Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Greqi, ku një çift i moshuar, një burrë 58 vjeç dhe bashkëshortja e tij 55 vjeçe, janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre.
Sipas mediave greke, çiftit iu kishte humbur gjurmët për disa ditë e prindërit e tyre, fëmijët, ishin ata që raportuan situatën në polici, pasi nuk kishin mundur të kontaktonin me ta që nga e hëna.
Fqinjët gjithashtu njoftuan se nuk i kishin parë dy të ndjerët që nga fillimi i javës, çka çoi në shqetësimin e autoriteteve dhe në fillimin e kërkimeve.
Kur policia mbërriti në vendngjarje, ata panë trupat e pajetë të çiftit përmes dritares së shtëpisë. Dyshohet se çifti ishte kthyer kohët e fundit nga Gjermania, ku planifikonin të vendoseshin përfundimisht në Greqi dhe ishin angazhuar me punën e shtëpisë.
Fëmijët e tyre jetojnë gjithashtu në Gjermani dhe komunikimi i fundit me ta është bërë të hënën.
Trupat e dy personave do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Komotini, ku do të kryhet një autopsi për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.
Hetimet paraprake tregojnë se vdekja mund të ketë ndodhur si pasojë e një rrjedhje gazi, e cila do të kishte shkaktuar helmim me monoksid karboni.










