• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 13 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Kongresmenia amerikane nën hetim për dyshimin se ka grabitur 5 milion dollarë nga fondet për emergjencat.

20 Nëntor, 2025
tek Aktualitet
Kongresmenia amerikane nën hetim për dyshimin se ka grabitur 5 milion dollarë nga fondet për emergjencat.
Share on FacebookShare on Twitter

Sheila Cherfilus-McCormick, një kongresiste e Florida-s, është akuzuar për vjedhjen e 5 milionë dollarëve nga fonde federale për katastrofat natyrore. Ajo, një demokrate 46-vjeçare, dyshohet se ka shfrytëzuar paratë e Agjencisë Federale për Menaxhimin e Emergjencave (FEMA) për fushatën e saj zgjedhore në vitin 2021. Aktualisht, ajo është nën hetim nga Komiteti i Etikës së Dhomës së Përfaqësuesve dhe përballet me mundësinë e përjashtimit nga Kongresi.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Prokurorja e Përgjithshme, Pam Bondi, e ka quajtur këtë veprim “një krim veçanërisht egoist dhe cinik”. Cherfilus-McCormick, e cila u zgjodh në Kongres në vitin 2022, e ka mohuar çdo veprim të paligjshëm dhe ka premtuar se do të pastronte emrin e saj nga akuzat që girdhim. Nëse shpallet fajtore, ajo rrezikon deri në 53 vite burg.

Sipas autoriteteve, mashtrimi dyshohet të ketë ndodhur përmes një kompanie shëndetësore, Trinity Healthcare Services, që ishte e drejtuar nga ajo dhe vëllai i saj, Edwin Cherfilus. Kompania kishte fituar një kontratë për regjistrimin e qytetarëve për vaksinat Covid, por në korrik 2021 mori një pagesë të tepërt prej 5 milionë dollarësh nga fondet federale. Cherfilus dhe vëllai i saj dyshohet se kanë tentuar të fshehin burimin e parave duke i kaluar ato përmes disa llogarive dhe duke i përdorur një pjesë të konsiderueshme për fushatën e saj kongresuale.

Lexo edhe:

Mentor Nazarko: Izraelin duhet ta kemi në krahun tonë, mos ua lemë armiqve se është i fortë

Studentët paralajmërojnë përshkallëzim të protestave: Nesër para Ministrisë së Arsimit

Prokurorët kanë deklaruar se Cherfilus-McCormick dhe një person tjetër i përmendur në aktakuzë kanë devijuar fondet nga kontrata e FEMA dhe i kanë dhuruar ato miqve dhe familjarëve, që më pas i kanë rikthyer si kontribute për fushatën. Prokurorja Bondi theksoi se “nuk ka njeri mbi ligjin,” duke u angazhuar për ndjekjen e drejtësisë.

Në një reagim, Cherfilus-McCormick e ka quajtur aktakuzën “të padrejtë dhe të pabazuar,” duke shprehur mirënjohje për mbështetje e saj nga distrikti dhe besimin se e vërteta do të dalë në pah. Një jurie federale në Miami ka miratuar aktakuzën të mërkurën, duke e vendosur çështjen në qendër të skenës politike dhe ligjore në Florida.

Nga Kategoria

Aktualitet

Mentor Nazarko: Izraelin duhet ta kemi në krahun tonë, mos ua lemë armiqve se është i fortë

12 Tetor, 2026
Aktualitet

Studentët paralajmërojnë përshkallëzim të protestave: Nesër para Ministrisë së Arsimit

12 Tetor, 2026
Aktualitet

Si e vodhën shtëpinë në elbasan grabitësit! Familjari: Ishin veshur si policë, pyetën a keni drogë

12 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Mentor Nazarko: Izraelin duhet ta kemi në krahun tonë, mos ua lemë armiqve se është i fortë

12 Tetor, 2026

Arbeloa mbron veten mes krizës së Fulhamit: “Kam luajtur dhe kam drejtuar skuadrën më të mirë në botë”

12 Tetor, 2026

Trump përdor marrëveshjen për naftën dizel si mjet për ta rikthyer Rusinë në negociata

12 Tetor, 2026

Rusia godet gjashtë objekte energjetike në Ukrainë, disa orë pas njoftimit të Trump për armëpushim

12 Tetor, 2026

Studentët paralajmërojnë përshkallëzim të protestave: Nesër para Ministrisë së Arsimit

12 Tetor, 2026

Gafa e Britanisë ndaj familjes siriane që kërkon azil: Merrni 3 mijë paund dhe shkoni në Shqipëri

12 Tetor, 2026

Cubarsí tregon çfarë duhet të përmirësojë Barça: “Duhet të pësojmë më pak gola”

12 Tetor, 2026

Si e vodhën shtëpinë në elbasan grabitësit! Familjari: Ishin veshur si policë, pyetën a keni drogë

12 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.