• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 9 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Rama: Nëse vëllai im është trafikant, nuk do të jem më kryeministër

5 Dhjetor, 2024
tek Aktualitet, Kryesore, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sot në distancë kërkesës së Gazment Bardhit, kreut të Grupit Parlamentar Demokrat, për të dhënë llogari lidhur me paratë që shteti shqiptar duhet të paguajë biznesmenit italian, Françesko Becchetti. Rama theksoi se do të përballet me Bardhin vetëm pasi të përfundojnë hetimet e SPAK për akuzat e tij ndaj vëllait të tij, Olsi Ramës, i cili pretendohet të jetë i përfshirë në aktivitete kriminale.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

“Unë do të shkoj në çdo interpelancë me Gazmend Bardhin, por vetëm pasi të dalë përfundimi i hetimeve të SPAK për trafikantin e drogës që ai ka zbuluar në familjen time. Nëse vëllai im, Olsi Rama, del trafikant, nuk do të jem më jo vetëm kryeministër, por as një person publik”, tha Rama. Ai shtoi se ka muaj që pret të zbardhen hetimet nga SPAK dhe se nuk do të përballet me Bardhin para se të dalin rezultatet.

Në lidhje me pagesën e mundshme për Becchettin, Rama tha se nuk ka asnjë dokument shtetëror që të provojë se shteti shqiptar ka paguar ndonjë shumicë për të. Ai i quajti shpifje akuzat që opozita ka ngritur dhe theksoi se deri tani Becchettin nuk ka marrë asnjë lek nga shteti shqiptar.

Lexo edhe:

Kërkesat për Avokatin e Popullit, PS propozon 6 emra në seancë. PD: Kemi tërhequr mbështetje, kandidatët nuk kanë besimin tonë.

Vrasja e Martin Canit, Gjykata e Tiranës dënon me 16 vite burg autorin 

Rama e cilësoi Becchettin një “kriminel të dënuar” dhe paralajmëroi se kjo betejë nuk ka mbaruar përfundimisht, duke shtuar se Shqipëria është angazhuar për të dokumentuar manipulimet e tij me arbitrazhin ndërkombëtar.

Në fund, Rama bëri thirrje që në vitin 2025, populli shqiptar të vendosë se kush do të qeverisë dhe kush do të mbetet në opozitë, duke theksuar se pas hetimeve të SPAK, ai është i gatshëm të përballet në çdo interpelancë me Bardhin.

Mesazhi i plote

Më thonë që Gazmend Bardhi më paskërka kërkuar sot urgjent në Kuvend për “100 e kusur milionë Eurot”, se sipas tij i paskërka marrë nga shteti shqiptar ai krimineli italian, të cilin partia e B-ve e ka një nga komerdaret e vjetra, që e nxjerr si rregull përpara se sa të mbytet nga dallga popullore në zgjedhjet e radhës!

Këto “100 e ca milionët” ua treguan me të madhe shqiptarëve, si të marra e të futura në xhep prej italianit në fjalë edhe në 2021-shin, edhe në 2023-shin! Madje prodhuan edhe ca fletushka bakalli, që ua vinin njerëzve në xhamat e makinave, ku bënin thirrje për të votuar kundër meje dhe Partisë Socialiste për inat të “100 e ca milionë Eurove” të humbura për shkakun tim. Dihet se si votuan njerëzit, që qyshse i çuan në opozitë me 1 milionë shpulla dhe i lanë thuajse pa asnjë bashki së fundmi, nuk e kanë ngrënë asnjëherë për djathë sapunin e B-ve të mëdha e të vogla të Partisë Demokratike.

Po pyetja sot është:

A janë vallë kaq injorantë këta sherrxhinj e gënjeshtarë pa din e as iman, sa të mos e dinë që kur nga ky shtet dalin lekë, për çdo detyrim për diçka apo ndaj dikujt, ka dokumenta shtetërorë ku shkruhet shlyerja e detyrimit apo janë vallë kaq të poshtër, sa megjithëse e dinë që në këtë rast nuk ekziston asnjë dokument i tillë, vazhdojnë me avazin e kësaj shpifjeje të vjetër, për të ngritur akuza dhe helmuar popullin për zgjedhjet e reja?! Nuk e di, me shumë gjasë janë të dyja bashkë.

Fakti që s’e luan topi është, se deri në këtë çast që flasim, ai kriminel i dënuar 17 vjet nga gjykata për tërë të zezat, nuk ka marrë akoma asnjë kokërr leku nga shteti shqiptar dhe nuk ka asnjë dokument shtetëror që të provojë të kundërtën! Madje ai ka hyrë tanimë në ca hesape të reja e të vështira shumë me shtetin shqiptar, që e ka denoncuar në prokuroritë e në gjykatat e disa shteteve, për korruptim flagrant të gjykatës së arbitrazhit, ku korrupsioni dhe manipulimi i procesit kundër Shqipërisë është provuar me letra, me zëra e me figura kriminelësh ndërkombëtarë me këmishë dhe kravatë!

