• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 14 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

219 milionë lekë “në erë”! Banorët e Gurit të Bardhë pa ujë

14 Nëntor, 2025
tek Aktualitet, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Banorët e fshatit Guri i Bardhë, në njësinë administrative Xibër të Bashkisë Klos, prej muajsh janë pa ujë të pijshëm, pavarësisht se një vit më parë përfundoi ndërtimi i rrjetit të ri të ujësjellësit.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sipas banorëve, prej muajit maj e deri më sot, nga rubinetat e shtëpive të tyre nuk del asnjë pikë ujë. Ata thonë se, para ndërtimit të ujësjellësit të ri, furnizoheshin normalisht me ujë falë një investimi privat që kishin bërë vetë, por pas ndërhyrjes së re publike, situata është përkeqësuar.

“Këtë ujësjellës e ndërtuan para një viti e gjysmë, por ne si banorë nuk ishim dakord sepse kishim bërë investimet tona. Sot pusetat janë lënë në mënyrë të çrregullt, shkarkimet dalin në rrugë dhe shumë familje me kontratë nuk kanë ujë. Vjen një ditë e s’vjen për një javë,” – shprehet kryeplaku i fshatit.

Lexo edhe:

Goditet rrjeti shqiptar i drogës në Itali, sekuestrohen 340 kg kanabis dhe serat teknologjike

Lëndimi i gazetarëve gjatë protestës, reagon drejtuesja e AMA: Policia t’i kushtojë vëmendje sigurisë së tyre

Edhe banorët e tjerë ndajnë të njëjtin shqetësim.

“Kam bërë kontratë, por ujë nuk kam. Marr në telefon kryeplakun dhe më thotë se s’ka as vetë. Shkarkuesin ma kanë vendosur në rrugë dhe matësin larg shtëpisë. Deputetët vijnë, premtojnë, por asgjë nuk ndryshon,” – thotë një banor tjetër.

Sipas dokumenteve zyrtare, ndërtimi i ujësjellësit ka nisur në prill të vitit 2023, me një vlerë 219 milionë lekë me TVSH, me afat punimesh 12 muaj dhe garanci 2-vjeçare.

Administratori i firmës ndërtuese, Demir Boriçi, tha për Fiks Fare se mungesa e ujit lidhet me ndërhyrjet në linjë dhe përdorimin e ujit për vaditje: “Problemi nisi nga 5 maji, kur filluan vaditjet. Linja është projektuar për 7–8 litra në sekondë, por sasia nuk mjafton. Janë bërë ndërhyrje në ajrus-shkarkues dhe kjo ka sjellë ndërprerje. Ka pasur dëmtime të çelësave që ne i kemi zëvendësuar disa herë. Punimet i kemi dorëzuar dhe jemi brenda garancisë, ndaj ndërhyjmë sa herë ka nevojë.”

Ndërkohë, përgjegjësi teknik i UK Bulqizë, Ajet Braho, konfirmon se ujësjellësi është në garanci dhe në fazë menaxhimi:

“Ka probleme sepse është një rrjet i hapur me shumë puseta dhe depo. Duhet më shumë staf në terren, sepse disa persona ndërhyjnë dhe hapin valvulat. Kemi marrë masa për t’i siguruar.”

Nga ana tjetër, përgjegjësi i linjave të ujësjellësit në UK Dibër, Sami Bruçi, deklaron se është konstatuar një lidhje e paligjshme në linjën kryesore, e cila pengon furnizimin me ujë:

“Do të ndërhyjmë që të garantojmë furnizimin e rregullt për të gjithë banorët.”

Në fund, banorët shpresojnë që pas ndërhyrjes së institucioneve, fshati i tyre të ketë më në fund ujë të pijshëm.

“Faleminderit Fiks Fare, shpresojmë që këtë herë problemi i ujit të zgjidhet përfundimisht,” – tha kryeplaku i fshatit.

Nga Kategoria

Bota

Goditet rrjeti shqiptar i drogës në Itali, sekuestrohen 340 kg kanabis dhe serat teknologjike

13 Tetor, 2026
Aktualitet

Lëndimi i gazetarëve gjatë protestës, reagon drejtuesja e AMA: Policia t’i kushtojë vëmendje sigurisë së tyre

13 Tetor, 2026
Aktualitet

Bardhi: Te Spitali i Traumës nuk ka asnjë polic të shtruar, vetëm qytetarë

13 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Inter katastrofë në “San Siro”, Tresoldi shënon tripletë dhe Club Brugge triumfon 4-3

14 Tetor, 2026

Barcelona përmbys Galatasarayn në Stamboll, magjia e Lamine Yamal ndez triumfin 4-1

14 Tetor, 2026

Viking trondit Bayern Munich, bavarezët ndalen në Norvegji pas një spektakli me gjashtë gola

13 Tetor, 2026

Goditet rrjeti shqiptar i drogës në Itali, sekuestrohen 340 kg kanabis dhe serat teknologjike

13 Tetor, 2026

Lëndimi i gazetarëve gjatë protestës, reagon drejtuesja e AMA: Policia t’i kushtojë vëmendje sigurisë së tyre

13 Tetor, 2026

Demonstratat e dhunshme në Paris, mijëra studentë dalin në protesta në të gjithë Francën

13 Tetor, 2026

Bardhi: Te Spitali i Traumës nuk ka asnjë polic të shtruar, vetëm qytetarë

13 Tetor, 2026

Demo reagon sërish për protestën: Ligji duhet të zbatohet njësoj për këdo

13 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.