Probleme për Xabi Alonson dhe për tifozët e Real Madridit: skuadra mund të përballet me mungesa serioze në një moment kritik.
Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, Kylian Mbappé – sulmuesi 26-vjeçar i Real Madridit – mungoi në stërvitjen e sotme, duke vënë në dyshim pjesëmarrjen e tij në ndeshjen e nesërme ndaj Manchester City-t.
Raportohet se francezi po ndjen shqetësime në këmbën e majtë, çka e vendos stafin teknik përballë një vendimi të rrezikshëm.
Këtë sezon, Mbappé ka luajtur 21 ndeshje me Realin, duke shënuar 25 gola dhe dhënë 4 asistime. Mungesa e tij do të ishte një goditje e madhe për madrilenët në një përballje kaq vendimtare.
Ndërkohë, media ka bërë të ditur më herët se ndeshja e nesërme është thelbësore për të ardhmen e Xabi Alonsos: një humbje ose edhe një barazim mund të sjellë shkarkimin e tij.
Aktualisht, Real Madridi renditet i 5-ti në renditjen e përgjithshme të fazës së grupeve të Champions League, me 12 pikë.










