Në blogun e tij për Betway, Thierry Henry është pyetur nëse është impresionuar nga performances e Leandro Trossard këtë sezon. Ai ka përgjigjur duke thënë: “Po dhe jo, sepse e di çfarë ai mund të bëjë. E kam parë në stërvitje me ekipin përfaqësues dhe diçka të tillë kam parë edhe kur ishte te Genk. Ai pati një sezon të shkëlqyer që e çoi te Brighton, prandaj nuk jam i habitur, sepse e dija që ai kishte potencial. E kishte të vështirë të luante në disa raste gjatë kohës sime me Belgjikën, sidomos për shkak të Eden Hazard që ishte para tij. Kjo është një situatë e vështirë. Nëse shihni golat e tij në Belgjikë, kur ai sheh portën dhe i jepni mundësinë të godasë, e ka të sigurt. Aftësia e tij për të përfunduar ka qenë diçka mbi të cilën ai ka punuar qysh në fillim, dhe mund ta bëjë këtë me të dyja këmbët.
Më pëlqen mënyra se si ai manovron topin, dhe që nga ditët e tij në Brighton, ai ka shtuar intensitetin për t’u përshtatur në Premier League. Ai është mjaft inteligjent për të kuptuar se gjithçka fillon nga ana e djathtw për Arsenal, sepse Bukayo Saka është atje, prandaj ndonjëherë duhet të jetë në postin e prapmë për të përfunduar. Ai nuk është ai lloj anësori që qëndron lart dhe larg, kur gjithçka ndodh nga ana tjetër. Ai futet brenda dhe shënon golat të cilat unë i kujtoj që i ka shënuar Freddie Ljungberg. Ne zakonisht ndërtoshim nga nga e majta në kohën time, dhe përfundonim me Freddie duke bërë një ndryshim brenda, ose duke shënuar një gol të lehtë në postin e prapmë. Trossard e ka këtë kuptim se çfarë duhet të bëjë për ekipin në momentin e duhur.”
Henry jep një pasqyrë interesante mbi Trossard, duke theksuar përmirësimet dhe adaptimin e tij në Premier League, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit me lojtarë të tjerë në skuadër.










