• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 7 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

“Deklaratat, presion ndaj gjyqësorit”, Rama i përgjigjet shoqatës së Gjyqtarëve për ‘Ballukun’: Gaboni nëse mendoni se do të mbyll gojën! Ju këndojnë librin e shtëpisë…

9 Dhjetor, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së Shoqatës e Gjyqtarëve në lidhje me çështjen ‘Balluku’, e cila tashmë ndodhet në Gjykatën Kushtetuese.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në një reagim në rrjetet sociale, Rama jo vetëm që nuk tërhiqet, por thekson se nuk do të mbyllë gojën, ndërsa si kursen ironitë drejtuar sistemit gjyqësor.

“Mirëpo gabon shumë Shoqata e Gjyqtarëve, nëse pret që unë të mbyll gojën e të mos ndaj me publikun opinionin tim, as edhe kur jam vetë palë në një gjyq kushtetues, për shkak se funksioni që mbuloj, me votat e afro 1 milionë shqiptarëve, është goditur në pavarësinë e vet nga një prokuror e një gjykatës dhe rrezikon të gjymtohet për sot e për të ardhmen në shtyllën e vet kurrizore.”, thuhet në reagimin e Ramës.

Lexo edhe:

Nga vështirësitë ekonomike te familja me 10 fëmijë: Rrëfimi i sinqertë i Ahmed Kalasë

Conte pas fitores ndaj Torinos: “Bravo Napoli, gjithmonë reagon në raste emergjence. Elmas? Do t’i bëja një statujë”

Kujtojmë se Shoqata e Gjyqtarëve pohoi se deklaratat për sistemin e drejtësisë, ishin presion politik. 

Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, po hetohet nga SPAK për ‘shkelje të barazisë në tendera’ për Unazën e Madhe dhe për tunelin e Llogarasë, ndërkohë që GJKKO e pezulloi atë nga detyra.

Pas këtij vendimi, kryeministri veproi duke kundërshtuar vendimin, ndërsa e çoi çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

Deklarata e plotë e Ramës

Shoqata e Gjyqtarëve ka bërë deklaratë për t’u ankuar për “presionin” tim ndaj Kushtetueses. Dy mundësi ka këtu:

Ose nuk e dinë kuptimin e fjalës presion, sepse nuk i kam parë të ankohen për ca të tjerë, që prej vitesh u këndojnë librin e shtëpisë njerëzve të drejtësisë, ose e dinë që kur ankohen për mua, nuk u hyn gjemb në këmbë, sepse unë jam ai që kam 10 vjet që nuk luftoj me ta, po luftoj për ta – madje duke i përtypur në heshtje, si çështje të pavarësisë së shpallur botërisht me Reformën në Drejtësi, edhe jo pak “lajthitje” të dhimbshme të gjyqësorit, në dëm të lirive e të drejtave të njerëzve të këtij vendi dhe të interesave të këtij shteti.

Mirëpo gabon shumë Shoqata e Gjyqtarëve, nëse pret që unë të mbyll gojën e të mos ndaj me publikun opinionin tim, as edhe kur jam vetë palë në një gjyq kushtetues, për shkak se funksioni që mbuloj, me votat e afro 1 milionë shqiptarëve, është goditur në pavarësinë e vet nga një prokuror e një gjykatës dhe rrezikon të gjymtohet për sot e për të ardhmen në shtyllën e vet kurrizore.

Jo vetëm kaq, po Shoqata e Gjyqtarëve duhet ta dijë, që do të gabonte po kaq shumë sikur të priste heshtjen time për kërkesën e saj skandaloze dhe të përsëritur, ndaj Gjykatës Kushtetuese, për (ri)rritjen e pagave të gjyqtarëve me vendim gjykate, duke rrëmbyer kompetencat e qeverisë e të parlamentit.

Heshtja ime herën e parë, përpara se sa të merrej ai vendim befasisht i turpshëm, nuk do të përsëritet këtë herë, kur me (ri)kërkesën në fjalë, shoqata e gjyqtarëve po tenton të marrë nga buxheti i shtetit, duke anashkaluar qeverinë dhe parlamentin, një rritje të re prej plot 1600 Eurosh – po po, 1600 Euro plus pagës aktuale – të pagave të magjistratëve e të këshilltarëve të tyre.

Në ndërkohë, unë dhe qeveria e shumica parlamentare që kam nderin të udhëheq, mirëpresim krahëhapur çdo komunikim institucional me shoqatën në fjalë, për të adresuar nevojat e sfidat e drejtësisë së re, ku parimi i shenjtë i pavarësisë së gjyqësorit, duhet mbrojtur me çdo kusht jo vetëm nga ndërhyrjet e jashtme të kujtdoqoftë, përfshirë dhe mua vetë, po edhe nga krimbi i brendshëm i papërgjegjshmërisë së gjyqtarëve, i cili bren përditë besimin e popullit tek drejtësia.

Nga Kategoria

Lajme

Nga vështirësitë ekonomike te familja me 10 fëmijë: Rrëfimi i sinqertë i Ahmed Kalasë

7 Mars, 2026
Lajme

Conte pas fitores ndaj Torinos: “Bravo Napoli, gjithmonë reagon në raste emergjence. Elmas? Do t’i bëja një statujë”

7 Mars, 2026
Kryesore

Serie A: Napoli mposht Torinon e Ismajlit, Conte rikthen De Bruyne dhe Anguissa

6 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Nga vështirësitë ekonomike te familja me 10 fëmijë: Rrëfimi i sinqertë i Ahmed Kalasë

7 Mars, 2026

Conte pas fitores ndaj Torinos: “Bravo Napoli, gjithmonë reagon në raste emergjence. Elmas? Do t’i bëja një statujë”

7 Mars, 2026

Arbeloa pas fitores: “Reali luan për të fituar” – lavdëron Valverden dhe Thiago Pitarch

7 Mars, 2026

Monaco trondit PSG-në, fiton 3-1 në Paris dhe e ndez garën për titull

7 Mars, 2026

Bayern shkatërron Gladbach 4-1, por humbet sërish Neuerin për shkak të dëmtimit

7 Mars, 2026
La Liga: Valverde shpallet hero i Realit të Madridit pas fitores dramatike ndaj Celta Vigos në minutat e fundit

La Liga: Valverde hero i Realit të Madridit pas fitores dramatike ndaj Celta Vigos në minutat e fundit

6 Mars, 2026

Real Madridi vendos të vazhdojë garën për titullin; fiton në frymën e fundit ndaj Celtas

6 Mars, 2026

Serie A: Napoli mposht Torinon e Ismajlit, Conte rikthen De Bruyne dhe Anguissa

6 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.