• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 11 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Ekstra

Fëmijët nuk duan psikologë. Duan prindër

23 Nëntor, 2025
tek Ekstra, Lajme
Dad showing something funny on the TV. Family sitting on the sofa eating popcorn and laughing while having a movie night

Dad showing something funny on the TV. Family sitting on the sofa eating popcorn and laughing while having a movie night

Share on FacebookShare on Twitter


Nga Manjola Lloja Bushati

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Këtë nuk e them unë. Dmth e them me gojëplot, por titulli i këtij shënimi, edhe disa këshilla në të sot, frymëzohen nga një libër me këtë titull.

Nikos Sideris, autori i tij, është psikiatër, psikanalist dhe autor grek, i njohur për qasjen e tij të drejtpërdrejtë dhe humane ndaj çështjeve të prindërimit dhe zhvillimit të fëmijëve.

Lexo edhe:

VIDEO/ “Nën rrënoja, ishte hera e fundit që pashë nënën time”, 11-vjeçari nga Ukraina rrëqeth Parlamentin Evropian

Në garë për kreun e SPAK, Xholi: Do çoj para luftën kundër krimit e korrupsionit! Prokurorët pre e sulmeve të padrejta

Mua më duket shumë interesante dhe e vërtetë forma se si ai e ka shkruar këtë libër, po perifrazoj “Letër në mirëbesim prindërve që mendojnë”. Ndaj vendosa ta ndaj me ju këtë shënim të frymëzuar nga ky libër, që mund ta gjeni edhe në shqip.

Pa formula të gatshme, por duke u mbështetur në përvojën e tij të gjatë klinike, Sideris thekson se shumë sfida emocionale të fëmijëve burojnë jo nga mungesa e terapisë, por nga mungesa e qetësisë dhe pranisë prindërore.

Po ndalem sot te ky libër, sepse më duket se çdo ditë e më shumë, po hasim raste të prindërve që “delegojnë” përgjegjësitë e tyre tek kujdestarët, edukatorët, mësuesit, psikologët. E keni vënë re të gjithë besoj…në shumë vende të botës, jo vetëm tek ne. Fëmijët përcillen nga një qendër edukimi e shkollimi te një tjetër, koha e qëndrimit zgjatet, ushqehen jashtë familjes, mbarojnë detyrat jashtë saj, edhe kurset passhkollore, apo edhe dadot në moshat e vogla…pastaj edukatorët, mësuesit, psikologët…shumë kush duhet të kujdeset për fëmijët. Po prindërit?

E di që shumë prej tyre s’kanë zgjedhje tjetër, por mos prania e prindit nuk mund të jetë zgjidhje.

Roli ynë si prindër është unik dhe i pazëvendësueshëm. Më shumë se këshillat e terapistëve apo metodat moderne të edukimit, fëmijët kanë nevojë për stabilitet emocional, afërsi, kufij të qartë dhe dashuri . E kjo jo gjithmonë do të thotë shumë prani thjesht fizike, fëmijët kanë nevojë për praninë tonë emocionale.

Të jem e qartë, as autori në libër e aq më pak unë, nuk mund t’i lejojmë vetes të kritikojmë profesionistët e shëndetit mendor kur diçka nuk ecën si duhet me fëmijët tanë. Por tendenca e “delegimit të fëmijëve te ekspertët” nuk mund të jetë mënyra thelbësore e mirërritjes së fëmijëve. Në thelb të shëndetit psikologjik të fëmijës është marrdhënia me prindin. Ndaj autori( edhe në këtë pikë e mendoj njëlloj) na fton ne prindërve të ngadalësojnë ritmin, të dëgjojnë fëmijët dhe veten tonë dhe të ndërtojnë një lidhje të thjeshtë, të natyrshme e të qëndrueshme.

Është ndoshta përsëritëse, por gjithsesi e domosdoshme të dëgjojmë nga përvoja e profesionistëve ndaj, dua sot ta mbyll këtë shënim me disa këshilla të thjeshta prindërimi.

