• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 8 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Sporti

“Nuk hezitova kurrë mes Spanjës dhe Marokut” – Lamine Yamal rrëfen jetën, futbollin dhe ëndrrën e Kupës së Botës

1 Dhjetor, 2025
tek Sporti
Share on FacebookShare on Twitter

Lamine Yamal u hap si rrallëherë në një intervistë të gjatë për emisionin amerikan “60 Minutes” (CBS), ku foli për jetën e tij jashtë fushës, rrënjët në Rocafonda, filozofinë e lojës, presionin, Messin dhe zgjedhjen për të luajtur me Spanjën, jo me Marokun. Këto janë pikat kryesore të intervistës, të përshtatura në shqip me kujdes:

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Lejet e makinës dhe “liria” e vogël

Si po të shkojnë leksionet e patentës?
“Është e vështirë sepse s’kam studiuar prej kohësh, që kur mbarova shkollën. Duhet të nis me teorinë… pak nga pak. S’jam me nxitim, por dua atë ndjesinë e lirisë kur vozit vetë.”

Çfarë makine do?
“Shpresoj të jetë ajo që shokët e mi do ta pëlqejnë. Jo Lamborghini… do isha i lumtur me një Audi, Mercedes ose Cupra.”

Lexo edhe:

Urgjente! Zbulohet kushti që do të vendosë shkarkimin e Xabi Alonsos

Situata është më keq sesa pritej… Araújo mund të mos luaj më për Barcelonën


Futbolli si kënaqësi, jo si presion

A argëtohesh aq sa duket kur luan?
“Po, absolutisht. Të luash është pjesa më e mirë e ditës sime. Kur kënaqem me shokët, kjo duket edhe në lojë.”

Si e përshkruan veten si lojtar?
“Mendoj se fjala është ‘argëtim’. Unë luaj që njerëzit të kënaqen, të shohin një shfaqje.”

Je sportist që argëton apo showman që është i zoti si sportist?
“Sportist që argëton. Qëllimi im s’është të thyej çdo rekord, të shënoj pafund ose të bëj pafund driblime. Dua të kënaqem dhe fëmijët të duan të jenë si unë.”

Superfuqia jote në futboll?
“T’u përmirësoj ditën njerëzve. Nëse dikush vjen i mërzitur në stadium dhe ikën më mirë sepse më pa mua… ky është qëllimi.”

“Nuk është vetëm gola e asistime…”
“Nuk dal në fushë duke thënë ‘duhet të shënoj 4 gola dhe të jap 3 asistime’. Mendoj: sot dua të kënaqem, të bëj gjërat që mësova dje, gjërat që bëja në park… futbolli është më shumë se kaq.”


Instinkti kur je përballë 3 mbrojtësve

Si vendos kur të rrethojnë 2-3 kundërshtarë?
“Përpiqem të jem i sigurt. Edhe kur shoh tre lojtarë, s’më shkon në mendje se do ma marrin topin. Shpesh do ma marrin, po unë prapë provoj. Kjo është loja ime. Do isha tjetër lojtar nëse çdo herë do pasoja thjesht.”

Është instinkt?
“Po, më shumë instinkt dhe besim.”


Rocafonda, 304 dhe “futbolli si dashuri e parë”

Yamal flet gjatë për lidhjen me topin:
“Për fëmijët në lagje me pak mundësi, futbolli është gjithçka. Në fushë jemi të gjithë njësoj. Është dashuria ime e parë dhe gjithmonë do të jetë.”

Çfarë është 304?
“Është simboli i lagjes sonë, kodi postar: 08304. Kur isha i pezulluar dhe doja të ‘shlyhesha’, shoku im Sohaib më tha të bëja atë festim. Që atëherë mbeti.”

A ndihen lagje si Rocafonda të harruara?
“Janë lagje me pak resurse. Ne s’jemi Sarrià, s’jemi Passeig de Gràcia. Por jemi ne, dhe kjo na mjafton. Këto lagje prodhojnë njerëz të rëndësishëm sepse luftojnë më fort për një jetë të mirë.”


Debutimi 15 vjeç: “nervat e bukura”

A kishe frikë kur debutove?
“Jo kur hyra në fushë, por gjatë nxehjes kur pashë Camp Nou… atë ndjesi në stomak, adrenalina… janë nerva të bukura.”

Çfarë është më e vështirë: Barça apo lagjja?
“Lagjja. Aty askush s’e dinte të ardhmen. Sheh prindërit duke punuar, jo gjithmonë pranë… ndjen ankth.”

Udhëtimi me tren me babain për të luajtur te Barça?
“Zgjohesha herët. Shkoja me skuter elektrik në stacion. Nga Mataró në Hospitalet flija, pastaj nxehem… ato ishin aventura me babin. Më e keqja ishte kthimi – ecje e gjatë dhe isha i uritur.”


Golat e preferuar

“Kam tre… mirë, katër. Por më i rëndësishmi dhe më i bukuri është ai ndaj Francës në Europian. Dhe më pëlqeu shumë edhe ai kundër Club Brugge.”


“A të vjen keq kur i turpëron kundërshtarët?”

Ai tregon se herë-herë ul ritmin në miqësore, “sepse në fund është njeri”, por shton:
“Nëse do ishte Champions League, kurrë s’do e bëja.”

Dhe me humor për memet:
“Nëse unë do isha mbrojtës i krahut, s’do më pëlqente që një lojtar shumë më i mirë të më kalonte vazhdimisht. Do i thosha të ngadalësonte, se shokët do më bënin meme.”


