Kreu i Monaco-s, Pocognoli, u shpreh se rikthimi i Paul Pogba-s në fushën e lojës është një lajm i mirë për futbollin francez. Ai tha të shtunën: “Jam i lumtur për të, edhe pse rrethanat nuk janë shumë të favorshme. Ai hyri në lojë në një moment të vështirë, me skuadrën tonë duke humbur 4-0 dhe me 10 lojtarë përballë 11. Ishte planifikuar që ai të niste sot, pavarësisht situatës, pasi kishte përgatitur gjithshka. Kjo do t’i bëjë mirë atij dhe skuadrës. Përveç humbjes sonë, kjo sjell energji pozitive për futbollin francez.”
Lamine Camara, bashkëlojtar i Pogba-s, e theksoi entuziazmin e të gjithëve: “Të gjithë jemi të lumtur, madje edhe tifozët e Rennes, të cilët nuk janë tifozë të Monaco-s. Shpresoj që ai të sjellë përvojën e tij te ne.” Për më tepër, Mahdi Camara nga Rennes u shpreh se rikthimi i Pogba-s është një ngjarje e madhështshme: “Të gjithë e dinë Paul Pogba-n, ai është një legjendë e futbollit francez. Eshtë fantastike ta shohim në një fushë të Ligue 1. E kemi vërejtur se si luan, dhe duket se ai është në një nivel të mirë. Si spektatorë, mezi presim ta shohim në nivelin e tij më të lartë.”
Ish-lojtari i Monaco-s, Embolo, që shënoi golin e tretë për Rennes, shprehu gjithashtu mbështetje për Pogba-n: “Ai e meriton këtë, është një lojtar i jashtëzakonshëm, një njeri i madh. Përsa i përket pranimit nga tifozët, duhen përgëzuar. Ai e meriton këtë, jam shumë i lumtur për të dhe shpresoj se do të sjellë gjëra të mira për skuadrën e tij.”
Rikthehet kështu një nga yjet e futbollit francez pas më shumë se dy vitesh mungesë, duke ngjallur shpresa dhe entuziazëm mes tifozëve dhe lojtarëve si në Monaco ashtu edhe në Rennes.










