• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 9 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Ekonomi

Banka e Shqipërisë e mban normën bazë të interesit në 2.75%

18 Dhjetor, 2024
tek Ekonomi
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mbajti sot të pandryshuar normën bazë të interesit në 2.75%. Në fjalën e tij pas mbledhjes së sotme, Guvernatori, Gent Sejko, tha se ekonomia shqiptare ka pasur një ecuri pozitive në gjysmën e dytë të vitit. Aktiviteti ekonomik ka vijuar të rritet, inflacioni mbetet i ulët dhe nën kontroll, tregjet financiare shfaqen relativisht të qeta, ndërsa ritmet e rritjes së kredisë janë të larta.Në tërësi, sipas tij, rritja ekonomike e gjysmës së dytë të vitit vlerësohet të ketë ruajtur tipare të ngjashme – si nga këndvështrimi sektorial dhe nga ai i kërkesës agregate – me ato të gjashtëmujorit të parë. Kjo rritje vlerësohet të jetë ushqyer nga zgjerimi i konsumit, i investimeve dhe i eksportit të shërbimeve, dhe të jetë pasqyruar në zgjerim të aktivitetit në sektorin e shërbimeve dhe të industrisë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Zgjerimi i kërkesës për mallra e shërbime ka vijuar të pasqyrohet në rritje të pagave e të punësimit. Sipas të dhënave të INSTAT-it, pagat mesatare në sektorin privat u rritën me 5.4% gjatë tremujorit të tretë, duke shënuar një ngadalësim të lehtë krahasuar me tremujorin paraardhës. Ky ngadalësim tregon një lehtësim të presioneve në tregun e punës dhe është premisë për një ecuri më të qëndrueshme të çmimeve dhe të inflacionit në të ardhmen.Në aspektin makroekonomik, rritja ekonomike vijon të mbështetet nga rritja e të ardhurave të disponueshme, bilancet e shëndetshme financiare të bizneseve dhe familjeve, kushtet e favorshme financiare, si dhe optimizmi për të ardhmen. Kjo bazë e gjerë faktorësh sugjeron vijimin e trendeve pozitive edhe në të ardhmen,” tha Sejko.Duke komentuar qëndrueshmërinë e inflacionit pranë nivelit të 2%, Guvernatori tha se ecuria e inflacionit gjatë vitit 2024 ka pasqyruar reduktimin e shpejtë të inflacionit të importuar, normalizimin gradual të pritjeve për rritjen e çmimeve nga agjentët ekonomikë, si dhe nivelet relativisht të qëndrueshme të inflacionit të brendshëm. Në një këndvështrim më të detajuar, rënia e inflacionit të importuar gjatë tremujorit të parë dhe nivelet e ulëta të tij gjatë pjesës së mbetur të vitit janë diktuar nga ecuria e ngjashme e këtij treguesi në partnerët tanë tregtarë, nga çmimet e ulëta të artikujve bazë në tregjet botërore, si dhe nga forcimi i mëtejshëm i kursit të këmbimit. Nga ana tjetër, nivelet relativisht të qëndrueshme të inflacionit të gjeneruar brenda ekonomisë sonë kanë pasqyruar kërkesën e lartë për mallra e shërbime dhe rritjen e shpejtë të pagave dhe të kostove të prodhimit.Sejko tha se tregu financiar ka pasqyruar sinjalet e politikës monetare, duke shfaqur prime të ulëta rreziku dhe norma të favorshme interesi. Lehtësimi i politikës monetare ka ndikuar të gjitha segmentet e tregut, duke ulur kostot e financimit për qeverinë, familjet dhe bizneset shqiptare. Përveç politikës monetare, kushtet e favorshme të financimit tregojnë gjithashtu edhe përqasjen pozitive të sektorit bankar ndaj kreditimit. Kjo qasje është nxitur nga likuiditeti i bollshëm, rreziku i ulët i kredisë, dhe klima pozitive e besimit në ekonomi.