Duket se përvoja e gjatë jetësore, por edhe studimet e shumta në këtë fushë, arrijnë në përfundimin se a jo që fëmijët kërkojnë nuk është perfeksioni, por një njeri u rritur qê i sheh, i dëgjon dhe i udhëheq me qetësi.Ka një fjalë që e rrezikon marrdhënien tonë me fëmijët: përsosmëria. Fëmijët kanë nevojë për prindër të vërtetë, që janë të pranishëm, që gabojnë e kërkojnë falje, jo për modele ideale. Nga ana tjetër as te fëmijët s’duhet ta kërkojmë përsosmërinë. Përpjekja për t’u bërë më të mirë është ajo që duhet vlerësuar.

Ne duam që fëmijët të na dëgjojnë, por sa i dëgjojmë ne ata? E pra veç dëgjimi me vëmendje mund ta ndërtojë marrdhënien tonë të besimit.

Në marrdhëniet me fëmijët na duhet të vendosim kufij. Të kritikojmë sjelljen, jo karakterin. Të mos flasim ashpër, ta tregojmë me shembull atë që mendojmë se është e drejtë. Ne nuk duhet të jemi shokët, por as diktatorët e fëmijëve tanë.

E di, u bënë shumë…por i/e dashur prind..më lejo të them edhe një të fundit për sot:

Bëj çmos të kujdesesh për veten. Edhe për hatër të fëmijës. Një prind emocionalisht i ekuilibruar rrit një fëmijë të ekuilibruar.

Tags: femijet

Nga Kategoria

Bota

VIDEO/ “Nën rrënoja, ishte hera e fundit që pashë nënën time”, 11-vjeçari nga Ukraina rrëqeth Parlamentin Evropian

11 Dhjetor, 2025
Kryesore

Në garë për kreun e SPAK, Xholi: Do çoj para luftën kundër krimit e korrupsionit! Prokurorët pre e sulmeve të padrejta

11 Dhjetor, 2025
Aktualitet

Rekord i ri! Emigrantët sollën 817 mln € në Shqipëri nga Janari në Shtator

11 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

VIDEO/ “Nën rrënoja, ishte hera e fundit që pashë nënën time”, 11-vjeçari nga Ukraina rrëqeth Parlamentin Evropian

11 Dhjetor, 2025

Direktori i Agjencisë së Drogave të BE-së, Alexis Goosdeel: ‘Sot, drogës i gjendet kudo’ – Pas 10 vitesh në detyrë, ai përmend zhvillimet dhe sfidat në tregun e drogës.

11 Dhjetor, 2025
Konkurrencë për drejtimin e SPAK: Xholi flet për rrëmbimin e dy biznesmenëve dhe kërkesën për të hequr mandatin e deputetëve: "I detyruan të hapnin varret dhe..."

Konkurrencë për drejtimin e SPAK: Xholi flet për rrëmbimin e dy biznesmenëve dhe kërkesën për të hequr mandatin e deputetëve: “I detyruan të hapnin varret dhe…”

11 Dhjetor, 2025
Shqipëria dhe Italia fillojnë bashkëpunimin për shërbimin neonatal: Standardet evropiane në kujdesin për nënat dhe fëmijët.

Shqipëria dhe Italia fillojnë bashkëpunimin për shërbimin neonatal: Standardet evropiane në kujdesin për nënat dhe fëmijët.

11 Dhjetor, 2025

Në garë për kreun e SPAK, Xholi: Do çoj para luftën kundër krimit e korrupsionit! Prokurorët pre e sulmeve të padrejta

11 Dhjetor, 2025

Një raport thotë se njerëzit në Mbretërinë e Bashkuar kalojnë gjysmën e jetës së tyre online në platformat e Meta dhe Google.

11 Dhjetor, 2025
Samiti në Bruksel, Meloni: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri hapin rrugën për në BE.

Samiti në Bruksel, Meloni: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri hapin rrugën për në BE.

11 Dhjetor, 2025
Dy sirianë të vrarë me thikë lokalizohen në Leposaviq

Dy sirianë gjenden të plagosur me thikë në Leposaviq, dyshohet tentativë vrasjeje

11 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.