• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 8 Qershor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Analizë

Analiza: A mund të ndalohet e djathta ekstreme AfD në Gjermani?

16 Dhjetor, 2024
tek Analizë, Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Mbi 50 organizata të shoqërisë civile kërkojnë që Bundestagu të nisë menjëherë procedurën për ndalimin e partisë AfD. Por ka shumë pengesa. Megjithatë, një ndalim i tillë në Gjermani përballet me barriera të larta ligjore. Si funksionon në të vërtetë ndalimi i një partie?

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Kush mund të ndalojë një parti?


Vetëm Gjykata Kushtetuese Federale në Gjermani mund të ndalojë funksionimin e një partie politike në Gjermani. Kjo ndodh kur plotësohen dy kushte. Së pari, një kërkesë për ndalim partie duhet të paraqitet në Gjykatën Kushtetuese në Karlsruhe. Një kërkesë e tillë mund të bëhet vetëm nga qeveria federale gjermane, Bundestagu apo Bundesrati.

Lexo edhe:

Të shtëna pranë bazës së Anglisë në Kansas, 9 persona të plagosur

“Ose je budallaqe ose je e korruptuar”, Trump ofendon gazetaren dhe ndërpret në mes intervistën

Së dyti, kërkesa për ndalim duhet të arsyetohet në thelb. Kjo do të thotë se puna e partisë duhet të jetë realisht antikushtetuese. Nëse kërkesa paraqitet, Gjykata Kushtetuese Federale vendos nëse partia do të ndalohet apo jo.

Kur një parti është antikushtetuese?


Sipas Kushtetutës gjermane, “Partitë, të cilat në përputhje me qëllimet e tyre ose sjelljen e anëtarëve të tyre tentojnë të kërcënojnë ose të shfuqizojnë rendin e lirë demokratik ose të vënë në pikëpyetje ekzistencën e Republikës Federale të Gjermanisë, konsiderohen antikushtetuese”.

Se çfarë do të thotë saktësisht “rend i lirë demokratik” u sqarua nga Gjykata Kushtetuese Federale në vitin 2017 në vendimin e saj për NPD-në. Këto janë dinjiteti njerëzor, demokracia dhe shteti i së drejtës si parime themelore, të nevojshme për funksionimin e një “shteti të lirë kushtetues”.

Dinjiteti njerëzor përfshin ruajtjen e individualitetit, identitetit, integritetit dhe barazisë. Kjo vlen për të gjithë njerëzit, qofshin ata të huaj apo shtetas gjermanë.

Parimi demokratik nënkupton që të gjithë qytetarët të marrin pjesë në mënyrë të barabartë në procesin e vendimmarrjes politike. Parimi i shtetit të së drejtës do të thotë që shteti duhet të veprojë në përputhje me ligjin dhe se gjykatat e pavarura janë në gjendje ta kontrollojnë këtë.

Që një parti të jetë antikushtetuese, duhet të planifikojë dhe synojë dhe të punojë për të rrezikuar të paktën një nga këta elementë kyç. Në të njëjtën kohë, formulimi “përpiqu” mbart një parakusht tjetër.

Sipas Gjykatës Kushtetuese Federale, vetëm partitë me një ndikim të caktuar politik mund të “synojnë” ose “të përpiqen” të kërcënojnë rendin e lirë demokratik ose ekzistencën e Republikës Federale të Gjermanisë. Një parti politike me madhësinë e AfD-së, e cila drejtohet nga Alice Weidel dhe ka përfaqësues në të gjitha parlamentet në nivel federal dhe në lande, dhe e cila në disa rajone përfaqëson forcën më të madhe politike, sigurisht që do të kishte potencialin të “synojë” ose “të përpiqet”, të rrezikojë demokracinë e lirë. Në rastin e një procedure të mundshme ( eventuale) për ndalimin e AfD-së, pika kryesore ligjore do të ishte orientimi përmbajtësor (ideologjik) i partisë. Ndalimi mund të zbatohet edhe vetëm për disa degë të caktuara të partisë në lande./DW

Tags: e djathta ekstremegjermani

Nga Kategoria

Bota

Të shtëna pranë bazës së Anglisë në Kansas, 9 persona të plagosur

7 Qershor, 2026
Bota

“Ose je budallaqe ose je e korruptuar”, Trump ofendon gazetaren dhe ndërpret në mes intervistën

7 Qershor, 2026
Bota

Trump: Do të heqim sanksionet iraniane vetëm pas një marrëveshjeje

7 Qershor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Të shtëna pranë bazës së Anglisë në Kansas, 9 persona të plagosur

7 Qershor, 2026

Juventus favorit për Goretzka, bardhezinjtë nisin kontaktet për mesfushorin gjerman

7 Qershor, 2026
“U zotua për atë parullë”/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë e mbështesin zhvillimin, mos i konfuzoni gjërat.

Rama për protestat: Dorëheqje? Kush do i dali për zot Shqipërisë, ata që vishen si flamingo?

7 Qershor, 2026

Dy mjekët e spitalit të Lushnjës dalin në mbështetje të protestës, reagon Korreshi: Dolën në krahun e qytetarëve

7 Qershor, 2026

Florentino Pérez fiton bindshëm zgjedhjet te Real Madrid, tani pritet rikthimi i Mourinho

7 Qershor, 2026

“Ose je budallaqe ose je e korruptuar”, Trump ofendon gazetaren dhe ndërpret në mes intervistën

7 Qershor, 2026

Lamine Yamal zbulon pse luan me dorën e fashuar: Si Karim Benzema

7 Qershor, 2026

Eriksen bie në fushë sërish, ndërpritet miqësorja Danimarkë-Ukrainë

7 Qershor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.