Mjedisi akomodues financiar dhe kërkesa e qëndrueshme nga familjet dhe bizneset kanë gjeneruar një rritje dinamike të kredisë gjatë vitit 2024. Në muajin tetor, kredia për sektorin privat shënoi një rritje prej 15.4%. Zhvillimet në kreditim vijojnë të shfaqin disa tipare pozitive. Së pari, rritja e kredisë është me bazë të gjerë, duke mbuluar nevojat për financim si të familjeve dhe të bizneseve. Së dyti, kredia në Lekë po rritet me ritëm më të shpejtë se kredia në valutë, duke zgjeruar peshën e portofolit të Lekut në totalin e kredisë. Kjo tendencë rrit efektivitetin e politikës monetare dhe zbut rreziqet për stabilitetin financiar. Së treti, cilësia e kredisë mbetet e mirë, sikurse ilustrohet nga raporti i kredisë me probleme ndaj totalit, i cili qëndron në nivelet më të ulëta që nga viti 2008,” tha Guvernatori.Në përditësimin e pritjeve për të ardhmen, Këshilli Mbikëqyrës vlerëson se ato nuk kanë pësuar ndryshime të mëdha në tremujorin e fundit 2024. Në skenarin bazë, Banka e Shqipërisë pret një rritje të mëtejshme, të qëndrueshme e të vazhdueshme të aktivitetit ekonomik, të shoqëruar me rritje të punësimit e të pagave. Ritmi i rritjes ekonomike pritet të luhatet pranë potencialit në horizontin afatmesëm, duke mundësuar një shfrytëzim të plotë të kapaciteteve prodhuese dhe një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.Këshilli Mbikëqyrës gjykon se kushtet monetare aktuale janë të përshtatshme për kthimin e inflacionit në objektiv gjatë viti të ardhshëm dhe ofrojnë një premisë të mirë për respektimin e inflacionit në horizontin afatmesëm./ Monitor

Lexo edhe:

Zhvlerësimi i euros ul çmimet e ushqimeve të importit, por i shtrenjtojnë tregtarët

Jemi vendi me nivelin më të lartë të parasë cash në Europë, Shqipëria nis transformimin financiar: Ja masat

Nga Kategoria

Aktualitet

Zhvlerësimi i euros ul çmimet e ushqimeve të importit, por i shtrenjtojnë tregtarët

7 Dhjetor, 2025
Ekonomi

Jemi vendi me nivelin më të lartë të parasë cash në Europë, Shqipëria nis transformimin financiar: Ja masat

6 Dhjetor, 2025
Aktualitet

Parisi i jep dritën jeshile Becchetti-t: Shqipëria humb përfundimisht betejën për gjobën 110 milionë euro

6 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Paqja Fiskale, Berisha: Mbështetja e fortë publike që Rama u ofron grupeve të drogës.

Paqja Fiskale, Berisha: Mbështetja e fortë publike që Rama u ofron grupeve të drogës.

9 Dhjetor, 2025
Dosja ‘Gërdeci’/ Gjyqi për Mediun vonohet, publikohet data e seancës tjetër

Dosja ‘Gërdeci’/ Gjyqi për Mediun vonohet, publikohet data e seancës tjetër

9 Dhjetor, 2025
Dy orë të shtrenjta konfiskohen nga policia në valixhen e një udhëtari në Aeroportin e Prishtinës.

Dy orë të shtrenjta konfiskohen nga policia në valixhen e një udhëtari në Aeroportin e Prishtinës.

9 Dhjetor, 2025
Pas petkave të ankesës fshihet një presion" / Rama reagon ndaj Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve: Këtë e mendoni gabim nëse mendoni se do të heshtni.

Pas petkave të ankesës fshihet një presion” / Rama reagon ndaj Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve: Këtë e mendoni gabim nëse mendoni se do të heshtni.

9 Dhjetor, 2025
Banda shqiptare e vrasësve me pagesë në Greqi shpallet e shkatërruar, kush është lideri i njohur për brutalitetin e tij dhe rrezikshmërinë?

Banda shqiptare e vrasësve me pagesë në Greqi shpallet e shkatërruar, kush është lideri i njohur për brutalitetin e tij dhe rrezikshmërinë?

9 Dhjetor, 2025
EMRI/ I kërkuari 35-vjeçar, pjesë e grupit kriminal dhe i dënuar nga GJKKO, kapet në Krujë

EMRI/ I kërkuari 35-vjeçar, pjesë e grupit kriminal dhe i dënuar nga GJKKO, kapet në Krujë

9 Dhjetor, 2025
Supremja përjashton si të pabazë ankesën ndaj emërimit të Elza Bajrami-Kastratit në KPK

Supremja përjashton si të pabazë ankesën ndaj emërimit të Elza Bajrami-Kastratit në KPK

9 Dhjetor, 2025
Aksident tragjik në rrugën Korçë–Bilisht, një humbje jetësh.

Aksident tragjik në rrugën Korçë–Bilisht, një humbje jetësh.

9 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.