• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 6 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kosova

Ditë vendimtare në Kosovë: Protesta për Specialen dhe afati i fundit për zgjedhjen e presidentit

6 Tetor, 2026
tek Kosova, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Kosova hyn sot në një ditë vendimtare, me protestuesit që rikthehen në orën 09:00 para Kuvendit për të kërkuar votimin përfundimtar të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, ndërsa pikërisht këtë të martë skadon edhe afati për zgjedhjen e presidentit të ri.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Është një skenar që Kosova e ka përjetuar vetëm pak muaj më parë. Zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit u shkaktuan pikërisht nga dështimi i Kuvendit të mëparshëm për të zgjedhur presidentin. Por as vota e qershorit nuk e zgjidhi ngërçin.

Protesta rinis sot pas një të hëne të trazuar, kur ndryshimet për Specialen kaluan në parim me 91 vota, por nuk u votuan në lexim të dytë. Përplasjet mes protestuesve dhe Policisë lanë 17 persona që kërkuan ndihmë mjekësore, 11 qytetarë dhe 6 efektivë, ndërsa Policia përdori gaz lotsjellës dhe topa uji.

Lexo edhe:

Kokainë në hotel, arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë

Tensione para Kuvendit të Kosovës, policia hedh gaz lotsjellës

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka bërë thirrje për rikthimin e qytetarëve në shesh. Protesta e sotme është paralajmëruar të nisë në orën 09:00, me të njëjtën kërkesë: Kuvendi të mblidhet dhe të votojë në lexim të dytë ndryshimet për Specialen.

Por sot është njëkohësisht edhe dita e fundit për zgjedhjen e presidentit të Kosovës. Radha e këtyre dy votimeve përplasi dje Vetëvendosjen me PDK-në. LVV kërkon zgjedhjen e presidentit dhe më pas votimin për Specialen, ndërsa PDK kërkon fillimisht miratimin përfundimtar të ndryshimeve për Dhomat e Specializuara dhe më pas presidentin.

Takimi i djeshëm mes Albin Kurtit dhe kreut të PDK-së, Bedri Hamza, përfundoi pa marrëveshje. Megjithatë, shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, deklaroi mbrëmë se partia është e gatshme që sot të zhvillohen të dyja votimet, në dy seanca.

Nëse Kuvendi nuk arrin të zgjedhë presidentin brenda afatit të sotëm, Kosova përballet me zgjedhje të reja brenda 45 ditësh. Kështu, presioni sot është njëkohësisht brenda dhe jashtë Kuvendit: në shesh kërkohet votimi i Speciales, ndërsa partitë kanë vetëm këtë ditë për të gjetur një marrëveshje për presidentin. 

Nëse nuk gjendet një kompromis, Kosova rrezikon të përfundojë pikërisht aty ku nisi ky cikël politik: sërish në zgjedhje.

Nga Kategoria

Lajme

Kokainë në hotel, arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë

5 Tetor, 2026
Kosova

Tensione para Kuvendit të Kosovës, policia hedh gaz lotsjellës

5 Tetor, 2026
Aktualitet

E shoqja vidhte pensionet, arrestohet për gjobëvënie burri i ish-drejtoreshës së Postës Durrës

5 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Ditë vendimtare në Kosovë: Protesta për Specialen dhe afati i fundit për zgjedhjen e presidentit

6 Tetor, 2026

“Masterclass” nga Zidane, ndryshimet nga stoli përmbysin Belgjikën

5 Tetor, 2026

Italia mposht 3-1 Turqinë, Azzurrët ngjiten në vendin e dytë të grupit

5 Tetor, 2026

Alarm në Siberi, dhjetëra në karantinë pas vdekjes së një punonjëseje të institutit të murtajës

5 Tetor, 2026

NATO strategji për të ndalur një sulm të mundshëm rus

5 Tetor, 2026

Sulmet ruse godasin Kharkivin, pesë të vrarë dhe mbi 50 të plagosur

5 Tetor, 2026

15-vjeçari humb dorën gjatë protestave në Francë, shpërtheu granata e policisë

5 Tetor, 2026

Pse Pedro Sánchez po rrezikon gjithçka me zgjedhjet e parakohshme në Spanjë

5 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.