• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 24 Qershor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Nënkryetari i KMSh-së – Ben Blushit: Interesimi i të rinjve për fenë nuk është boshllëk por pjekuri

15 Nëntor, 2025
tek Aktualitet, Analizë, Ekstra, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Taulant Bica:

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

𝐍𝐣𝐞̈ 𝐤𝐮𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐚𝐫𝐠𝐮𝐦𝐞𝐧𝐭 𝐧𝐝𝐚𝐣 𝐝𝐞𝐤𝐥𝐚𝐫𝐚𝐭𝐞̈𝐬 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐳.𝐁𝐞𝐧 𝐁𝐥𝐮𝐬𝐡𝐢 𝐢 𝐜𝐢𝐥𝐢 𝐩𝐫𝐞𝐭𝐞𝐧𝐝𝐨𝐧 𝐬𝐞 𝐚𝐟𝐫𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐭𝐞̈ 𝐫𝐢𝐧𝐣𝐯𝐞 𝐦𝐞 𝐟𝐞𝐧𝐞̈ 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐩𝐫𝐨𝐝𝐮𝐤𝐭 𝐢 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐯𝐚𝐤𝐮𝐦𝐢 𝐭𝐞̈ 𝐭𝐡𝐞𝐤𝐬𝐮𝐚𝐫 𝐢𝐝𝐞𝐧𝐭𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢.

Në diskursin publik shqiptar është artikuluar shpesh ideja se rritja e interesit të të rinjve për fenë lidhet ngushtë me varfërinë, pasigurinë ekonomike dhe boshllëqet identitare. Së fundëmi e ritheksoi edhe shkrimtari i mirënjohur z. Ben Blushi. Edhe pse ky shpjegim tingëllon bukur, ai mbetet i pjesshëm dhe reduktiv. Fenomeni i religjionit tek të rinjt është shumë më komplekse dhe nuk mund të shpjegohet vetëm si reagim ndaj krizave sociale.

Lexo edhe:

Ballkani Perëndimor nuk bën dot “paqe” me SHBA, Trump zgjat me një vit gjendjen e emergjencës kombëtare: Jeni shqetësim për sigurinë tonë (DOKUMENTI)

Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi takon kryeministri Rama: Qëndroi në anën e së vërtetës kur të tjerët zgjodhën heshtjen

Së pari, studimet sociologjike ndërkombëtare tregojnë se rikthimi i të rinjve drejt religjionit është fenomen global, i pranishëm edhe në shoqëritë ekonomikisht të qëndrueshme. Pew Research Center (2018) raporton se brezi i ri në SHBA, Europën Perëndimore dhe Azi tregon interes të shtuar për spiritualitetin, pavarësisht standardeve të larta të jetesës. Kjo e dobëson argumentin që afrimi me fenë vjen si pasojë e varfërisë dhe e “vakumit identitar”.

Në fakt, siç thekson edhe Emile Durkheim: ‘feja përmbush një funksion themelor shoqëror.’ Ajo krijon kohezion, kuptim dhe orientim moral. Ndërtimi i identitetit nuk është proces aq i thjeshtë sa të kufizohet vetëm në aspektin ekonomik. Ai është një proces kuptimor, etik dhe kulturor.

Në këtë kontekst, të rinjtë shqiptarë nuk po i drejtohen fesë si strehë e dëshpërimit, por si burim qëndrueshmërie morale dhe orientimi jetësor. Kjo shfaqet qartësisht edhe në praktikën fetare. Një i ri që ndjek rregullisht obligimet fetare, leximin e teksteve të shenjta apo jeton me moral, nuk është person i rraskapitur nga dështimi, por individ që ushtron vetë-disiplinë, qëllimshmëri dhe pjekuri morale.

Edhe brenda perspektivës Islame, ideja se besimi lind nga boshllëku bie ndesh me tekstet themelore. Kur’ani e përshkruan njeriun si qenie e krijuar me “fitrah”, me natyrën e brendshme që kërkon lidhjen me Zotin (Kur’an 30:30). Kjo tregon se prirja drejt besimit lind natyrshëm, jo si reagim ndaj diçkaje. Pra, të rinjtë që i drejtohen fesë nuk po kërkojnë “strehë nga realiteti”, por po kërkojnë kuptim dhe harmoni me vetveten, një kërkim që në fakt feja e konsideron pjesë të natyrës njerëzore.

Si përfundim, vlen të ritheksohet se rritja e interesit të të rinjve për fenë nuk mund të shpjegohet thjesht si dëshmi e dëshpërimit social apo boshllëkut identitar. Ajo është shenjë e një fenomeni shumë më të thellë, ku individi kërkon më shumë kuptim, integritet moral dhe marrëdhënie të qëndrueshme me botën dhe me veten.

Andaj, ky interesim nuk është boshllëk por pjekuri. Nuk është simptomë e dështimit të rinisë, por dëshmi se brezi i ri ende i beson vetes, vlerave dhe udhëzimit shpirtëror. Në një realitet ku pasiguritë rriten, feja nuk është arratisje por orientim.

Nga Kategoria

Bota

Ballkani Perëndimor nuk bën dot “paqe” me SHBA, Trump zgjat me një vit gjendjen e emergjencës kombëtare: Jeni shqetësim për sigurinë tonë (DOKUMENTI)

24 Qershor, 2026
Kosova

Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi takon kryeministri Rama: Qëndroi në anën e së vërtetës kur të tjerët zgjodhën heshtjen

24 Qershor, 2026
Kryesore

“Nuk erdhën për ta arrestuar, por për ta vrarë”, flet bashkëshortja e Ylli Zallës pas operacionit të RENEA-s: Kush kërkon t’ia mbyllë gojën dhe të fshehë të vërtetën e Rinasit?

24 Qershor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Ballkani Perëndimor nuk bën dot “paqe” me SHBA, Trump zgjat me një vit gjendjen e emergjencës kombëtare: Jeni shqetësim për sigurinë tonë (DOKUMENTI)

24 Qershor, 2026

Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi takon kryeministri Rama: Qëndroi në anën e së vërtetës kur të tjerët zgjodhën heshtjen

24 Qershor, 2026

“Nuk erdhën për ta arrestuar, por për ta vrarë”, flet bashkëshortja e Ylli Zallës pas operacionit të RENEA-s: Kush kërkon t’ia mbyllë gojën dhe të fshehë të vërtetën e Rinasit?

24 Qershor, 2026

“Mos u merr me llafe grash”, plas sherri në seancë mes Kryemadhit dhe Metës, ish-deputetja: Nuk e duroj dot më, dhe babai im të çohet nga varri

24 Qershor, 2026

“Janë bërë problem”, Rama kritika kryebashkiakëve: Lënë detyrën dhe vijnë në Tiranë! Kjo duhet të marrë fund

24 Qershor, 2026

“Nuk jam vrasës, mbrojta veten”, lihet në burg 25-vjeçari që goditi për vdekje fqinjin në Durrës: Më vjen keq…

24 Qershor, 2026

“Fije plastike merimangash”, Rama prezanton planin për sistemimin e kabllove nëntokë: Qëndrojnë aty si një shenjë e harresës edhe e mungesës së vëmendjes

24 Qershor, 2026

Senati amerikan voton për ndalimin e luftës me Iranin pa autorizimin e Kongresit

24 Qershor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.