Një sulm rus me bomba ajrore ka goditur të hënën zona të banuara në Kharkiv, duke vrarë pesë persona dhe plagosur 53 të tjerë, sipas autoriteteve ukrainase. Tre nga të plagosurit janë fëmijë, ndërsa 30 persona po marrin trajtim në spital dhe tre prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.
Guvernatori i rajonit të Kharkivit tha se tre bomba goditën zona të ndryshme të qytetit. Goditjet dëmtuan rëndë pallate banimi, fasada dhe ballkone, ndërsa disa apartamente u shkatërruan. Ekipet e shpëtimit nxorën banorët nga ndërtesat e dëmtuara dhe vijuan kërkimet nën rrënoja.
Kharkivi, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, ndodhet rreth 30 kilometra nga kufiri me Rusinë dhe është goditur vazhdimisht që prej fillimit të luftës. Sulmi i fundit vj











