• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 17 Gusht, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Pësoi arrest kardiak, ndahet nga jeta në moshën 52-vjeçare Ipeshkvi i Dioqezës së Sapës

29 Nëntor, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Është ndarë nga jeta në moshën 52-vjeçare Ipeshkvi i Dioqezës së Sapës, Imzot Simon Kulli. Nga sa mësohet, Ipeshkvi Kulli ka pësuar arrest kardiak mëngjesin e kësaj të shtune.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Simon Kulli lindi më 14.02.1973 në fshatin Pistull të Dioqezës së Sapës. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në fshatin Pistull.

Më 2 shkurt 1992 hyri në Seminarin Ndërdioqezan Shqiptar “Zoja e Këshillit të Mirë” në Shkodër dhe kreu dy vite parapërgatitore për fillimin e studimeve filozofike e teologjike.

Lexo edhe:

Zjarret në Shqipëri, 7 vatra aktive në gjithë vendin

42-vjeçari shqiptar i rrahu për vdekje nënën, mesazhi rrëqethës i të bijës: Mami, kisha ende nevojë për ty

Në vitin 1994 filloi studimet e Filozofisë; pas dy vitesh, në vitin 1996 filloi studimet e Teologjisë, ndërsa më 14 shtator të vitit 1999 shugurohet diakon në Katedralen e Shkodrës. Gjatë periudhës së diakonatit, nga shtatori deri në janar të vitit 1999, shërbeu në Katedralen e Shkodrës me famullitarin Dom Lucjan Avgustini, dhe nga janari i vitit 2000 deri në qershor shërbeu në Dajç të Zadrimës me Dom Injac Dema, Vikar Gjeneral i Dioqezës.

Më 29 qershor të vitit jubilar 2000, shugurohet meshtar po në Katedralen e Shkodrës së bashku me katër meshtarë të tjerë shqiptarë nga Imzot Angelo Massafra. Këto janë shugurimet e para meshtarake që u kryen pas 46 viteve të regjimit komunist në Shqipëri.

Pas shugurimit meshtarak, menjëherë u emërua në Dajç të Zadrimës dhe shërbeu si ndihmës famullitar pranë Mons. Injac Demës, e njëkohësisht ishte dhe Sekretar i Ipeshkëvit të Dioqezës së Sapës, në atë kohë Imzot Dodë Gjergjit. Në Dajç shërbeu nga viti 2000 – 2002.

Në vitin 2002, Dom Simoni emërohet Kancelar Dioqezan i Sapës.

Nga viti 2001 deri në vitin 2012 kreu detyrën e Drejtorit të Caritasit Dioqezan të Sapës. Po nga viti 2010 deri më 25 maj ushtroi detyrën e Delegatit të Caritasit Dioqezan, si edhe detyrën e Vikarit Gjeneral dhe Ekonomit të Dioqezës së Sapës.

Me kalimin në amshim të ipeshkëvit Imzot Lucjan Avgustini, më 25 maj 2016, Dom Simon Kulli u zgjodh nga Këshilli i Konsultorëve “Administrator Dioqezan i Dioqezës së Sapës”.

Nga Kategoria

Aktualitet

Zjarret në Shqipëri, 7 vatra aktive në gjithë vendin

17 Gusht, 2026
Kryesore

42-vjeçari shqiptar i rrahu për vdekje nënën, mesazhi rrëqethës i të bijës: Mami, kisha ende nevojë për ty

17 Gusht, 2026
Kryesore

25-vjeçarja në luftë për jetën, i riu tjetër nën monitorimin e mjekëve, si është gjendja e pushuesve që mbetën të plagosur nga zjarri në hotelin në Vlore

17 Gusht, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Rodri mbërrin në Barcelonë: “Është një ëndërr, do të luftojmë për gjithçka”

17 Gusht, 2026

Zjarret në Shqipëri, 7 vatra aktive në gjithë vendin

17 Gusht, 2026

Pesë ushqimet që lehtësojnë fryrjen dhe qetësojnë tretjen

17 Gusht, 2026

Milani zgjedh Diego Moreira, marrëveshje 45 milionë euro me Strasbourg

17 Gusht, 2026

42-vjeçari shqiptar i rrahu për vdekje nënën, mesazhi rrëqethës i të bijës: Mami, kisha ende nevojë për ty

17 Gusht, 2026

25-vjeçarja në luftë për jetën, i riu tjetër nën monitorimin e mjekëve, si është gjendja e pushuesve që mbetën të plagosur nga zjarri në hotelin në Vlore

17 Gusht, 2026

Sezoni drejt mbylljes, Blendi Gonxhja mbledh “Task Forcën”: Prioritet siguria e pushuesve

17 Gusht, 2026

“Zbrit, ose do digjem me benzinë”, krimi i paralajmëruar në Fier/ Dëshmia tronditëse e Rozalinda Plakës: Refiti më vuri 3 kushte, më tha “do ju shuaj si fis”

17 Gusht, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.