Kategoria

Ekstra

Për cilat shenja të Horoskopit, janari sjell pasuri dhe bollëk

28 Dhjetor, 2025
Kryesore

Baronesha italiane i la 5 milionë euro, shqiptarja padit gazetarët e ‘La Vita in Diretta”: Më quajtën djallëzore!

28 Dhjetor, 2025
Kosova

Numërohen 81% e kutive të votimit në Kosovë, renditja e partive politike

28 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Kosovarët nisin procesin e votimit në zgjedhjet parlamentare pas muajsh trazirash politike. Analistët thonë se partia e kryeministrit në detyrë Albin Kurti do të fitojë, por pa një shumicë, duke e bërë pakicat etnike vendimtare për zgjidhjen e ngërçit.

28 Dhjetor, 2025

Ylli i Man Utd-t pritet të kërkojë largimin në janar, megjithë përpjekjet të Ruben Amorimit për të bllokuar kalimin në Serie A.

28 Dhjetor, 2025

Qyteti polak Elbląg shpallet në alarm për përmbytje pas rritjes së niveleve të ujit në lumë Një alarm për përmbytje është shpallur në Elbląg pasi niveli i ujit në lumin Elbląg kaloi pragun e paralajmërimit prej 590 cm dhe vazhdon të rritet. Ky vendim u mor nga kreu i qytetit, Michał Missan, në natën e së shtunës.

28 Dhjetor, 2025

Për cilat shenja të Horoskopit, janari sjell pasuri dhe bollëk

28 Dhjetor, 2025

Baronesha italiane i la 5 milionë euro, shqiptarja padit gazetarët e ‘La Vita in Diretta”: Më quajtën djallëzore!

28 Dhjetor, 2025

Numërohen 81% e kutive të votimit në Kosovë, renditja e partive politike

28 Dhjetor, 2025

Prioritetet e Chelsea për transferimet e janarit zbulohen ndërsa Blutë kërkojnë të afroheshin me liderët e Premier League.

28 Dhjetor, 2025

Dalin exit Poll-et e para në Kosovë: LVV kalon mbi 45%, PDK e LDK renditen pas saj

28 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.