• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 25 Qershor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Ekonomi

Eurostat: Ushqimet në Shqipëri, në nivelin e BE

16 Dhjetor, 2025
tek Ekonomi
Share on FacebookShare on Twitter

Në vitin 2024, çmimet e ushqimeve në Shqipëri rezultojnë shumë pranë mesatares së Bashkimit Evropian, duke e pozicionuar vendin në një zonë të ndërmjetme mes Ballkanit Perëndimor dhe tregut europian.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sipas të dhënave krahasuese ku mesatarja e BE-së është vendosur në nivelin 100, Shqipëria regjistron një indeks prej 98.7, vetëm 1.3 për qind më poshtë se mesatarja europiane. Ky nivel e vendos vendin dukshëm mbi fqinjët rajonalë jo-anëtarë të BE-së, ndërsa njëkohësisht mbetet më i ulët se çmimet e ushqimeve në disa ekonomi të mëdha të Unionit.

Krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria shfaq çmime më të larta të ushqimeve. Serbia renditet me një indeks prej 95.7, ndërsa Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina ndodhen ndjeshëm më poshtë, përkatësisht në 82.6 dhe 82.5. Diferenca bëhet edhe më e thellë me Maqedoninë e Veriut, e cila ka një indeks prej vetëm 73.0, duke reflektuar një kosto ushqimore shumë më të ulët se ajo shqiptare. Edhe Turqia, e përfshirë shpesh në analizat rajonale, paraqet çmime më të ulëta me një indeks 75.7.

Lexo edhe:

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Nafta dhe ekonomia e dobët ‘fundosin’ euron

Në krahun tjetër, Shqipëria afrohet shumë me disa vende anëtare të BE-së në rajon. Sllovenia regjistron një indeks prej 99.3, praktikisht në të njëjtin nivel, ndërsa Kroacia e ka kaluar lehtë mesataren europiane me 100.5. Greqia dhe Italia shfaqen dukshëm më të shtrenjta, me indekse përkatësisht 105.1 dhe 104.0, por hendeku me Shqipërinë mbetet relativisht i ngushtë në raport me diferencat e mëdha të të ardhurave mes këtyre vendeve.

Ky pozicionim tregon se Shqipëria po përjeton një proces të shpejtë konvergjence të çmimeve të ushqimeve me Bashkimin Evropian, më të shpejtë se ritmi i afrimit të të ardhurave. Si pasojë, ndonëse në terma statistikorë çmimet janë pak nën mesataren e BE-së, pesha reale e ushqimeve në buxhetin familjar mbetet më e rëndë krahasuar me shumicën e vendeve të Unionit.

Në raport me Ballkanin Perëndimor, Shqipëria renditet ndër vendet me koston më të lartë të ushqimit, duke reflektuar jo vetëm presione inflacioniste, por edhe struktura tregu dhe zinxhirë furnizimi që ende nuk arrijnë të ofrojnë avantazhe të krahasueshme me fqinjët rajonalë.

Në këtë kontekst, të dhënat nënvizojnë se sfida kryesore për ekonominë shqiptare nuk lidhet vetëm me nivelin absolut të çmimeve, por me raportin e tyre ndaj fuqisë blerëse. Ndërsa vendi afrohet gjithnjë e më shumë me standardet e çmimeve të BE-së, hendeku i të ardhurave vazhdon të mbetet i gjerë, duke e bërë koston e ushqimit një nga faktorët kryesorë të presionit mbi mirëqenien e familjeve shqiptare./Ekofin

Nga Kategoria

Ekonomi

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

24 Qershor, 2026
Ekonomi

Nafta dhe ekonomia e dobët ‘fundosin’ euron

24 Qershor, 2026
Close-up aerial image of a seated older woman's hand holding coins in her palm while holding a purse in her other hand.
Aktualitet

Një rrogë s’mjafton, shpenzimet e një individi sa 112% e pagës, e dyta më e lartë në Europë

23 Qershor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

“Mos e çoni ndërmend dorëheqjen”, Rama publikon mesazhin e emigrantit: Po na bëni të ëndërrojmë kthimin në Shqipëri

25 Qershor, 2026

Tërmete të fuqishme trondisin Venezuelën, autoritetet dyshojnë për mijëra viktima. Shpallet gjendja e jashtëzakonshme

25 Qershor, 2026

Brazili kalon si kryesues i Grupit C, Maroku ndjek nga vendi i dytë

25 Qershor, 2026

Zvicra kalon më tej si kryesuese e Grupit B, Bosnja mban gjallë shpresat pas fitores ndaj Katarit

25 Qershor, 2026

Stuhia ‘paralizon’ qytetin e Korçës, vështirësi në qarkullimin e automjeteve

24 Qershor, 2026

Po mblidhnin jonxhë në arë, si vrau vëllai të vëllanë në Kavajë

24 Qershor, 2026

E rëndë në Kavajë, vëllai vret vëllanë me thikë

24 Qershor, 2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

24 Qershor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.