Tani këta katranë me bojë dinë vetëm të shpifin, pastaj shpifjen ta përhapin në kanalet e ujrave të tyre të zeza mediatike dhe pastaj të kërkojnë komisione hetimore e intepelanca, për të kërkuar llogari nga ne për shpifjet e tyre! Mirëpo kjo lojë nuk ecën dot fare me ne dhe gjykata e llogarive tona e të tyre do të na dëgjojë e do të na japë hakun në pranverë, kur populli shqiptar, brenda po edhe jashtë kufijve këtë herë, do të vendosë se kush duhet të qeverisë dhe kush duhet të rrijë në opozitë e me kismet, të mësojë se si mund të qeverisë në të ardhmen.

Megjithatë, unë do t’i shkoj në çdo interpelancë Gazmend Bardhit, por vetëm pasi të ketë dalë përfundimi i hetimeve të SPAK-ut për trafikantin e drogës,  që ai ka zbuluar në familjen time dhe vetëm nëse Olsi Rama nuk del siç pretendon ky zotëria që vetëm zotëri nuk është. Sepse nëse im vëlla del trafikant nuk do të kem si të shkoj, përkundrazi, nuk do të jem më jo vetëm as kryeministër, po as person publik hiçfare. Por pa u zgjidhur e zbardhur plotësisht nga drejtësia kjo çështje, unë nuk kam sy e faqe të përballem me zbuluesin që pretendon me zë shumë të lartë, se ka hedhur dritë jo vetëm mbi aktivitetin kriminal të vëllait tim, po edhe mbi përfshirjen time kriminale në fshehjen e “personit të paidentifikuar, 45 vjeç, me kapele”, i cili sipas Gazmendit na qenka Olsi Rama dhe unë, duke abuzuar me detyrën dhe madje shpërblyer dy prokurorët e dosjes së laboratorit të drogës në Xibrakë, ia paskam fshehur drejtësisë.

Kam muaj e muaj që pres të vërtetën nga SPAK-u, ku Gazmend Bardhi shkon shpesh për të luftuar korrupsionin e  kriminelët e qeverisë sime dhe nuk do lodhem së prituri, përpara se sa të bëj njërën nga të dyja. O të tërhiqem nga politika përgjithnjë, o të paraqitem në interpelancat e Gazmendit dhe pastaj shohim e bëjmë si vete kjo mesele më tutje, në sy të shqiptarëve e në rrugën e mëtejshme të drejtësisë, ku o do gjykohet im vëlla, o do gjykohet Gazmend Bardhi!

Tags: akuzaedi ramagazmend bardhiolsi rama

Nga Kategoria

Kërkesat për Avokatin e Popullit, PS propozon 6 emra në seancë. PD: Kemi tërhequr mbështetje, kandidatët nuk kanë besimin tonë.
Aktualitet

Kërkesat për Avokatin e Popullit, PS propozon 6 emra në seancë. PD: Kemi tërhequr mbështetje, kandidatët nuk kanë besimin tonë.

9 Dhjetor, 2025
Aktualitet

Vrasja e Martin Canit, Gjykata e Tiranës dënon me 16 vite burg autorin 

9 Dhjetor, 2025
Aktualitet

Veliaj në burg prej 10 muajsh, Ajola Xoxa shtatzënë! Zbulohen detajet

9 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Kërkesat për Avokatin e Popullit, PS propozon 6 emra në seancë. PD: Kemi tërhequr mbështetje, kandidatët nuk kanë besimin tonë.

Kërkesat për Avokatin e Popullit, PS propozon 6 emra në seancë. PD: Kemi tërhequr mbështetje, kandidatët nuk kanë besimin tonë.

9 Dhjetor, 2025

Temperatura ekstreme: Si nxehtësia në rritje po dëmton zhvillimin e fëmijëve të vegjël Kërkuesit paralajmërojnë se periudhat e nxehtësisë ekstreme të shkaktuara nga ndryshimet klimatike mund të shkaktojnë vonesa në zhvillimin e hershëm të fëmijëve.

9 Dhjetor, 2025

Vrasja e Martin Canit, Gjykata e Tiranës dënon me 16 vite burg autorin 

9 Dhjetor, 2025

Veliaj në burg prej 10 muajsh, Ajola Xoxa shtatzënë! Zbulohen detajet

9 Dhjetor, 2025
Arbitra shqiptarë do të drejtojnë ndeshje në Ligën e Evropës dhe atë të Konferencës në futbollin europian.

Arbitra shqiptarë do të drejtojnë ndeshje në Ligën e Evropës dhe atë të Konferencës në futbollin europian.

9 Dhjetor, 2025

Kongresi rrit presionin mbi videon e sulmit me anije duke kërcënuar buxhetin e Hegseth.

9 Dhjetor, 2025

“Hapet toka”, gropë masive në mes të rrugës gjatë punimeve në Indonezi (VIDEO)

9 Dhjetor, 2025

A është kreu i ri i Qeverisë Çeke, Babiš, një Orbán 2.0? Është më e komplikuar se kaq

9 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.