Lionel Messi vazhdon të mbetet i paprekshëm në sytë e shumë ndjekësve të Barcelonës, madje edhe të brezit të ri që nuk kan marrë shumë informacione për të përpara ikjes emocionale drejt Paris Saint-Germain në vitin 2021. Kjo lidhje sportive mes tij dhe klubit duket se nuk ka fund, përkundër faktit se tani ai luan mijëra kilometra larg në MLS me Inter Miami. Megjithatë, rrugët e tyre do të kryqëzohen përsëri.
Në një intervistë, Messi ka bërë të ditur se planet e tij për të ardhmen përfshijnë rikthimin në Barcelonë pas përfundimit të karrierës së tij si lojtar. Ai ka thënë: “Sigurisht, do të kthehem. Do të jem në stadium si çdo tifoz tjetër, duke ndjekur ekipin dhe duke qenë një mbështetës si gjithmonë.” Ai gjithashtu ka konfirmuar se për momentin do të qëndrojë në Miami për disa vite të tjera, por rikthimi në Barcelonë është një premtim i fortë për të. “Na mungon shumë, prandaj do të kthehemi atje,” ka shtuar ai.
Messi ndan një lidhje të thellë me Barcelonën, ku ka kaluar shumë vite, duke përjetuar momente të mira dhe sfida gjatë karrierës së tij. Ai ka komentuar mbi një video të tifozëve që e falënderonin për kontributin e tij në klub, duke thënë: “Të vërtetën është se kemi kaluar shumë së bashku, mirë dhe keq, që është normale në një karrierë të gjatë; jo gjithçka është e lehtë dhe ne kalojmë nëpër kohë të vështira.”
Ai shprehu dëshirën për të kaluar të gjithë karrierën e tij në Barcelonë, pa pasur nevojë të transferohej në ndonjë klub tjetër, duke theksuar se Barcelona është shtëpia e tij, vendi dhe njerëzit e tij. Pavarësisht se ndodhet tani në një tjetër kontinenti, përkushtimi dhe besnikëria e tij ndaj Barcelonës mbeten të pandryshuara, duke e bërë atë një legjendë të pakohshme për tifozët e klubit.