Spanja apo Maroku? “Nuk hezitova”

Sa afër ishe të luaje për Marokun?
“Ishte e çuditshme… e kisha në mendje. Maroku kishte arritur gjysmëfinalen e Botërorit. Por kur erdhi momenti, nuk hezitova. Me gjithë respektin dhe dashurinë për Marokun, unë gjithmonë kam dashur të luaj në Europian, këtu në Europë… është më e dukshme dhe më afër nivelit ndërkombëtar.”

Ai shton:
“Do kem gjithmonë një vend të veçantë për Marokun. Është edhe vendi im. Por u rrita në Spanjë dhe ndihem që është vendi im.”


Driblimet, Messi dhe Modrić

“E çuditshme, por si fëmijë nuk dribloja shumë. Shënoja, vrapoja dhe kisha vizion. Duke parë Messin kuptova asistet e tij. Pastaj pashë Modrić me ato pasime me jashtëkëmbën… këto më interesonin më shumë se driblimi.”


Europiani në 16: “Flija në autobus…”

“Nuk mendoja ‘je 16 dhe po luan Europian’. E merrnim normalisht. Në autobus shikoja rrjetet sociale, dëgjoja muzikë dhe flija se isha i lodhur.”

A beson te presioni?
“Presioni është mendor. Unë s’e kam ndier. Presion kishin prindërit e mi: punë, familje, ta mbash fëmijën të lumtur… kjo është presion i keq. Në futboll unë kënaqem.”


Kupa e Botës dhe fjalia në anglisht

Ai flet me emocion për Botërorin në SHBA-Kanada-Meksikë:
“Spanja prej kohësh s’është parë si pretendente siç duhet. Shoh entuziazëm. Edhe unë. Ndihem mirë, ndihem i rëndësishëm.”

Kur e pyesin: A do ta fitojë Spanja Kupën e Botës?
Ai përgjigjet në anglisht (për herë të vetme): “In English? Yes.”


“Kush të thotë JO?” – “Mami”

“Gjithë rrethi im më thotë ‘jo’. Pyetja është kë dëgjoj unë. Nënën.”

“Mami është mbretëresha…”
“Patjetër. Asaj s’i interesojnë golat. Ajo komandon dhe unë jam i lumtur.”


Normaliteti: “S’do jem kurrë një 18-vjeçar normal”

“Është e vështirë. Dal nga stërvitja dhe kam paparacë te shtëpia. Hap TV-n dhe jam në TV. Në rrugë shoh fëmijë me fanellën time. Dua të dal për diçka dhe njerëzit të ndalojnë… është normale, por nuk jam ‘normal’. Mundohem të bëj gjëra të thjeshta: PlayStation, drekë me mamin, kohë me vëllain…”


Messi: “Ai është më i miri i të gjitha kohërave”

“E respektoj për atë që do të thotë për futbollin. Nëse takohemi, do ketë respekt. Për mua, ai është më i miri i të gjitha kohërave. Por unë s’dua të jem Messi. Dua rrugën time.”


Si do të mbahet mend nga fëmijët?

“Dua të më shohin si dikë të sinqertë, që thotë çfarë mendon, jo atë që duan të dëgjojnë. Dhe si dikë që kujdeset për njerëzit e tij.”

Çfarë të bën më të lumtur?
“Të luaj futboll. Kjo më bën të harroj gjithçka.”

Tags: barcelonala ligalamine yamalleo messiSpanja

Nga Kategoria

Sporti

Urgjente! Zbulohet kushti që do të vendosë shkarkimin e Xabi Alonsos

8 Dhjetor, 2025
Sporti

Situata është më keq sesa pritej… Araújo mund të mos luaj më për Barcelonën

8 Dhjetor, 2025
Sporti

Atletico Madrid synon të rivalizojë Chelsea për Valentin Barcon, por përballen me një pengesë të madhe për të siguruar firmën e argjentinasit

8 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Foto/ Nga fusha e tenisit, 29-vjeçarja i jep fund karrierës dhe i bashkohet OnlyFans për të rritur

Foto/ Nga fusha e tenisit, 29-vjeçarja i jep fund karrierës dhe i bashkohet OnlyFans për të rritur

8 Dhjetor, 2025

Rekord i fuqishëm valësh merr jetët e katër personave në një pishinë deti të njohur në Tenerife, Spanjë.

8 Dhjetor, 2025

A synon të jetë në krye të PD? Salianji: Kam shpallur ndonjë gjë?!

8 Dhjetor, 2025

Urgjente! Zbulohet kushti që do të vendosë shkarkimin e Xabi Alonsos

8 Dhjetor, 2025
Kriteret për trajtim jashtë vendit pengojnë pacientin me paralizë dhe infeksion të rëndë.

Kriteret për trajtim jashtë vendit pengojnë pacientin me paralizë dhe infeksion të rëndë

8 Dhjetor, 2025
Ish-lojtari i Premier League arrestohet pas publikimit të videove të trafikimit të drogës në rrjetet sociale

Ish-lojtari i Premier League arrestohet pas publikimit të videove të trafikimit të drogës në rrjetet sociale

8 Dhjetor, 2025

Situata është më keq sesa pritej… Araújo mund të mos luaj më për Barcelonën

8 Dhjetor, 2025

IBM do të blejë Confluent në një marrëveshje prej 11 miliardë dollarësh për të përforcuar ofertat e saj në fushën e AI

8 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.