• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 24 Prill, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Fermerët i vënë “zjarrin” Greqisë! Bllokojnë aeroportin e Heraklionit, përleshje me policinë dhe të plagosur

8 Dhjetor, 2025
tek Aktualitet, Bota, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Protestat e fermerëve në Greqi po marrin përmasa të reja, me tensione të forta që u regjistruan sot në Kretë, ku aeroportet dhe rrugët kryesore u kthyen në skenë përplasjesh mes protestuesve dhe forcave të policisë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në Heraklion, fermerët hynë në aeroportin “Nikos Kazantzakis”, duke e bllokuar atë deri në një njoftim të dytë. Rruga Senetaki u mbyll nga policia, ndërsa protestuesit tentuan disa herë të thyenin bllokadën për të arritur deri në aeroport.

Policia u kundërpërgjigj me lëndë kimikate, duke shkaktuar incidente të shumta dhe një atmosferë të ndezur për orë të tëra. Trafiku nga Heraklioni drejt aeroportit është bërë praktikisht i pakalueshëm, pasi mjetet bujqësore janë parkuar përgjatë autostradës VOAK.

Lexo edhe:

“Kam peng…”, Kryemadhi: SPAK më futi në sherr me Metën, i kishin çuar mesazhet e mia

Aksident tragjik në Gjermani, ndërron jetë 30-vjeçari shqiptar

Pamje nga protesta e fermereve

Incidentet nisën pas refuzimit të policisë për të lejuar fermerët të bllokonin paqësisht aeroportin e Soudës për tre orë. Përpjekja e tyre për të çarë kordonin e sigurisë solli reagimin e menjëhershëm të forcave të rendit, duke ndezur konfliktin.

Protestat nuk kufizohen vetëm në Kretë. Në Thesali, Greqinë Qendrore, Peloponez dhe Maqedoninë Perëndimore, fermerët po bllokojnë rrugët kombëtare, daljet dhe zyrat doganore, duke ndërprerë tërësisht trafikun. Bllokada të reja janë ngritur edhe në doganat e Greqisë së veriut, ku situata mbetet e tensionuar.

Një pjesë e rëndësishme e planit të veprimit të fermerëve përfshin bllokimin e porteve të Volosit dhe Selanikut. Sipas deklaratave të protestuesve, porti i Selanikut konsiderohet tashmë “i bllokuar”, ndërsa në Volos priten bllokime të njëkohshme nga toka dhe deti në ditët në vijim.

Sipas asaj që mediat vendase raportojnë mësohet se qeveria dhe Ministria e Zhvillimit Rural janë ende në pritje të një strukture përfaqësimi nga protestuesit, për të zhvilluar një dialog të drejtpërdrejtë. Deri tani, një marrëveshje për mënyrën e negocimit nuk është arritur.

Sakaq, rreth mesditës, qindra fermerë me rreth 25 traktorë u drejtuan drejt zyrës së ministrit të Zhvillimit Rural, Kostas Tsiaras, në Karditsa. Policia ngriti barriera të fortifikuara me kafaze metalike, duke penguar hyrjen dhe shkaktuar kundërprotesta të reja.

Kërkesat e fermerëve

Fermerët në të gjithë vendin kërkojnë një plan të plotë dhe afatgjatë për mbështetjen e bujqësisë greke, ndërhyrje kundër monopoleve dhe karteleve në tregun bujqësor, si dhe ndëshkimin e përgjegjësve të skandaleve të fundit, përfshirë atë të OPEKEPE-së.

Ndërsa bllokadat po ashpërsohen dhe protestat po përhapen në zona të reja, Greqia po përballet me një krizë të thellë bujqësore, e cila kërkon zgjidhje të shpejtë për të shmangur paralizimin e mëtejshëm të transportit dhe porteve strategjike të vendit.

Tags: fermeretProteste

Nga Kategoria

Kryesore

“Kam peng…”, Kryemadhi: SPAK më futi në sherr me Metën, i kishin çuar mesazhet e mia

24 Prill, 2026
Kosova

Aksident tragjik në Gjermani, ndërron jetë 30-vjeçari shqiptar

24 Prill, 2026
Aktualitet

Pjesëtar i një grupi kriminal në Spanjë/ Në pranga 26-vjeçari në Laç, akuzohet për vjedhje dhe falsifikim dokumentesh

24 Prill, 2026

Na ndiqni

Të fundit

“Kam peng…”, Kryemadhi: SPAK më futi në sherr me Metën, i kishin çuar mesazhet e mia

24 Prill, 2026

Aksident tragjik në Gjermani, ndërron jetë 30-vjeçari shqiptar

24 Prill, 2026

Pjesëtar i një grupi kriminal në Spanjë/ Në pranga 26-vjeçari në Laç, akuzohet për vjedhje dhe falsifikim dokumentesh

24 Prill, 2026

Hashim Thaçi mbush 58 vjeç në Hagë, djali e uron me fjalë zemre: Jemi krenarë për ty, na mungon çdo ditë

24 Prill, 2026

Berisha lajmëron datën e protestës së radhës së opozitës

24 Prill, 2026

Aksident i rëndë në Vloçisht, tre persona plagosen dhe dërgohen në spital

24 Prill, 2026

Aksident me vdekje në Tiranë, kamioni përplas 61-vjeçarin me motoçikletë

24 Prill, 2026
“Trump thotë se nuk kishim nevojë për NATO-n në lidhje me tensionet me Iranin: Të dy palët janë gati për një marrëveshje”

Trump “shuan” skenarin bombë: Italia nuk zëvendëson Iranin në Botërorin 2026

24 Prill, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.