• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 1 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Donald Trump: SHBA do të mbajë ose shesë naftën e sekuestruar nga Venezuela

23 Dhjetor, 2025
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se Shtetet e Bashkuara do të mbajnë ose mund të shesin naftën e sekuestruar nga cisternat që janë kapur pranë bregdetit të Venezuelës, si dhe vetë anijet.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Gjatë një konference për gazetarët në Florida, Trump tha: “Do ta mbajmë. Ndoshta do ta shesim, ndoshta do ta mbajmë. Ndoshta do ta përdorim për Rezervat Strategjike. Po i mbajmë edhe anijet”.

Sekuestrimet janë pjesë e presionit të vazhdueshëm të Washington-it ndaj udhëheqësit venezuelas, Nicolás Maduro, për t’u larguar nga pushteti. Administrata amerikane akuzon Venezuelën se përdor të ardhurat nga nafta për të financuar krimin e lidhur me drogën, ndërsa Caracasi i ka dënuar veprimet si “pirateri”.

Lexo edhe:

Rusia paralajmëron NATO-n për armët bërthamore, tensionet rriten në Baltik

Zelenskiy viziton vijën e frontit: Forcat ukrainase kanë bërë përparime

Në këtë muaj, Ushtria amerikane ka sekuestruar dy cisterna nafte, përfshirë një të shtunën e kaluar dhe aktualisht ndjek një të tretë, të përshkruar si pjesë e flotës “të errët” të Venezuelës, e cila përdoret për të shmangur sanksionet amerikane.

Trump paralajmëroi gjithashtu se sulmet ushtarake do të vazhdojnë edhe në tokë, duke theksuar: “Nëse ata do të tentojnë të hyjnë në territor, do të kenë probleme të mëdha. Do të shkatërrohen, sepse nuk duam që njerëzit tanë të helmohen”.

Nga ana e tij, Maduro iu përgjigj duke thënë se Trump “do të ishte më mirë të merrej me problemet e ekonomisë dhe shoqërisë së vendit të tij dhe se bota do të ishte më mirë nëse fokusohej në çështjet e brendshme të SHBA-ve”.

Qeveria amerikane ka dyfishuar shpërblimin për informacion që çon në kapjen e Maduron, duke e akuzuar atë si “një nga trafikantët më të mëdhenj të drogës në botë”. Trump ka shpallur qeverinë e Maduron si organizatë terroriste të huaj (FTO) dhe javën e kaluar urdhëroi një “bllokadë” për tankerët e naftës së sanksionuar që hyjnë ose dalin nga Venezuela.

Masat e fundit kanë shkaktuar zemërim të madh në Venezuelë dhe Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë një seancë emergjente për të diskutuar agresionin e SHBA-ve, sipas kërkesës së Qeverisë së Venezuelës.

Në sfond, SHBA-të kanë rritur praninë ushtarake në Paqësor dhe Karaibe, ndërkohë që sulmet ndaj anijeve të dyshuara për trafikun e drogës kanë shkaktuar vdekjen e rreth 100 personave, pa prova publike që ato anije po transportonin drogë.

Ky zhvillim intensifikon tensionet ndërmjet SHBA-ve dhe Venezuelës, duke shënuar një nga momentet më të ndjeshme në marrëdhëniet mes dy vendeve në dekadat e fundit.

Nga Kategoria

Bota

Rusia paralajmëron NATO-n për armët bërthamore, tensionet rriten në Baltik

30 Shtator, 2026
Bota

Zelenskiy viziton vijën e frontit: Forcat ukrainase kanë bërë përparime

30 Shtator, 2026
Bota

Sulmi i dështuar në bazën britanike, dyshime për përfshirjen e Iranit

30 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Motra e Cristiano Ronaldos reagon ashpër pas largimit të tij nga Portugalia: “Meritojmë të kthehemi në mediokritet”

1 Tetor, 2026

Cristiano Ronaldo largohet nga kombëtarja e Portugalisë: “Në momentin e duhur do të tregoj të vërtetën”

30 Shtator, 2026

Si u tradhtua Erion Veliaj nga të gjithë miqtë e tij

30 Shtator, 2026

Shpërndarja e materialeve intime, Policia e Tiranës nis hetimin

30 Shtator, 2026

Rusia paralajmëron NATO-n për armët bërthamore, tensionet rriten në Baltik

30 Shtator, 2026

Zelenskiy viziton vijën e frontit: Forcat ukrainase kanë bërë përparime

30 Shtator, 2026

Përfundon pas më shumë se 4 orësh protesta e 123 në Tiranë

30 Shtator, 2026

Sulmi i dështuar në bazën britanike, dyshime për përfshirjen e Iranit

30 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.