Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka komentuar hapjen e grup-kapitullit të fundit të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, duke e konsideruar këtë ngjarje si një në ngjarjet më të rëndësishme që shënon përfundimin e një periudhe të gjatë reformash dhe përpjekjesh. Në një postim në rrjetet sociale, ajo theksoi se ky moment përfaqëson kulmin e një dekade të angazhimeve të guximshme për ndryshime të brendshme, të cilat kanë pasur si qëllim forcimin e institucioneve të demokracisë, zhvillimin ekonomik dhe social, si dhe përmirësimin e drejtësisë dhe mirëqenies për të gjithë qytetarët.
Spiropali e përshkroi mbylljen e këtij cikli si një hapje të re për Shqipërinë, ku vendi jo vetëm që do të vazhdojë përpara, por do të shkruajë një faqe të re në historinë europiane, duke u shndërruar nga një aspiratë në një realitet në zhvillim. Ajo nënvizoi se çdo kapitull të hapur në këtë proces, e afron Shqipërinë më pranë qëllimit të saj europian.
Ministrja shprehu besimin se vendi është i gatshëm për sfidat e ardhshme dhe punën që e pret për të përfunduar negociatat deri në vitin 2027. Duke e cilësuar procesin e integrimit europian si një përpjekje të pandërprerë, ajo theksoi se Shqipëria nuk ka ndërmend të ndalet derisa flamuri i saj të jetë përfaqësuar në tryezën e përbashkët europiane.
Për të, ky është një angazhim i vazhdueshëm për të siguruar një të ardhme më të mirë për Shqipërinë dhe popullin shqiptar, me shpresën dhe aspiratë të qarta për anëtarësimin në Bashkimin Europian, një hap i rëndësishëm jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit të Ballkanit. Spiropali përfundoi duke theksuar se Shqipëria do të vazhdojë pa u ndalur në rrugën drejt integrimit.










