• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 28 Korrik, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Kapen 215 kg marijuanë në Janinë, shqiptarja përplaset me policinë, u dëmton automjetet

16 Dhjetor, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Një sasi e madhe marijuane, 215 kilogramë, është sekuestruar nga policia greke në zonën e Janinës, duke goditur një rrjet trafiku që dyshohet se kishte hyrë në Greqi nga kufiri i gjelbër.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në pranga kanë rënë tre shtetas shqiptarë, mes tyre edhe një grua, e cila drejtonte automjetin e ngarkuar me drogë. Ata akuzohen për trafik narkotikësh, dhunë ndaj punonjësve të policisë, drejtim të rrezikshëm mjeti, dëmtim të pronës dhe shkelje të ligjit për të huajt.

Ngjarja ndodhi në aksin Janinë–Kozan, ku policia pikasi një automjet të dyshimtë, e shoqëruar nga një mjet tjetër që shërbente si eskortë. Shoferja nuk iu bind urdhrit për ndalim dhe tentoi t’i shpëtonte kontrollit, duke përshkuar një distancë të gjatë në zona të Grevenës. Gjatë ndjekjes, ajo përplasi qëllimisht dy herë automjetet e policisë, duke u shkaktuar dëme.

Lexo edhe:

Dita e 59-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Beteja me flakët në Spanjë vazhdon, helikopterët dhe avionët nuk i ndalin përpjekjet

Ndjekja përfundoi në Vovousa të Janinës, ku mjeti u ndalua nga efektivët e Departamentit të Narkotikëve dhe njësitë O.P.K.E. Brenda makinës u gjetën 118 pako marijuanë, me peshë totale 215 kg. Në automjet ndodhej edhe djali 2.5-vjeçar i shqiptares.

Policia sekuestroi gjithashtu makinën, targa greke që i përkisnin një automjeti tjetër, targat origjinale shqiptare të fshehura brenda, peshore metalike për drogën, 2.7 gram marijuanë dhe tre telefona celularë.

Ndërkohë, në Filippei të Grevenës u lokalizua dhe u arrestua automjeti eskortë, ku udhëtonin dy shqiptarët e tjerë. Nga kontrolli u sekuestruan 510 euro dhe dy telefona celularë.

Të tre të arrestuarit do të dalin përpara Prokurorisë së Shkallës së Parë të Janinës, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrjetit të trafikut.

Prej shtatorit, policia greke ka sekuestruar rreth 700 kg marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria. Rastet janë evidentuar në Igumenicë në rrugë tokësore e detare si dhe në Janinë, Selanik e Kostur.

Nga Kategoria

Aktualitet

Dita e 59-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

28 Korrik, 2026
Bota

Beteja me flakët në Spanjë vazhdon, helikopterët dhe avionët nuk i ndalin përpjekjet

28 Korrik, 2026
Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Fier-Shegan, tre të plagosur

28 Korrik, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Dita e 59-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

28 Korrik, 2026

Kupa e Botës nxit turizmin, Norvegjia përfiton nga Haaland dhe trendi viral i Vikingëve

28 Korrik, 2026

Beteja me flakët në Spanjë vazhdon, helikopterët dhe avionët nuk i ndalin përpjekjet

28 Korrik, 2026

Aksident i rëndë në aksin Fier-Shegan, tre të plagosur

28 Korrik, 2026

Nga prodhimi i raketave ‘Patriot’ te forcimi i mbrotjes së Ukrainës, zbardhen diskutimet mes Trump dhe Zelensky

28 Korrik, 2026

Zjarr në një fermë blegtorie në Patos, dëme materiale dhe humbje në bagëti

28 Korrik, 2026

U kap me kokainë gati për shitje, arrestohet shqiptari në Rimini

28 Korrik, 2026

U aksidentua në Portin e Durrësit! Vdes 62-vjeçari nga Kosova (EMRI)

28 Korrik, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.