• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 8 Qershor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Lajme

Deklarata e SHBA-së për Berishën, Basha: Asgjë e re! Po përpiqet të mashtrojë militantët, ndërkohë që ka aleancë me Ramën

17 Dhjetor, 2024
tek Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË – Lulzim Basha ishte sot i ftuar në ‘Studio Live’ nga ku komentoi reagimin e ambasadës amerikane, e cila refuzon çdo bashkëpunim me personat e sanksionuar “non grata”. Basha theksoi se kjo nuk është diçka e re, por një vazhdim i qëndrimeve të mëparshme ndaj Sali Berishës.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ai akuzoi Berishën për manipulimin e militantëve dhe përpjekjen për të mbajtur pushtetin përmes aleancave me Edi Ramën. Basha theksoi se Berisha ka hequr çdo shpresë për fitore dhe ka përfunduar me një bilanc negativ pasi  i përdor demokratët për interest e tij personale.

“Nuk ka asgjë të re. Ka të re vetëm për ata që vazhdojnë të manipulojnë, ose përpiqen të manipulojnë militantët për t’i mbajtur pas vetes, ndërkohë që vet Berisha e ka shprehur qartë se çfarë dëshiron të arrijë në këto zgjedhje. Kur ka hequr çdo shpresë për fitore, të paktën ka qenë i sinqertë kur ka thënë që “është ‘Makbethiane’ të fitosh me Edi ramën”. Dhe kur ka vendosur të kthehet në mburojën e Edi Ramës. Pra, për çdo demokrat që ka pasur ndonjë fije shpresë apo ka mbjtur veten me gajret se me të vërtetë ato që deklaroheshin nga zoti Berisha do të bëheshin të vërteta. Kjo shpresë nuk ekziston më” tha ai.

Lexo edhe:

Çfarë është shinrin-yoku që rekomandojnë mjekët japonezë për të rritur mirëqenien

Polici Edison Adri del nga rreziku për jetën, transferohet në të njëjtin pavion me atentatorin e tij Violand Braçellari

Basha thotë se Berisha po tenton të nënshtrojë sa më shumë demokratë ndaj kauzës së tij personale, ndërkohë që nga ana tjetër bashkëpunon me Ramën, qeveria e të cilit është më e inkriminuara në 34 vite. 

‘Dhe kjo deklaratë e SHBA nuk është më asgjë tjetër vetëm vijim i qëndrimeve. Ndërkoh që nuk duhet të harrojmë që përveç problemeve të hapura me SHBA, zoti Berisha sapo ka mbyllur me bilanc negativ me veten e vet edhe gjyqin në Britaninë e Madhe. Pra, kjo strategji e mbajtjes në fokus të problematikës personale me shpresën se kjo do të zgjidhet, nuk është gjë tjetër veçse një efejt anësor i strategjisë që ai ka zgjedhur. Një strategji për të nënshtruar sa më shumë demokratë dhe opozitarë, interesave të tij personale, kauzës së tij personale. Kjo është tragjedia jo vetëm e opozitës, të PD, demokratëve dhe vendit sot. Edi Rama e ka mbushur kupën në çdo aspekt. Nuk ka pasur në këto 34 vite një qeveri më të inkriminuar, më të lidhur me krimin, më të kapur me krimin se ajo e tij”, tha Basha.

Në këtë bashkëpunim sipas Bashës, janë përfshirë edhe shumë sektorë të fuqishëm të shoqërisë si mediat që i mbajnë ison nga mëngjesi deri në darkë kësaj dysheje.

‘Më të korruptuar dhe në dëm më të drejtpërdrejtë në ekonomitë familjare të shqiptarëve, tek fëmijët e shqiptarëve, tek shpresat e shqiptarëve për ndryshim. Dhe nga ana tjetër një pjesë e madhe e mediave që janë pjesë e ekosistemit Rama-Berisha, vazhdojnë merren nga mëngjesi deri në darkë me thagmat që këpusin këta ditë për ditë, e në veçanti zoti Berisha”, u shpreh Basha.

Tags: lulzim bashaSali berishashba

Nga Kategoria

Ekstra

Çfarë është shinrin-yoku që rekomandojnë mjekët japonezë për të rritur mirëqenien

8 Qershor, 2026
Kryesore

Polici Edison Adri del nga rreziku për jetën, transferohet në të njëjtin pavion me atentatorin e tij Violand Braçellari

8 Qershor, 2026
Bota

Paralajmërimi i Baba Vangës: Çfarë është “drita e re” që do të shfaqet në qiell gjatë Botërorit 2026?

8 Qershor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Çfarë është shinrin-yoku që rekomandojnë mjekët japonezë për të rritur mirëqenien

8 Qershor, 2026

Polici Edison Adri del nga rreziku për jetën, transferohet në të njëjtin pavion me atentatorin e tij Violand Braçellari

8 Qershor, 2026

Paralajmërimi i Baba Vangës: Çfarë është “drita e re” që do të shfaqet në qiell gjatë Botërorit 2026?

8 Qershor, 2026

“Mos ndërhyni nëse e shihni, është me rrezikshmëri”/ Vrasja e 27-vjeçarit në Paskuqan, policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve: 10 mijë euro shpërblim

8 Qershor, 2026

Lamine Yamal dhe Nico Williams gati për Spanjën, De la Fuente jep lajmin para Botërorit

8 Qershor, 2026

Arbër Hoxha i jep fund beqarisë, yjet e Kombëtares shqiptare ” e djegin” në dasmën e tij (PAMJE)

8 Qershor, 2026

Inter i mbyll derën Turqisë, Çalhanoglu nuk largohet nga Milano

8 Qershor, 2026

Vrau me armë të riun në Kamëz dhe u largua nga vend i ngjarjes, ky është autori 39-vjeçar

8 Qershor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.