• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 23 Prill, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

“Tirana, mollë e ndaluar për veriun”/ Tarifa e kalimit në Milot-Balldren do të jetë 4 EURO për automjet në vetëm 17 kilometra rrugë!

20 Dhjetor, 2024
tek Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Infrastrukturës shpalli një ditë më parë garën për të dhënë me koncesion ndërtimin e autostradës Milot-Balldre.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ky segment është pjesë e të ashtuquajturit Korridori Adriatiko-Jonian ose siç njihet ndryshe Korridori Blu, të cilin qeveria ka vendosur që ta ndërtojë të gjithin me koncesion.

Deri tani qeveria shqiptare ka tenderuar 3 segmente të këtij Korridori.

Lexo edhe:

“S’ke turp”, Boçi përplaset me Peleshin në Kuvend, përjashtohet nga seanca

Shantazhuan biznesmenin me 200 mijë euro gjobë, lihen në burg 2 shqiptarët dhe greku

I pari, që është realizuar tashmë është autostrada Thumanë-Kashar, ndërsa dy segmente të tjera nga Kashari deri në Fier janë tenderuar, por ndonëse janë shpallur dhe fituesit prej gati dy vitesh tashmë, kontratat nuk janë nënshkruar.

Milot-Balldre është segmenti i katërt koncesionar. Ai ka një gjatësi 17 kilometër të gjatë dhe do të kushtojë 182.5 milionë euro për vetëm si kosto ndërtimi.

Nëse përfshihen dhe kostot e projektimit, ato të mirëmbajtjes dhe të operimit, investimi i privatit është parashikuar 365 milionë euro për të gjithë periudhën 35 vjeçare të koncesionit.

Por çfarë do të paguajnë qytetarët shqiptarë për këtë rrugë?

Sipas dokumentave të tenderit, qeveria ka vendosur se tarifa referencë e kalimit në segmentin Milot Balldre do të jetë 0.12 euro për çdo kilometër.

Kjo do të thotë se për 17 kilometrat e rrugës automjetet e thjeshta do të paguajnë 4.1 euro për çdo kalim.

"Tirana, mollë e ndaluar për veriun"/ Tarifa e kalimit

Kjo e bën këtë aks një nga më të shtrenjtët në Europë, ndërkohë që edhe në vendet e zhvilluara të Bashkimit Europian, tarifat e kalimit janë 0.07 euro për kilometër ose gati dy herë më lirë.

Tirana, mollë e ndaluar për veriun

Me këto kosto kalimi, veriu i Shqipërisë praktikisht izolohet për të lëvizur drejt Tiranës. Nëse një qytetar i Shkodrës do të udhëtojë drejt Jugut, atij do t’i duhet të paguajë të paktën 7.5 euro për të ardhur deri në Tiranë, një shifër që del nga tarifa e kalimit nga Balldreni në Milot prej 4 euro dhe më pas nga Milot në Kashar prej 3.3 euro të tjera me gjithë TVSH.

Por kjo shifër nuk përfshin koston e segmentit tjetër nga Balldreni në Shkodër. Sipas qeverisë edhe ky segment do të jepet me koncesion. Dhe nëse kostot e kalimit do të jenë të përafërta me segmentet e tjera, atëherë fatura e udhëtimit nga Shkodra në Tiranë do të jetë rreth 12 euro vetëm në një drejtim. Ndërsa vajtje ardhje do të kushtojë gati 25 euro. Më lirë kushtojnë avionët e Çetit për Londër, Firence dhe Sevilje. 

Kjo kosto praktikisht e bën kryeqytetin një mollë të ndaluar për qytetarët e veriut. Ndërsa jugu i vendit do të jetë pa diskutim më i shtrenjtë se sa udhëtimi jashtë shtetit.  

Milot Balldre është një rrugë, e cila nuk ka tunele dhe as vepra të jashtëzakonshme arti, të cilat rrisin koston.

Por problemi i tarifave të rënda të kalimit nis që me fryrjen artificiale të kostove të ndërtimit, mirëmbajtjes dhe operimit nga koncesionari privat.

Mbi këto shtohet kostoja e kapitalit dhe sigurisht edhe fitimi i koncesionarit privat në të gjithë periudhën 35 vjeçare të koncesionit.

Sipas të dhënave në dokumentat e tenderit për Milot Balldre parashikohet që privati të ketë një kosto prej 365 milionë eurosh pa tvsh.

Por kjo shifër nuk përfshin koston e kapitalit dhe fitimin e tij. Nëse i shton edhe këto dy zëra atëherë vlera që do të paguajnë qytetarët shqiptarë në 35 vite për të kaluar në këtë rrugë tejkalon 1 miliardë euro./Kapital

Tags: milot balldrentarifatirana

Nga Kategoria

Aktualitet

“S’ke turp”, Boçi përplaset me Peleshin në Kuvend, përjashtohet nga seanca

23 Prill, 2026
Lajme

Shantazhuan biznesmenin me 200 mijë euro gjobë, lihen në burg 2 shqiptarët dhe greku

23 Prill, 2026
Aktualitet

“Nuk dua asnjë zyrtar të marrë pjesë në ceremoninë mortore”, publikohet letra e fundit e akademikut Rexhep Qosja

23 Prill, 2026

Na ndiqni

Të fundit

“Ora po ecën për Iranin”, Trump: Kam gjithë kohën e botës për të arritur një marrëveshje

23 Prill, 2026

Konflikti në Lindjen e Mesme, Papa: Nuk mund të jem në favor të luftës

23 Prill, 2026

“Më dhemb më shumë sesa mund ta shpjegoj”, Lamine Yamal dërgon mesazh emocional pas dëmtimit që i mbylli sezonin

23 Prill, 2026

Këto 3 shenja të zodiakut do kenë përfitime të mëdha, pas një periudhe jo të mirë

23 Prill, 2026

“S’ke turp”, Boçi përplaset me Peleshin në Kuvend, përjashtohet nga seanca

23 Prill, 2026

Jehonë skandali te Roma, Ranieri pranë largimit pas përplasjes me Gasperinin

23 Prill, 2026

BE miraton zyrtarisht kredinë 90 miliardë euro për Ukrainën

23 Prill, 2026

Italia në Botëror? FIFA e hedh poshtë idenë për zëvendësimin e Iranit

23 Prill, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.