• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 23 Korrik, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Sporti

Florentino ndez “luftën” për Negreira: “Skandali më i madh në histori, duam drejtësi!”

15 Dhjetor, 2025
tek Sporti
Share on FacebookShare on Twitter

Florentino Pérez e ktheu fjalimin tradicional të fundvitit me median në një apel të fortë për “drejtësi”, duke e vendosur sërish në qendër çështjen “Negreira” dhe duke goditur mënyrën si, sipas tij, po menaxhohet arbitrazhi në Spanjë. Presidenti i Real Madridit tha se është “e pakuptueshme” që institucionet e futbollit e kanë lënë klubin “të vetëm në këtë betejë”, ndërsa kërkoi që të mos mbyllet sytë ndaj asaj që e quajti “skandali më i madh në historinë e futbollit”.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Pérez ngriti akuza të drejtpërdrejta ndaj Federatës dhe LaLigës për mungesë veprimi, duke theksuar se detyra e tyre është të mbrojnë integritetin e garës dhe të mos duken si “bashkëfajtorë” në një çështje kaq të rëndë. Në fokus të deklaratës së tij ishte fakti se, sipas informacioneve të bëra publike, janë paguar mbi 8 milionë euro për raporte teknike mbi arbitrat — “raportet më të shtrenjta në botë” — por, sipas tij, “trajnerët nuk i morën kurrë”, madje disa prej tyre kanë deklaruar se as nuk e dinin që ekzistonin.

Në Bernabéu, sipas Florentinos, bindja është e qartë: Real Madridi ndihet i dëmtuar dhe do ta çojë presionin deri në fund. Ai njoftoi se klubi po përgatit një dosje që do t’i dërgohet FIFA-s, ku do të përfshihen elementë si video, lista arbitrarësh, raporte me shuma, statistika dhe materiale të tjera që, sipas Realit, provojnë se situata kërkon ndërhyrje të menjëhershme dhe ndryshim rrënjësor në strukturat e arbitrazhit spanjoll.

Lexo edhe:

FIFA publikon formacionin ideal të Kupës së Botës 2026, dominojnë kampionët e Spanjës

Goditje tjetër për Argjentinën në skandalin “AFA-Gate”, FBI sekuestron pajisje elektronike

Rasti i penalltisë ndaj Vinicius

Pjesë e sulmit të Florentinos ishte edhe episodi i fundit në Mendizorroza, ku Vinicius u rrëzua në zonë me rezultatin 1-2, por arbitri në fushë nuk akordoi penallti dhe as VAR-i nuk e thirri për rishikim. Trajneri Xabi Alonso reagoi me ironi, duke thënë se për të ishte “penallti e pastër” dhe se e habit fakti që nuk u shkua fare te VAR — “por… nuk jemi të surprizuar”.

Florentino e lidhi këtë klimë me tensionet e krijuara prej arbitrit González Fuertes (VAR në atë ndeshje), duke kujtuar deklaratat e mëparshme ku ai kishte folur për masa ndaj klubit pas polemikave me videot e Real Madrid TV. Presidenti shtoi se, sipas tij, këtë sezon po shihet një “politikë e re”: faullet ndaj Vinicius (kundër Alavés) dhe Rodrygo (kundër Gironës) “nuk po konsiderohen penallti”.

Në mbyllje, Pérez theksoi se Real Madridi nuk beson se është i vetmi klub i dëmtuar nga kjo situatë dhe la të kuptohet se pasojat mund të kenë prekur edhe klube të tjera, madje duke çuar deri te rëniet nga kategoria. Ai kujtoi gjithashtu se gjyqtari hetues e ka përshkruar çështjen si “korrupsion sistemik”, ndërsa kërkoi që viti 2026 të jetë momenti i “rigjenerimit” të futbollit spanjoll përmes vendosjes së drejtësisë.

Tags: Arbitrazhi në SpanjëFlorentino PerezNegreiraReal madrid

Nga Kategoria

Sporti

FIFA publikon formacionin ideal të Kupës së Botës 2026, dominojnë kampionët e Spanjës

23 Korrik, 2026
Bota

Goditje tjetër për Argjentinën në skandalin “AFA-Gate”, FBI sekuestron pajisje elektronike

22 Korrik, 2026
Sporti

Babai i Mac Allister zbulon çfarë u tha Messi shokëve në finalen e Botërorit

22 Korrik, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Ndalohet lundrimi për anijet turistike dhe ato të peshkimit në Sarandë

23 Korrik, 2026

Alarm për stuhi ditën e premte, Bashkia Vlorë del me njoftim: KUJDES! Qytetarët të mos qëndrojnë në vende të pasigurta

23 Korrik, 2026

Kuvendi voton vetëm me kartonët e PS-së, kalojnë rezolutat për SPAK-un dhe 4.3 milionë eurot e koncertit të Kanye West

23 Korrik, 2026

“Jep dorëheqjen”- Tensione në Kuvend, Bardhi tenton të lagë me ujë Ramën, Peleshi e përjashton!

23 Korrik, 2026

Vetëm në korrik 7 vjedhje/ I riu në Durrës bënte kërdinë me shtëpi e makina, si u kap nga policia

23 Korrik, 2026

Abuzoi seksualisht me 27-vjeçaren me probleme të shëndetit mendor, shpallet në kërkim 42-vjeçari në Lushnjë

23 Korrik, 2026

Betonieres nuk i mbajtën frenat? Pista kryesore e hetimit për aksidentin me dy të vdekur dhe një të plagosur në Tiranë

23 Korrik, 2026

“Ty pëllumbeshë të hëngri Lubia”, Berisha-Spiropalit: Erdhe si nuse këtu, harrove që ishte dita jote e fundit

23 Korrik, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.